Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ai kur po falei ndë nji vend, si pushoi, nji prei dishepujvet ati i tha: Zot, mësona me u falunë, sikurse edhe Gjionni mësoi dishepujt’ e vet.
2 Edhe ai u tha atyne: Kur faleni, thoni: - Ati ynë qi je ndë qillt, u shenjtënoft’ emëni yt, arthtë mbëretënia jote, u baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
3 Bukënë t’onë përditshimen, epna neve përditë.
4 Edhe falna fajetë t’ona, sepse edhe na ia falimë kuido qi na ban faj; edhe mos na shtier ndë ngasëje, por shpëtona prei keqit.
5 Mbasandai u tha atyne: Cilli prei jush do ketë nji mik, edhe do vejë tek ai ndë mies-natë, e t’i thotë: Mik, huaj tri bukë;
6 sepse erdhi nji miku em prei udhësë tek unë, edhe s’kam qish me i vumë përpara?
7 Edhe ai do përgjegjetë përmbrenda, e t’i thotë: Mos nep mundim, sepse dera ashtë mbyllunë tashti, edhe çunat’ e mi kanë ranë ndë shtrat bashkë me mue; s’mundem ngrihem e t’ap.
8 Po u thom juve: Edhe ndë mos u ngrittë me i dhanë, sepse ashtë miku i vet, por për paturpshimen’ e ati ka me u ngritun’ e me i dhanë sa t’i duhenë.
9 Edhe unë po u thom juve: Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni, edhe do gjeni; trokulloni, edhe do t’u çiletë juve.
10 Sepse kushdo qi lypën, merr; edhe kushdo qi kërkon, gjen; edhe ati qi trokullon, do t’i çiletë.
11 Edhe cilli prei jush asht’ atë, edhe ndë i lyptë bukë i biri, mos ka me i dhanë gur? Apor ndë i lypte peshk, mos ka me i dhanë gjarpën ndë vend peshkut?
12 Apor ndë i lypte ve, mos ka me i dhanë hakrep?
13 Kur ju pra, qi jeni këqij, dini me u dhanë dielmvet tuei dhana mira, sa ma tepër’ Ati qi ashtë prei qielli ka me u dhanë Shpirtinë Shenjt atyneve qi t’i lypinë?
14 Edhe ishte tue nxierrë nji diall, edhe ai ishte shurth. Edhe dialli kur duel, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekullue.
15 Por disa prei atyneve thanë, se nxier djemënitë me anë Beelzebulit, parit djemënavet.
16 Edhe disa tierë, tue ngam’ ate, kërkojshinë prei ati shenjë prei qielli.
17 Por ai si muer vesht mendimet’ e atyneve, u tha atyne: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe nji shtëpi ndë u daftë kundrë shtëpisë, rrenohetë.
18 Edhe Satanai pra ndë qoftë se u da kundrë vetëvetëhesë, si ka me qindruem mbëretënia e ati? Sepse thoni, se unë nxier djemënitë me anë Beelzebulit.
19 Por unë ndë nxier djemënitë me anë Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenunë gjyqtarëtë tuei.
20 Por ndë nxier unë djemënitë me gishtin’ e Perëndisë, vallë mbëretënia e Perëndisë e mbërrini mbë ju?
21 I forti armatisunë kur ruen avllin’ e vet, gjithë gjaja e ati ashtë ndë paqtim,
22 por kur vijë ma i forti se ai, e ta mundi, merr gjith’ armët’ e ati qi shpërente mb’ato, edhe dan plaçkat’ e ati.
23 Ai qi s’ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë mejet; edhe ai qi s’mbëleth bashkë me mue, shpërndan.
24 Frym’ e ndytë kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende thata pa ujë, edhe kërkon prajtunë; edhe kur mos gjejë, thotë: Le këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola;
25 edhe kur vien, e gjen mpshimë e stolisunë.
26 Atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë fryma tiera ma këqia se vetëhenë; edhe hyjn’ e rrin’ atie; edhe mbrapmet’ e ati nieriu bahenë ma këqia se paratë.
27 Edhe ai kur thoshte këto, nji grue ngriti za prei gjindëjes’, e i tha: Lum ai bark qi ka bartunë, edhe ato gjij qi ke thithunë.
28 Por ai tha: Lum ma fort ata qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e ruejnë.
29 Edhe gjindëja kur po mbëlidhei, filloi me thanë: Kyi bres asht’ i keq; kërkon shenjë, edhe shenjë s’ka me iu dhanë, për-veç shenjit profetit Iona.
