Luke 13
1 Edhe nd’atë kohë ishin’ atie përpara disa vetë tue diftuem ati për Galileanët, se Pilati u përzieu atyne gjakunë bashkë me kurbanet e atyneve.
2 Edhe Iesui u përgjegj, e u tha atyne: Kujtoni se këta Galileanët’ ishinë ma fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuenë të tilla punë?
3 Jo, po u thom juve, por ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu keni me u vdierrë.
4 Apor ata të tetë-mbë-dhetëtë, qi ra pyrgu mbi ata ndë Siloam, edhe i vrau, kujtoni se këta ishinë fajtorë ma tepërë se gjithë nierëzitë qi rrinë ndë Ierusalemë?
5 Jo, po u thom juve, por ndë mos u pendofshi të gjithë kështu keni me u vdierrë.
6 Edhe thoshte këte parabullë: Nji nieri kishte mbiellë nji dru fiku ndë vesht të vet; edhe erdhi me marrë pemë prei asai, por nukë gjeti.
7 Edhe i tha veshtorit: Qe te vij tre viet me marrë prei kësai drusë fikut, edhe nukë gjej: preje; përse të zajë vendinë kot?
8 Por ai u përgjeq, e i tha: Zot, lene edhe këte vit, ngjysh sa të rëmihi rreth asai, e të shtie plehe;
9 edhe ndë baftë pemë mirë, por ndë mos baftë, vitinë qi vien ke me e premë.
10 Edhe ai ishte tue mësuem për të shëtunë mbë nji synagogë;
11 edhe qe tek ishte nji grue qi kishte frymë sëmundjeje tetë-mbë-dhetë viet, edhe ishte kurrusunë, e s’mundei kreit me u ngritunë përpietë.
12 Edhe Iesui kur pa ate, e thirri afër’ edhe i tha: Grue, je lishuem prei sëmundëjesë s’ate.
13 Edhe vini duertë mbi ate; edhe ajo përnjiherë u dreitue, edhe lavdoi Perëndinë.
14 Por i pari synagogës’ u përgjeq me zemërim, sepse Iesui shëndoshi për të shëtunë, e i tha gjindëjesë: Janë gjashtë ditt qi duhetë me punuem ndër ato; ndër këto pra vini e shëndoshuni e jo për ditë të shëtunë.
15 Zoti iu përgjeq pra, e i tha: Hipokrit, gjithë-se-cilli jush të shëtunënë nukë sgjith kan’ e vet, a gomarin’ e vet prei grashtit, edhe e shpie, t’i api ujë?
16 Edhe këjo qi ashtë bij’ e Abrahamit, të cillënë qe tek e pat lidhunë Satanai tetë-mbë-dhetë viet, nukë duhei me u sgjidhunë prei ati të lidhuni për ditë të shëtunë?
17 Edhe ai kur thoshte këto, gjith’ ata qi i dilshinë kundrë u turpënuenë; edhe gjithë gjindëja gëzohei për gjithë punët’ e lavdueshime qi baheshinë prei ati.
18 Edhe ai thoshte: Me ke përgjan mbëretënia e Perëndisë?
19 Edhe me ke ta përgjaj? Përgjan me nji koqe senapi, të cillën’ e muer nji nieri, edhe e hodhi ndë kopësht të vet: edhe u rrit e u ba dru e madhe, edhe shpendët e qiellit erthnë e ndejtnë ndë degat t’asai.
20 Edhe për-së-ri tha: Me ke ta përgjaj mbëretënin’ e Perëndisë?
21 Përgjan me brumë, të cillën’ e muer nji grue, edhe e mpshefi ndë tre matësa mielli, ngjysh sa u ba brumë gjithë.
22 Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër katunde tue mësuem, edhe tue bamë udhë për Ierusalemë.
23 Edhe nji nieri i tha: Zot, vallë të pakë jan’ ata qi shpëtohenë? Edhe ai u tha atyne:
24 Mundohi me hymë ndëpër derë të ngushtë, sepse shumë vetë, po u thom juve, do të kërkojnë me hymë, edhe s’kanë me muftunë.
25 Mbassi të ngrihet’ i zoti i shtëpisë, e të mbylli derënë, atëherë do të filloni me ndenjunë jashtë, edhe me trokulluem derësë, tue thanë: Zot, zot, çilna; edhe ai ka me u përgjegjun’ e me u thanë juve: Nuk’ e dij juve prei kah jeni.
26 Atëherë do të filloni me thanë: Hangrëm e pim përpara tejet, edhe mësove ndëpër rrugat t’ona.
27 Por ai ka me thanë: Po u thom juve, nuk’ e dij juve prei kah jeni; largohi prei mejet, gjithë ju punëtorët’ e paudhënisë.
28 Atie ka me qenunë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet, kur të shifni Abrahamin’ edhe Isaakun’ edhe Iakobin’ edhe gjithë profetënatë ndë mbëretënit të Perëndisë, edhe juve nxierrë jashtë.
29 Edhe do të vinë prei së lemes’ e prei së perënduemësë diellit, edhe prei anësë borës’ e prei anësë shiut, edhe do të ulenë të rrinë ndë mbëretënit të Perëndisë.
30 Edhe qe te janë të mbrapëm, qi kanë me qenunë të parë, edhe janë të parë, qi kanë me qenunë të mbrapëm.
31 Mb’atë ditë erthnë disa Farisei, tue i thanë: Del, e ik prei këndyj, sepse Herodi do me të vramë.
32 Edhe ai u tha atyne: Shkoni, e i thoni kësai dhelpëne - Qe te nxier djemëna, edhe shëndosh sot edhe nesër, edhe të tretënë ditë mbarohem.
33 Por më duhetë me votunë sot edhe nesër edhe mbas-nesër, sepse nukë mundetë me u prishunë profet jashtë Ierusalemit.
34 Ierusalem, Ierusalem, qi vret profetënatë, edhe rref me gur ata qi dërgohenë te ti, sa herë desha me mbëledhunë dielmt’ e tu, porsi pula zoqt’ e vet ndënë fletët, edhe nukë deshët!
35 Qe shtëpia juei te po u lihet’ e shkretë. Edhe për të vërtet po u thom juve, se s’keni me më pamë ngjysh sa të vijë koha, kur të thoni: I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënë të Zotit.