Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 13

:
Albanian - DHRGKK72
1 Le qindrojë dashunia e vëllazënisë.
2 Mos harroni dashunin’ e huejëvet, sepse prei kësai disa pa marrë vesh pritnë engjuj ndë shtëpiat veta.
3 Kuitoni ata qi janë lidhunë, si lidhunë bashkë me ata; ata qi hiekinë keq, sikur jeni edhe ju ndë korp.
4 Martesa qoftë për nderë mbë gjithë edhe shtrati i pandyem, por kurvarët’ e ndynësitë ka me i gjukuem Perëndia.
5 Mëndyra juei le jetë pa lakëmim argjandi, tue u mbastuem ato qi keni tashti, sepse ai ka thanë: “S’kam për me lanë, as s’kam për me hiekunë dorë prei teje”.
6 Përandai na thomi me zemërë: “Zoti ashtë ndifmëtari em, edhe s’kam me drashunë, qish do bajë nieriu”.
7 Kuitoni parëtë tuei, cillët’ u folnë juve fjalën’ e Perëndisë; ecëni mbas besës’ atyneve, tue vum’ ore mbrapënën’ e jetës’ atyne qi shkojinë.
8 Iesu Krishti asht’ ai vetë die edhe sot, edhe për gjithë jetët.
9 Mos bihi andej e këndej prei qish do farë mësimesh hueja, sepse ashtë mirë me u forcuem zemëra me hir, jo me ngrana, cillatë nuk’ u vëjeftnë gja atyneve qi ecënë mb’ato.
10 Kemi nji therore, prei cillësë s’kanë pushtet me ngran’ ata qi lutenë ndë tendët.
11 Sepse atyne bagëtivet qi u bihetë gjaku mbrenda ndë shin-vendet prei krye-priftit për faje, këtyneve u digjenë korpënatë jashtë ushtërisë.
12 Përandai edhe Iesui pësoi jashtë derësë, qi shenjtënojë popullinë me gjakun’ e vet.
13 Le dalimë pra tek ai jashtë ushtërisë tue bartunë dhunën’ e ati.
14 Sepse na s’kemi këtu nji qytet qi mbet përherë, por kërkoim’ ate qi ka me ardhunë.
15 Me anë t’ati pra le bijemë përherë te Perëndia kurban lavdimi, do me thanë “pemë buzësh” qi rrëfejën’ emënin’ e ati.
16 Edhe mos harroni bani mirë, e bani piesë prei miravet tueja, sepse këso kurbanesh’ i pëlqejënë Perëndisë.
17 U ndëgjoni parëvet tuei, edhe u ulni vetëhenë, sepse ata rrinë squtë për shpirtënat tuei, porsi ata qi kanë me dhanë fjalë, qi ta bajënë këte me gëzim, edhe jo tue fshamë, sepse këjo s’vëjen për ju.
18 Fali për ne, sepse na u ka mbushunë mendia, se kemi ndërgjegjëje mirë, tue dashunë bihemi mirë mbë gjithë punët.
19 Por ma tepër’ u lutem juve bani këte, qi këthehem shpeit te ju.
20 Edhe Perëndia i paqtimit, i cilli pru për-së-ri prei vdekunish barin’ e math dhenvet me anë gjakut dhiatësë pasosëme, Zotinë t’anë Iesu Krishtinë,
21 u baftë kullutë mbë qish do punë mirë, qi bani dashunimin’ e ati, tue punuem ndër ju ate qi asht’ e pëlqyeshime përpara ati, me anë Iesu Krishtit, mb’atë qoftë lafti ndë jetët jetëvet. Amen.
22 Edhe u lutem juve, o vëllazën, duroni fjalën’ e mësimit, sepse u shkrova juve me pak fjalë.
23 E dini se vëllai Timotheu u lishue prei burgut, bashkë me ate, ndë arthtë shpeit, kam me u pamë juve.
24 U falni me shëndet gjithë parëvet tuei, edhe gjithë shenjtënavet. U falenë me shëndet juve gjith’ ata qi janë kah Italia.
25 Hiri qoftë me ju gjithë. Amen. (Letëra) mbë Hebrejt u shkrue kah Italia (edhe u dërgue me anë Timotheut ).