Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

John 9

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe tue shkuem, pa nji nieri verbëtë çë prei lemesë.
2 Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Rabbi, cilli fëjeu kyi, apor përint’ e ati, qi lejë i vërbëtë?
3 Iesui u përgjeq: As kyi s’fëjeu, as përint’ e ati, por qi diftohenë punët’ e Perëndisë tek ai.
4 Unë duhetë me punuem punët’ e ati qi dërgoi, qysh sa jetë ditë; vien nata, atëherë s’mundetë me punuem askushi.
5 Sa jemi ndë botët, jam drit’ e botësë.
6 Mbassi tha këto, pështyni për dhe, edhe bani baltë prei pështymësë, edhe leu syt’ e verbëtit me baltënë,
7 edhe i tha: Shko, e lahu ndë banjë Siloamit (qi ajo këtheym, do me thanë: Dërguem). Vote pra, e u la, edhe erdhi tue pamë.
8 Fëqijtë pra, edhe ata qi e shifinë përpara se ishte i verbëtë, thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi rrinte e lypte?
9 tierë thoshinë, se kyi ashtë; edhe tierë, se i shëmbëllen, por ai thoshte, se - Unë jam.
10 I thoshinë pra: Si t’u çelnë sytë?
11 Ai u përgjeq e tha: Nji nieri qi thohetë Iesu bani baltë, edhe leu sytë, edhe tha - Shko ndë banjë Siloamit, edhe lahu. Edhe si voita e u lashë, çela sytë.
12 I thanë pra: Ku asht’ ai? Thotë: Nukë dij.
13 Bijenë te Fariseit’ ate qi ishte njiherë i verbëtë.
14 Edhe ishte e shëtunë kur bani baltënë Iesui, edhe i çeli sytë.
15 Për-së-ri pra e pyetnë edhe Fariseitë, si çeli sytë. Edhe ai u tha atyne: Vuni baltë mbi syt’ e mi, edhe u lashë, edhe shof.
16 Disa prei Fariseish thoshinë pra: Kyi nieri nuk’ ashtë prei Perëndisë, sepse nukë ruen shëtunënë. tierë thoshinë: Si mundetë me bamë këso mërekulliash nji nieri fajtuer? Edhe ishte shqierrë ndërmiet atyneve.
17 I thonë prap verbëtit: Qish thue ti për ate, sepse çeli sytë? Edhe ai tha, se ashtë profet.
18 Iudeitë pra nuk’ i zunë besë, se ishte i verbëtë, edhe çeli sytë, qysh sa thërritnë përint’ e ati qi iu çelnë sytë.
19 Edhe i pyetnë, tue thanë: Kyi ashtë biri juei, qi ju thoni se ai ka lem’ i verbëtë? Si shef pra tashti?
20 Përint’ e ati u përgjeqnë atyne e thanë: E dimë se kyi ashtë biri ynë, edhe se ka lem’ i verbëtë, por si shef tashti, nukë dimë;
21 a cilli i çeli sytë, na nukë dimë; ai ka moshë; pyetni ate, ai ka me folunë për vetëvetëhenë.
22 Këto thanë përint’ e ati, sepse drojshinë prei Iudeish, se Iudeit’ ishinë bamë tashti me nji fjalë, se ai qi ta rrëfejë për Krisht, jetë jashtë synagogësë.
23 Përandai përint’ e ati thanë, se ka moshë; pyetni ate.
24 Thirrnë pra për dyti ate nierinë qi qe i verbëtë, edhe i thanë: Ep-i laft Perëndisë; na e dimë se kyi nieri ashtë fajtuer.
25 Ai u përgjeq pra, e tha: Ndë qoftë fajtuer, nukë dij, por nji punë dij, se qesh i verbët’, edhe tashti shof.
26 Edhe i thanë prap: Qish bani? Si çeli sytë?
27 U përgjeq atyne: Tashti u thashë juve, edhe nukë ndëgjuetë; ç’doni me ndëgjuem prap? Mos doni me u bam’ edhe ju dishepujt’ e ati?
28 E përqeshnë pra, edhe thanë: Ti je dishepull’ i ati; por na jemi dishepujt’ e Moiseut.
29 Na e dimë se Perëndia foli me Moisenë, por këte nuk’ e dimë prei kah ashtë.
30 Nieriu u përgjeq, e u tha atyne: Këjo ashtë pun’ e mërekullueshime, se ju s’e dini prei kah ashtë, edhe ai çeli sytë.
31 Edhe e dimë se Perëndia nuk’ u ndëgjon fajtorëvet, por ndë qoftë kushi me pasunë frikë Perëndinë, edhe me bamë dashunimin’ e ati, këti i ndëgjon.
32 Qysh mbë këte jetë nuk’ ashtë ndëgjuem, se çeli kushi syt’ e ati qi ka lem’ i vërbëtë.
33 Ndë mos ishte kyi prei Perëndisë, nukë mundei me bamë asgja.
34 U përgjeqnë e i thanë: Ti ke lemë gjithë ndër faje, edhe ti na mëson? Edhe e nxuernë jashtë.
35 Iesui ndëgjoi se e nxuernë jashtë; edhe si e gjeti, i tha: I beson ti Birit Perëndisë?
36 Ai u përgjeq e tha: Cilli asht’ ai, Zot, qi t’i besoj.
37 Edhe Iesui i tha: Edhe e ke pamë, edhe asht’ ai qi flet bashkë me tyi.
38 Edhe ai tha: Besoj, o Zot; edhe e adhuroi.
39 Mbasandai Iesui tha: Unë kam ardhunë ndë këte botë për gjyq, qi shofin’ ata qi nukë shofinë, edhe bahenë verbët’ ata qi shofinë.
40 Edhe sa ishinë prei Fariseish bashkë me ate ndëgjuenë këto, edhe i thanë: Mos jemi edhe na verbëtë?
41 Iesui u tha atyne: Ndë ishitë verbëtë, s’do kishitë faj, por tashti thoni, se - Shofimë; faji juei pra mbet.