Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 9

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ai si thirri për-anë dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha atyne fuqi e pushtet mbi gjithë djemënit, edhe me shëndoshunë sëmunda.
2 Edhe i dërgoi me predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe me shëndoshunë sëmunëtë.
3 Edhe u tha atyne: Mos barni gja mb’udhë, as shqepë, as straicë, as bukë, as argjand, as ka dy parë petka keni.
4 Edhe mb’ atë shtëpi qi hyni, mbetni atie, edhe delni andej.
5 Edhe sa vetë qi mos u presinë juve, kur delni prei ati qyteti, shkundni edhe pluhëninë prei kambëvet tueja, për deshmi kundrë atyneve.
6 Edhe ata si duelnë, shkojshinë katundevet, tue dhanë zanin’ e mirë, edhe tue shëndoshunë mbë çdo vend.
7 Edhe Herodi katrurdhësi ndëgjoi gjith’ ato qi baheshinë prei ati, edhe mërekullohei, sepse disa thoshinë, se Gjionni ashtë ngjallunë prei vdekunish;
8 edhe disa thoshinë, se Elia ashtë dukunë; edhe disa tierë, se nji prei profetënish motshim ashtë ngjallunë.
9 Edhe Herodi tha: Gjionnit un’ i preva kryetë, por kyi cilli ashtë, qi unë ndëgjoj për ate këtilla punë? Edhe kërkonte me e pamë.
10 Edhe apostujtë si u këthyenë, i diftuenë gjithë sa banë. Edhe ai i muer me vetëhe, e u tërhoq veç-anë ndë nji vend shkretë nji qyteti qi quhetë Bethsaida.
11 Edhe gjindëja kur e muernë vesht, e muernë mbrapa; edhe ai si i priti, u fliste atyne për mbëretënin’ e Perëndisë, edhe shëndoshte ata qi kishinë nevojë për me u shëndoshunë.
12 Edhe dita filloi me u thyem, edhe dy-mbë-dhetët’ erthnë për-anë, e i thonë: Lisho gjindëjenë, qi shkojnë rreth katundevet e aravet me ndenjunë, edhe me gjetunë haena, sepse këtu jemi ndë vend shkretë.
13 Por ai u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Edhe ata thanë: Ndër ne s’gjindenë ma tepërë se pesë bukë, edhe dy peshq; veç ndë vofshimë na me blemë ngrana për gjithë këte popull.
14 Sepse ishin’ afërë pesë mijë burra. Edhe ai u tha dishepujvet vet: Veni ata me ndenjunë tuba tuba ka pesë-dhetë.
15 Edhe ata banë kështu, edhe i vunë me ndenjunë gjithë.
16 Edhe ai si muer pesë bukët’ edhe dy peshqitë, çoi sytë mbë qiell, edhe i bekoi, e i theu, e ua dha dishepujvet me i vumë përpara gjindëjesë.
17 Edhe gjithë hangrën, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet dy-mbë-dhetë kosha.
18 Edhe ai kur ishte tue u falunë veç-anë, dishepujt ishinë bashkë me ate, edhe i pyeti, tue thanë: Cilli thonë gjindëja se jam unë?
19 Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Gjionn pagëzori; edhe tierë: Elia; edhe tierë, se ashtë ngjallunë nji prei profetënish motshim.
20 Edhe ai u tha atyne: Po ju cilli thoni se jam unë? Edhe Pietri u përgjeq, e tha: Krishti i Perëndisë.
21 Edhe ai qirtoi ata, e i porositi mos me i thanë kurkuit këte,
22 tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me pësuem shumë, edhe s’ka me u pëlqyem prei pleqsh e prei krye-priftënish e prei shkruisish, edhe ka me u vramë, edhe tretënë ditë ka me u ngjallunë.
23 Mbasandai u thoshte gjithëve: Kush detë me ardhunë mbrapa mejet, le mohojë vetëvetëhenë, edhe le ngrejë kryqin’ e vet përditë, edhe le marri mbrapa.
24 Sepse ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e vdierrë; edhe kush vdierri jetën’ e vet për punë meje, kyi ka me e shpëtuem.
25 Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut ndë fitoftë gjithë botënë, e vdierri vetëvetëhenë, a ta damojë?
26 Sepse ai qi ketë turp për mue edhe për fjalët’ e mia, edhe i bir’ i nieriut ka me pasunë turp për këte, kur vijë ndë laft vet e Atit e engjujvet shenjtënueshim,
27 Edhe po u thom juve për vërtet, se - Janë disa prei kësish qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë ngjysh sa shofinë mbëretënin’ e Perëndisë.
28 Edhe mbas këtyne fjalësh shkuen’ afërë tetë ditt, edhe ai muer Pietrin’ edhe Gjionnin’ edhe Iakobin’, edhe hypi ndë mal për me u falunë.
