Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe tretënë ditë u ba darsmë ndë Kana Galilesë; edhe e ama e Iesuit ishte atie.
2 Edhe u thërrit ndë darsmë edhe Iesui edhe dishepujt’ e ati.
3 Edhe si mëngoi vena, e ama e Iesuit i thotë: Nukë kanë venë.
4 Iesui i thot’ asai: Qish ke ti me mue, o grue? Edhe s’ka ardhun’ ora eme.
5 E ama e ati u thotë shërbëtorëvet: Bani qish t’u thotë juve.
6 Edhe atie ishinë gjashtë shtamba gurta vumë për pastrim mbas mëndyrësë Iudevet, qi nxijshinë ka dy, a tri matie.
7 Iesui u thot’ atyne: Mbushni shtambatë me ujë. Edhe ata i mbushnë përbuzë.
8 Mbasandai u thot’ atyne: Nxirni tashti, edhe bini parit mësallësë. Edhe ata i prunë.
9 Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë,
10 edhe i thotë: Çdo nieri ma përpara nxier venën’ e mirë; edhe si dehenë, atëherë nxier keqenë, por ti ke rueitunë venën’ e mirë qysh tashti.
11 Këte filluemit’ e mërekulliavet Iesui e bani ndë Kana Galilesë, edhe diftoi laftin’ e vet; edhe dishepujt’ e ati i besuenë.
12 Mbasandai sdrypi ndë Kapernaum, ai edhe e ama e ati edhe vëllazënit’ e ati, edhe dishepujt’ e ati; edhe mbetnë atie pak ditt.
13 Edhe pashka e Iudevet ishte ngjat; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
14 Edhe gjeti ndë tempull ata qi shitshinë qe e dhen e pullumba, edhe truvezarëtë tue ndenjunë.
15 Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë.
16 Edhe u tha atyneve qi shitshinë pullumbatë: Ngreni këto këndyj; mos bani shtëpin’ e t’im et shtëpi tregjetie.
17 Atëherë u ra ndë mend dishepujvet ati se ashtë shkruem: “Zelli për shtëpinë tande hangër”.
18 Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Ç’shenjë na difton, qi ban këto?
19 Iesui u përgjeq e u tha atyne: Prishni këte tempull, edhe për tri ditt do ta ngre.
20 Edhe Iudeitë thanë: Kyi tempull ashtë ndërtuem për katër-dhet’ e gjashtë viet, e ti do ta ngresh për tri ditt?
21 Por ai thoshte për tempullin’ e trupit vet.
22 Kur u ngjall pra prei vdekunish, u ra ndër mend dishepujvet ati, se për këte u thoshte atyne; edhe i besuenë shkronjës’, edhe asai fjalësë qi tha Iesui.
23 Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante.
24 Por ai Iesui nuk’ u zinte besë atyne, sepse i ngjifte gjithë; edhe sepse s’kishte nevojë për me deshmuem kushi për nierinë, sepse ai e merrte vesht qish ishte përmbrenda nieriut.