1Juda shërbëtor’ i Iesu Krishtit, edhe vëllai i Iakobit, te të thërritunit të shenjtënueshimitë prei Perëndisë Atit, edhe rueitunë prei Iesu Krishtit:
2ndëjesë e paqtim e dashuni u shumoftë mbë ju.
3Të dashunë, mbassi nxitova tepërë me shkruem juve për shpëtimin’ e rëndomshim, pata nevojë me u shkruem juve, e me u lutunë të luftoni për ate besënë qi u dha njiherë mbë shenjtënit.
4Sepse hynë pshefazë disa nierës, qi ishinë shkruem përpara çë moti ndë këte dënim, nierës të pabesë, qi këthejënë hirin’ e Perëndisë t’onë mbë ndynësi, edhe mohojënë të vetëminë zotëni Perëndinë, edhe Zotinë t’anë Iesu Krishtinë.
5Edhe due me ua prumë ndër mend, ndonëse ju e ditët këte njiherë, se Zoti si shpëtoi popullin prei dheut Egjyptit, mbasandai hupi ata qi nukë besuenë;
6edhe ata engjujtë qi nukë rueitnë urdhënin’ e vet, por lanë vendin’ e vet, i ka rueitunë mbyllunë nd’errësinët me vargje të pasosunë, për gjyqin’ e ditësë madhe;
7porsi Sodoma e Gomorra, edhe ato qytetetë rreth atyneve, qi u dhanë ndë kurvëni kështu porsi ato, e votnë mbrapa tietër mishi, janë vumë përpara për shëmbëllëtyrë, tue u munduem me ziarrm të pasosunë.
8Por kështu edhe këta tue pamë andërra, ndyejënë mishinë, e bajënë për asgja pushtetinë, neminë ofiqetë.
9Edhe Mihaili i par’ i engjujvet kur hahei tue luftuem me diallinë për korpin’ e Moiseut, s’kucoi me prumë kundrë ati ndonji gjykim të nemuni, por tha: Të qartoftë Zoti.
10Edhe këta neminë sa punë qi nuk’ i dinë, edhe sa punë të natyrësë qi i dinë, porsi shtasë pa mend, vdirenë ndër ato.
11Mier ata, sepse ecënë mb’udhë të Kainit, edhe u lishuenë me vrap mbas gënjimit Balaamit për me marrë pagë, edhe hupnë ndë kundrë-fjalët të Koreut.
12Këta janë palavi ndë gosti të dashunisë tuei, kur hanë gosti me ju pa frikë, e ushqejënë vetëvetëhenë; re pa ujë qi bihenë tutie e tërhu prei erash; dru vieshte pa pemë, dy herë vdekunë, shkulunë prei rrajash;
13valë deti të egra, qi shkumëzojënë turpëniat’ e veta; ujë qi bihen’ andej e këndej, për të cillat’ ashtë rueitunë errësin’ e zezë për gjithë jetënë.
14Edhe për këta profetizoi edhe Enohu i shtatti vetë mbas Adamit, tue thanë: “Qe tek erdhi Zoti me dhetë mijë shenjtënash vet,
15qi të bajë gjyq mbi të gjithë, edhe të qartojë gjithë të pabesëtë ndërmiet atyneve për gjithë vepërat’ e pabesënis’ atyne, qi punuenë pa besë, edhe për gjith’ ato fjalët e ashpëra qi folnë kundrë ati fajtorët’ e pa-besë”.
16- Këta jan’ asish qi murmurojën’ e qjahenë, tue ecunë mbas dëshërimesh vet; edhe goja e atyneve flet fjalë tepërë të trasha, edhe mërekullohenë për disa vetë për me pasunë dobi prei atyneve.
17Por ju, o të dashunë, kuitoni fjalëtë qi u folnë përpara prei apostujvet Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
18se u thoshinë juve, se: “Ndë kohë të mbrapëme do të jenë përqeshësa, qi do t’ ecinë mbas dëshërimesh pabesëniavet veta”.
19Këta jan’ ata qi dajënë vetëvetëhenë, porsi shtasë qi s’kanë shpirt.
20Por ju, o të dashunë, tue ngrefunë vetëhenë tuei përmbi fort të shenjtënueshimenë besë, e tue u falunë ndë Shpirt Shenjt,
21rueni vetëhenë tuei ndë dashuni të Perëndisë, tue pritunë përdëllimin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, për jetë të pasosëme.
22Edhe disa i përdëlleni, tue bamë të sgjedhunë;
23edhe disa të tierë i shpëtoni me frikë, tue i rrëmbyem ata prei ziarrmit, e tue pasunë mëni edhe ate petëkunë qi ashtë shgryem prei mishit.
24Edhe mb’ate qi mundetë me u rueitunë të pafaj, e me u qindruem përpara laftit vet faqe-bardhë me gëzim,
25mbë të vetëminë të ditshiminë Perëndi edhe Shëlbuesinë t’anë, qoftë laft edhe madhëni, urdhën’ edhe pushtet, edhe tashi edhe mbë gjithë jetët. Amen.