29 Edhe ai kur po falei, u ndërrue dukunit’ e faqes’ ati, edhe petkat’ e ati ishinë bardha, e shkrepëtijshinë.
30 Edhe qe dy burra te po flitshinë bashkë me ate, cillët’ ishinë Moiseu edhe Elia.
31 Ata u duknë me laft, e thoshinë për vdekën’ e ati qi kishte me mbushunë ndë Ierusalem.
32 Por Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me atë, ishinë randuem prei gjumit; edhe kur u çuenë, panë laftin’ e ati, edhe ata dy burratë qi ishinë ndenjunë bashkë me ate.
33 Edhe ata kur po daheshinë prei ati, Pietri i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë me qenunë na këtu, edhe le bajmë tri tenda: nji për tyi, edhe nji për Moisenë, edhe nji për Elinë, pa ditunë se qish thotë.
34 Edhe ai tue thanë këto, erdhi nji re, edhe i hijesoi; edhe ata u frikuenë, kur hynë ndë ret.
35 Edhe erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashuni: ati ndëgjoni.
36 Edhe mbassi erdhi zani, Iesui u gjind vetëmë. Edhe ata s’pëzaitnë, edhe kurkuit s’i dhanë za nd’ato ditt për as ndonji gja për ato qi panë.
37 Edhe mbë nesërmet, si sdripnë ata prei malit, shumë gjindëje i duel përpara.
38 Edhe qe nji nieri prei gjindëjesë, te bërtiti, tue thanë: Mieshtër, lutem, ço sytë mbi t’em bir, sepse e kam vetëmë.
39 Edhe qe tek e kap fryma, edhe bërtet befas; edhe e shqyen me shkumë, edhe memzi tërhiqetë prei ati, mbassi e dërrmon.
40 Edhe u luta dishepujvet tu për me e nxierrë, por nukë muftnë.
41 Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, ngjysh kurë kam me qenunë me ju, edhe kam me u duruem juve? Bier këtu t’yt-bir.
42 Edhe ai kur po vinte për-anë, dialli e hodhi, edhe e shqeu. Edhe Iesui qirtoi frymën’ e ndytë, edhe shëndoshi çuninë, edhe ia dha prap atit.
43 Edhe gjithë mërekulloheshinë për madhënin’ e Perëndisë. Edhe kur mërekulloheshinë gjithë për gjith’ ato qi bani Iesui, u tha dishepujvet vet:
44 Ju veni ndër vesht tuei këto fjalë, sepse i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer nierëzëvet.
45 Por ata s’e merrshinë vesht këte fjalë, edhe ishte mbuluem prei atyneve, për mos me e marrë vesht; edhe kishinë frikë me e pyetunë për këte fjalë.
46 Mbasandai hyni nji mendim ndër ata, pale cilli prei asish ashtë ma i math.
47 Edhe Iesui kur pa mendimin’ e zemërës’ atyneve, kapi për dore nji çun, edhe e qindroi për-anë vetëhesë,
48 edhe u tha atyne: Ai qi presi këte çun mb’emënit t’em ka pritunë mue; edhe ai qi presi mue, ka pritun’ ate qi dërgoi, sepse ai qi ashtë ma i vogëlë ndër gjithë ju, kyi ka me qenun’ i math.
49 Edhe Gjionni u përgjeq, e tha: Mieshtër, pam nji nieri qi nxier djemënitë mb’emënit tand; edhe e ndalëm, sepse nukë vien mbrapa bashkë me ne.
50 Edhe Iesui i tha: Mos e ndalni, sepse ai qi s’ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne.
51 Edhe kur po mbusheshinë ditt për me u marrë nalt ndë qiell, atëherë ai shtiu synin’ e vet për me votunë ndë Ierusalem.
52 Edhe dërgoi za-dhanësa përpara vetëhesë; edhe ata votnë, e hynë ndë nji katund Samaritanëvet, për me bamë gati vend për ate.
53 Por nuk’ e pritnë, sepse e kishte syninë për me votunë ndë Ierusalem.
54 Edhe Iakobi e Gjionni dishepujt’ e ati kur panë, thanë: Zot, a do themi me sdripunë ziarrm prei qiellit, edhe me i rrenuem, sikurse bani edhe Elia?
55 Por ai u këthye, e i qirtoi, edhe tha: Nukë dini prei çfarë fryme jeni ju?
56 Sepse i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me vdierrë shpirtëna nierëzish, por me shpëtuem. Edhe votnë mbë nji tietër katund.
57 Edhe ata kur po vijnë, nji nieri i tha mb’udhë: Zot, kam me marrë mbrapa kudo veç.
58 Edhe Iesui i tha: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit ndenjuna; por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë.
59 Edhe i tha nji tietrit: Merr-më mbrapa. Edhe ai i tha: Zot, lenmë përpara shkoj me vorruem tem atë.
60 Por Iesui i tha: Leni vdekunitë me vorruem vdekunit’ e vet, por ti shko edhe nep za për mbëretënin’ e Perëndisë.
61 Por edhe nji tietër nieri tha: Zot, kam me ardhunë mbrapa tejet; por lenmë përpara shkoj me u lanë shëndet atyneve qi janë ndë shtëpit t’eme.
62 Por Iesui i tha: Kush ve dorën’ e vet mbë parmende, edhe këthehet e ve ore mbrapa, nuk’ asht’ i vëjefshim për mbëretënin’ e Perëndisë.