Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 7

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe Iesui mbaskëndai ecëte ndë Galile, sepse s’donte me ecunë ndë Iude, sepse Iudeit’ e kërkojshinë me e vramë.
2 Edhe ishte afër festa e Iudevet, tendë-ngrefia.
3 vëllazënit’ e ati pra i thanë: Sdryp prei këndyj, edhe shko ndë Iude, qi shofin’ edhe dishepujt’ e tu punët’ e tua qi ban.
4 Sepse askushi nukë ban gja pshefas, edhe kërkon shpërfaqet’ ai vetë; ndë bafsh këto, shpërfaq vetëvetëhenë ndë botët.
5 Sepse as ata vëllazanit’ e ati s’i besojshinë.
6 Iesui pra u thot’ atyne: Koha eme edhe s’ka ardhunë, por koha juei ashtë përherë gati.
7 S’mundetë bota me u pasunë mëni juve; por mue ka mëni, sepse unë deshmoj për ate, se punët’ e asai janë këqia.
8 Ju shkoni ndë këte festë; por un’ edhe nukë shkoj ndë këte festë; sepse koha eme edhe s’ashtë mbushunë.
9 Edhe si u tha atyne këto, mbeti ndë Galile.
10 Edhe si votnë vëllazënit’ e ati, atëherë vote edhe ai ndë festët, jo mballafaqe, por sikurse pshefas.
11 Iudeitë pra e kërkojshinë ndë festët, edhe thoshinë: Ku asht’ ai?
12 Edhe ishte shumë murmurim ndër gjindëjet për ate; disa thoshinë, se asht’ i mirë, e tierë thoshinë: Jo; por gënjen popullinë.
13 Por askushi nukë fliste ndë sy për ate, prei frikësë Iudevet.
14 Edhe tashti kur ishte për gjymësë festa, Iesui hypi ndë tempull, edhe mësonte.
15 Edhe Iudeitë mërekulloheshinë, tue thanë: Si di kyi shkronja, pa qenunë mësuem?
16 Iesui u përgjeq atyne e tha: Mësimi em nuk’ asht’ emi, por i ati qi ka dërguem.
17 Ndë dashtë kushi me bamë dashunimin’ e ati, ka me e ngjoftunë prei mësimit, cilla prei dyjash prei Perëndisë ashtë, a por unë flas prei vetëhesë s’eme.
18 Ai qi flet prei vetëvetëhesë, kërkon laftin’ e vet, por ai qi kërkon laftin’ e ati qi ka dërguem ate, kyi asht’ i vërtetë, edhe nuk’ ashtë shtrembëni nd’ate.
19 A nuk’ u dha ligjënë juve Moiseu? Edhe as ndonji prei jush nukë ban ligjënë; përse kërkoni me vramë?
20 Gjindëja u përgjeq e tha: Ke diallinë, cilli kërkon me vramë?
21 Iesui u përgjeq e u tha atyne: Nji punë bana, edhe gjithë mërekulloheni.
22 Përandai Moiseu u ka dhanë juve rreth-presienë (jo se ashtë prei Moiseut, por prei atënish), edhe për ditë shëtunë rreth-pritni nierinë.
23 Ndë u rreth-preftë nieri shëtunënë, qi mos prishetë ligja e Moiseut; mbë mue zemëroheni, sepse bana shëndoshë gjithë nierinë shëtunënë?
24 Mos gjukoni për faqe, por gjukoni gjyqin’ e dreitë.
25 Disa pra prei Ierusalemitësh thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi kërkojnë me e vramë?
26 Por qe te po flet ndër sy, edhe s’i thon’ asgja. Druese mos e ngjoftnë për vërtet parëtë, se kyi ashtë për vërtet Krishti?
27 Por këte e dimë prei kah ashtë, por kur vien Krishti, askushi s’e ngjef prei kah ashtë.
28 Iesui pra thërriti tue mësuem ndë tempull, edhe tha: Edhe mue dini, edhe prei kah jam dini; edhe s’kam ardhunë prei vetiut, por asht’ i vërtetë ai qi ka dërguem, cillinë ju nuk’ e dini,
29 por un’ e dij, sepse jam prei ati, edhe ai dërgoi.
30 Kërkojshinë pra me e zanë, por askushi s’vuni dorënë mbi ate, sepse edhe s’i kishte ardhun ora.
31 Edhe shumë vetë prei gjindëjes’ i besuenë, edhe thoshinë, se: Kur vijë Krishti, mos ka me bamë ma shumë mërekullia se këto qi bani kyi?
32 Fariseitë ndëgjuenë gjindëjenë se po murmurojshinë për këto fjalë; edhe Fariseit’ e Krye-priftënitë dërguenë shërbëtorëtë për me e zanë.
33 Iesui pra u tha atyne: Edhe pak mot jam bashkë me ju, edhe vete tek ai qi ka dërguem.
34 Keni me kërkuem, e s’keni me gjetunë; edhe atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë,
35 Iudeitë pra thanë me vetëvetëhenë: Ku ka me votunë kyi, qi na s’kemi me e gjetunë? Mos ka me votunë ndërmiet atyneve qi janë shpërndamë ndëpër Grekët, e me mësuem Grekëtë?
36 Qish ashtë këjo fjalë qi tha: Keni me kërkuem, e s’keni me gjetunë; edhe: Atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë?
37 Edhe mbrapmenë ditën’ e festësë madhe Iesui ndejti, e thërriti tue thanë: Ndë i artht’ et ndokuit, le vijë tek unë, e le pijë.
38 Ai qi beson, sikurse tha shkronja, lumëna uji gjallë kanë me rriedhë prei barkut ati.
39 (Edhe këte e tha për Shpirtinë Shenjt, qi kishinë me marrë ata qi t’i besojshinë, se edhe s’ishte dhanë Shpirti Shenjt, sepse Iesui edhe s’ishte lavduem.)
40 Shumë vetë pra prei gjindëjesë kur ndëgjuenë këte fjalë, thoshinë: Kyi ashtë për vërtet profeti.
41 tierë thoshinë: Kyi ashtë Krishti. Por tierë thoshinë: Mos vien Krishti prei Galilesë?
42 Nukë tha shkronja, se Krishti vien prei farësë Davidit, edhe prei krye-katundit Bethleemit, andej kah ishte Davidi?
43 U ba pra nji shqerrë ndërmiet gjindëjesë për ate.
44 Edhe disa prei atyneve dojshinë me e zanë; por askushi nukë vuni duertë mbi ate.
45 Erthnë pra shërbërorëtë te Krye-priftënit e te Fariseit, edhe ata u than’ atyne: Përse s’e prutë?
46 Shërbëtorët’ u përgjeqnë: Askurrë ndonjiherë s’ka folunë nieri kështu, porsi kyi nieri.
47 Fariseitë pra u përgjeqnë atyne: Mos u gënjyet’ edhe ju?
48 Mos i ka besuem ndonji prei parëvet, a prei Farisevet?
49 Por këjo gjindëja, qi s’ngjef ligjënë, janë mallëkuem.
50 Nikodemi u thot’ atyne (ai qi pat ardhunë natënë tek ai, i cilli ishte nji prei atyneve):
51 Mos gjukon nierinë ligja jonë, ndë mos ndëgjoftë ma përpara prei ati, e marri vesht qish ban?
52 U përgjeqnë e i thanë: Mos je edhe ti prei Galilesë? Vështro, e shif, se profet prei Galilesë nuk ashtë ngritunë.
53 Edhe gjithë-se-cilli vote ndë shtëpit vet.