Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Sepse qish do krye-prift qi mirretë prei nierëzish, vihetë krye-prift për nierëzit mbi punët e Perëndisë, qi bierë dhunëtia e kurbane për fajet,
2 qi mundetë me i ardhunë liksht për ata qi janë paditun’ e gënjyem, sepse edhe ai vetë ashtë mpështiellë me dobësinë.
3 Edhe përandai ka detyrë, sikurse për popullinë, edhe për vetëvetëhenë me prumë kurban për fajet.
4 Edhe kurkushi s’e merr këte nderë prei vetëvetëhesë, por ai qi thërritetë prei Perëndisë, porsi Aaroni.
5 Kështu edhe Krishti s’lavdoi vetëvetëhenë me u bamë krye-prift, por ai qi i foli ati: “Biri em je ti, unë sot kam piellë”.
6 Sikurse edhe mbë tietër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”.
7 Ai Krishti, ndë dittë mishit vet, si pruni faluna e lutuna me klithmë fortë e me lott tek ai qi mundei me e shpëtuem prei vdekësë, edhe u ndëgjue për frikënë qi pat,
8 edhe ndonëse ishte bir, xuni me qenun’ i ndëgjueshim prei asosh qi pësoi.
9 Edhe si u kullue, u ba shkak i shpëtimit pasosunë mbë gjith’ ata qi i ndëgjojënë,
10 qjueitunë prei Perëndisë krye-prift mbas rregullit Melhisedekut.
11 Për cillinë na kemi me thanë shumë punë, edhe qi nukë sgjidhenë me fjalë, sepse jeni bamë randë ndër veshët për me ndëgjuem.
12 Sepse ju duhei ishitë mieshtra për kohënë, por për-së-ri keni nevojë me u mësuem juve kushi elementat’ e filluemesë fjalëvet Perëndisë, edhe jeni bamë kësish qi keni nevojë për qjumështë, e jo për ushqim fortë.
13 Sepse kushdo qi pi qjumështë, asht’ i paprovueshim ndë fjalë dreitënisë, sepse ashtë foshnje.
14 Por ushqimi i fortë ashtë për burra kullutë, qi e kanë mësuem ndiemenë prei zakonit për me shqyem mirën’ e keqenë.