30 Sepse sikurse Ionai u ba shenjë mbë Ninevitët, kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenunë mbë këte bres.
31 Mbëretënesha e mies-ditësë ka me u ngritunë ndë ditë gjyqit bashkë me nierëzit e këti brezi, edhe ka me i gjukuem për keq, sepse erdhi prei anësë mbaruemesë dheut me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Solomoni.
32 Burrat’ e Ninevisë kanë me u ngjallunë ndë ditë gjyqit bashkë me këte bres, edhe kanë me e gjukuem për keq, sepse u penduenë për predikimin’ e Ionait; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Ionai.
33 Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, s’e ve ndë vend mpshefëtë, as ndënë hu drithit, por mbi kandilier, për me pamë dritën’ ata qi hyjnë mbrenda.
34 Kandil’ i korpit ashtë syni: syni yt pra kur jet’ i qirutë, edhe gjithë korpi yt asht’ i ndritshim; por kur jet’ i keq, edhe korpi yt asht’ i errëtë.
35 Ve ore pra drita qi ashtë te ti, mos jet’ errësinë.
36 Ndë qoftë pra gjithë korpi yt i ndritshim, pa pasunë ndonji anë t’errëtë, ka me qenun’ i ndritshim gjithë, porsi kandili kur ndrit me ndriçiminë.
37 Edhe si foli këto, nji Farise i lutei me ardhunë për drekë tek ai; edhe ai hyni e ndejti ndë mësallë.
38 Edhe Fariseu kur pa se nukë lau ma përpara duertë para drekësë, u mërekullue.
39 Edhe Zoti i tha: Tashti ju Fariseitë qironi përjashtëmenë’ e potirit e kupësë; por e përmbrendëshimeja juei ashtë plot me rrëmbesë e me keqe.
40 marrë, ai qi bani përjashtëmenë, a nukë bani edhe përmbrendëshimenë?
41 Veçe nepni limoshënë gjanë tuei; edhe qe gjitha te janë qiruta te ju.
42 Por mjertë ju Fariseitë! Sepse epni dhetën’ e mendrës’ e piganit e gjithë barishtavet, edhe lini mbë-nj-anë gjyqin’ edhe dashunin’ e Perëndisë. Këto duhei bajshitë, edhe ato mos i lishitë.
43 Mjertë ju Fariseitë! Sepse doni vendin’ e parë ndëpër synagogat, edhe përshëndetunatë ndëpër tregjet.
44 Mjertë ju Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Se jeni porsi ato vorretë qi s’dukenë, edhe nierëzitë qi ecinë përsipër nukë dinë.
45 Edhe nji prei ligjëtarëvet u përgjeq, e i tha: Mieshtër, tue thanë këto punë shan edhe neve.
46 Edhe ai tha: Mjertë ju ligjëtarëtë për-së-ri! Sepse ngarkoni nierëzitë me barrë randa qi s’barenë, edhe ju nuk’ i përkitni barrëtë me majën’ e gishtënavet tuei.
47 Mjertë ju! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe atënitë tuei i vranë.
48 Vallë bani deshmi edhe pëlqeni punët’ e atënavet tuei, sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni vorret e atyneve.
49 Përandai edhe ditunia e Perëndisë tha: Kam me dërguem tek ata profetëna edhe apostuj, edhe disa prei asish kanë me i vramë edhe kanë me i përzanë,
50 qi kërkohetë prei këti brezi gjaku i gjithë profetënavet qi ashtë derdhunë çë kur se ashtë ngrefunë bota;
51 çë prei gjakut Abelit, ngjysh mbë gjak Zaharisë qi u vra ndërmiet therores’ edhe tempullit; për vërtet po u thom juve, ka për me u kërkuem prei këti brezi.
52 Mjertë ju ligjëtarëtë! Sepse ngritët çelsin’ e mendiesë; ju nukë hytë, por ndalët edhe ata qi hyjnë.
53 Edhe ai kur u thoshte atyne këto, Shkruisit’ edhe Fariseitë filluenë me e nxemë tepërë, edhe me e shtrënguem qi flasi për shumë punë,
54 sepse kishinë ngrefunë lak për ate, edhe kërkojshinë me rrëmbyem ndonji fjalë prei gojës’ ati, qi ta përflasinë.