Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Zoti pra si e muer vesht se Fariseitë ndëgjuenë, se Iesui ban edhe pagëzon ma tepërë dishepuj se Gjionni,
2 (ndonëse Iesui vetë nukë pagëzonte, por dishepujt’ e ati),
3 la Iudenë, edhe vote prap ndë Galile.
4 Edhe duhei me shkuem ndëpër Samarinë.
5 Vien pra ndë nji qytet Samarisë qi thohetë Sihar, afër’ asai arësë qi ia dha Iakobit Iosefit birit vet.
6 Edhe atie ishte pusi i Iakobit. Iesui pra mbassi ishte lodhunë prei udhësë, kështu ndejti mbi pust; edhe ora ishte afër gjashtë.
7 Vien nji grue kah Samaria me nxierrë ujë. Iesui i thot’ asai: nep me pimë.
8 (Sepse dishepujt’ e ati kishinë votunë ndë qytet, për me blemë ushqime).
9 Grueja Samaritaneja i thotë pra: Qysh ti, tue qenunë Iude, lypën me pimë prei mejet qi jam nji grue Samaritane. - Sepse Iudeitë s’apin’ e s’marrinë me Samaritanët.
10 Iesui u përgjeq e i tha asai: Ndë qoftë se dije dhunëtin’ e Perëndisë, edhe cilli asht’ ai qi thotë - nep me pimë, - ti kishie me lypunë prei ati, edhe kishte me dhan’ ujë gjallë.
11 Grueja i thotë: Zot, as kovë s’ke, edhe pusi asht’ i thellë; prei kah e ke ti pra ujët e gjallë?
12 Mos je ti ma i math se ati ynë Iakobi, i cilli na ka dhanë këte pus, edhe ai vetë pinte prei këti, edhe bijt’ e ati, edhe bagëtit’ e ati?
13 Iesui u përgjeq e i tha asai: Gjithë-kush pi prei këti ujit, ka me i ardhun’ et prap,
14 por ai qi pi prei ujit qi kam me i dhan’ unë, s’ka me i ardhun’ et për gjithë jetënë, por ai ujë qi kam me i dhan’ unë, ka me iu bamë krue qi rrieth ndë jetë pasosëme.
15 Grueja i thotë: Zot, nep këte ujë, qi mos vijë et, as mos vij këtu me nxierrë ujë.
16 Iesui i thot’ asai: Shko, e thirr burrinë tand, edhe eja këtu.
17 Grueja u përgjeq e tha: Nukë kam burr. Iesui i thot asai: Mirë the, se - Nukë kam burr,
18 - sepse pate pesë burra; edhe ate qi ke tashti, nuk’ asht’ burri yt; këte e fole me vërtet.
19 Grueja i thotë: Zot, po shof se ti je profet.
20 Atënitë t’anë adhuruenë mbë këte mal; e ju thoni se vendi, qi duhetë me adhuruem, ashtë ndë Ierusalem.
21 Iesui i thot’ asai: Grue, besomë, se vien ora qi s’keni me adhuruem Atin’ as mbë këte mal, as ndë Ierusalem.
22 Ju adhuroni ate qi nukë dini; na adhurojm’ ate qi dimë, se shpëtimi ashtë prei Iudevet.
23 Por vien ora, edhe tashti ashtë, kur adhurëtorët’ e vërtetë kanë me adhuruem Atinë me frymë e me vërtetëni, sepse edhe Ati kësish kërkon me e adhuruem.
24 Perëndia ashtë frymë, edhe ata qi e adhurojnë, duhetë me e adhuruem me frymë e me vërtetëni.
25 Grueja i thotë: E dij se vien Messia, qi thohetë Krisht; ai kur vijë, ka me na dhanë za për gjitha.
26 Iesui i thot’asai: Unë jam ai qi flas.
27 Edhe mbi këto fjalë erthnë dishepujt’ e ati, edhe u mërekulluenë, se po fliste me grue, por askushi s’tha: Qish kërkon? A qish flet me ate?
