Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

James 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mos bahi shumë mieshtra, o vëllazënit’ e mi, tue ditunë se kemi me marrë gjukim ma math,
2 sepse gjithë fëjeimë mbë shumë punë. Ndë mos fëjeftë kushi me fjalë, kyi ashtë nieri i kullutë, i fuqishim me i vumë fre edhe gjithë korpit.
3 Qe tek u vemë frenatë n’gojë kualvet, qi bindenë mbë ne, edhe tërhiekimë gjithë korpin’ e atyne.
4 Qe edhe barkatë qi janë kaqi mëdha, edhe shtyhenë prei erënash forta, edhe tërhiqenë prei nji temoni vogëlë, atie ku detë guvernori.
5 Kështu edhe gjuha ashtë nji cop’ e vogëlë, por mbahetë mbë math shumë. Qe pak ziarrm te diek kaqi landë madhe.
6 Edhe gjuha ashtë ziarrm, bota e shtrembëtësë. Kështu gjuha ndër copat mishit t’ynë asht ajo qi shgryen gjithë korpinë, edhe i ep ziarrm çikrikut jetësë, edhe merr ziarrm prei xhehenemit.
7 Sepse qish-do far’ egërsinash, e shpendësh, e shtërpinjsh, e gjash gjalla ndë det, sbutetë, edhe ashtë sbutunë prei natyrësë nieriut,
8 por gjuhën’ as ndonji nieri s’mundetë me e sbutunë; ashtë nji gja e keqe qi s’pushtohetë, plot me vëner qi bije vdekë.
9 Me ate bekoimë Perëndinë edhe Atënë, edhe me ate mallëkoimë nierëzitë qi janë bamë mbas shëmbëllimit Perëndisë.
10 Prei nji goje vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhet’, o vëllazënit’ e mi, me u bamë këto kështu.
11 Mos kroi vrijon ujë t’ambël’ edhe t’idhëtë prei nji bire vetëmë?
12 Mos mundet’, o vëllazënit’ e mi, druja e fikut me bam’ ullij, a hardhia me bamë fiq? Kështu as ndonji krue s’mundetë me bamë ujë shëllishim edhe t’ambëlë.
13 Kush asht’ i mentshim edhe i ditshim ndër ju? Le diftojë vepërat’ e veta me butësinë ditunie prei jetësë mirë qi shkon.
14 Por ndë paçi zmir idhët’ edhe qartë ndë zemërët tuei, mos mburri edhe mos rreni kundrë vërtetësë.
15 Ajo dituni nukë sdrip nalti, por ashtë prei dheu, prei fryme, prei dialli,
16 sepse ku ashtë zmir e qartë, atie ashtë përziem e qish-do pun’ e keqe.
17 Por ditunia qi ashtë prei nalti, përpara asht’ e këthiellëtë, mbasandai paqtimore, e butë, e bindëshime, plot me përdëllim e me pemë mira, e pambaitëme anë, edhe pa hipokrisi.
18 Edhe pema e dreitënisë mbilletë ndë paqtim prei atyneve qi bajënë paqtim.