28 Grueja pra la shtambën’ e vet, edhe vote ndë qytet, edhe u thotë nierëzevet:
29 Ejani, e shifni nji nieri, qi tha gjithë sa kam bamë; mos ashtë kyi Krishti?
30 Duelnë pra prei qytetit, edhe erthnë tek ai.
31 Edhe ndërmiet këtyne fjalëve dishepujt’ i luteshinë, tue thanë: Rabbi, ha.
32 Por ai u tha atyne: Unë kam ha nji ngranë, qi ju nuk’ e dini,
33 Dishepujtë pra i thoshinë njiani tietrit: Mos i pruni kushi me ngranë?
34 Iesui u thot’ atyne: ngranëtë t’em ashtë me bamë dashunimin’ e ati qi ka dërguem, edhe me mbaruem punët’ e ati.
35 Nukë thoni ju, se jan’ edhe katër muej, edhe vien korrëtë? Qe te po u thom juve: Ngreni përpietë sytë tuei, edhe shifni aratë, se janë bardha për me u korrë tashti.
36 Edhe ai qi korr merr pagë, edhe mbëleth pemë për jetën’ e pasosëme, qi gëzohetë bashkë edhe ai qi mbiell, edhe ai qi korr.
37 Sepse për këte fjalë del e vërtetë, se tietër asht’ ai qi mbiell, edhe tietër asht ai qi korr.
38 Un’ u dërgova juve me korrë atë qi s’jeni munduem; tierë u munduenë, edhe ju hytë ndë mundiet t’atyneve.
39 Edhe prei ati qyteti shumë vetë kah Samaritanët’ i besuenë për fjalën’ e gruesë qi deshmoi, se: tha gjithë sa kam bamë.
40 Samaritanëtë pra si erthnë tek ai, i luteshinë me mbetunë për-an’ atyneve; edhe mbeti atie dy ditt.
41 Edhe shumë ma tepërë besuenë për fjalën’ e ati,
42 edhe i thoshinë gruesë, se: Nukë besojmë ma për fjalënë tande, sepse na e ndëgjuem, edhe e ngjoftëm se kyi ashtë për vërtet Krishti, Shëlbuesi i botësë.
43 Edhe mbas dy ditsh duel prei andej, edhe vote ndë Galile.
44 Sepse ai Iesui deshmoi, se as ndonji profet s’ka nder ndë dhe vet.
45 Kur erdhi pra ndë Galile, Galileanët’ e pritnë, mbassi kishinë pamë gjithë sa bani ndë Ierusalem për ditë feste, sepse edhe ata kishin’ ardhunë për ditë feste.
46 Iesui pra erdhi prap ndë Kana Galilesë, atie ku bani ujëtë venë. Edhe ishte nji nieri mbëretënie qi kishte sëmunë birinë ndë Kapernaum.
47 Kyi kur ndëgjoi se Iesui erdhi prei Iudesë ndë Galile, vote tek ai, edhe i lutei me srdypun’ e me shëndoshunë birin’ e ati, sepse kishte për me vdekunë.
48 Iesui pra i tha: Ndë mos pafshi shenje e mërekullia, s’keni me besuem.
49 Nieriu i mbëretënisë i thotë: Zot, sdryp para se vdesi çuni em
50 Iesui i thotë: Shko, se yt bir rron. Edhe nieriu i besoi fjalësë qi i tha Iesui, edhe iku.
51 Edhe ai kur po sdrypte tashti, shërbëtorët’ e ati hasnë me ate, edhe i dhanë za, tue thanë, se: Diali yt rron.
52 I pyeti pra me marrë vesht mbë ç’orë u ba ma mirë. Edhe i thanë, se die mbë shtatë orë e lan’ ethetë.
53 I ati pra e muer vesht, se mb’ate orë qi i tha Iesui, se: Yt bir rron, - edhe besoi ai, edhe gjithë shtëpia e ati.
54 Këte mërekulli dytë bani për-së-ri Iesui, si erdhi prei Iudesë ndë Galile.