Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Colossians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ju zotënitë, epniu shërbëtorëvet pagëtyrën’ edhe dreitënë, tue ditunë se edhe ju keni Zot ndë qijet.
2 Qindroni mbë falunit, edhe rrini squtë mb’ate me falunë ndersë,
3 tue u falunë përherë edhe për ne, qi na çeli derën’ e fjalësë Perëndia, qi flasimë mpshefësinën’ e Krishtit, për cillën’ unë jam i lidhunë,
4 qi ta diftoj, sikurse duhetë me folunë.
5 Ecëni me dituni ndër përjashtëmit, tue shpërblemë kohënë.
6 Fjala juei le jetë përherë me hir, bulmuem me krypë, qi dini si duhetë me iu përgjegjunë gjithë-se-cillit.
7 Gjithë punët’ e mia ka me ua diftuem juve Tyhiku i dashuni vëlla, edhe besatari punëtuer, edhe shërbëtori shoqi em mbë Zotinë,
8 cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi marri vesht punëtë tueja, edhe ngushullojë zemëratë tueja,
9 bashkë me Onesiminë besëtarin’ edhe dashuninë vëlla, qi ashtë prei jush; ata kanë me u diftuem juve për gjithë punët qi bahenë këtu.
10 U faletë juve me shëndet Aristarhu robi shoqi em, edhe Marku i nipi Barnabësë (qi muertë porosia prei ati; ndë arthtë te ju, pritnia),
11 edhe Iesui qi thohetë Iust, cillëtë janë prei rreth-prerëjesë; këta vetëmë janë punëtorëtë shoqët’ e mi ndë mbëretënit Perëndisë, cillëtë m’u banë ngushullim.
12 U faletë juve me shëndet Epafrai qi ashtë prei jush, shërbëtori i Krishtit, i cilli mundohetë gjithënji për ju ndë faluna, qi qindroni kullutë, edhe mbushunë mbë qish do dashunim Perëndisë.
13 Sepse unë deshmoj për atë, se i përvëlohetë zemëra shumë për ju, edhe për ata qi janë ndë Laodiki, edhe për ata qi janë ndë Hierapol,
14 U faletë juve me shëndet Lukë miekësi i dashuni, edhe Dema.
15 U falni me shëndet vëllazënavet qi janë ndë Laodiki, edhe Nymfasë, edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi vet.
16 Edhe si këndohetë letëra ndër ju, bani qi këndohet’ edhe ndë kishë Laodikeanëvet, qi këndoni edhe ju letërënë prei Laodikisë.
17 Edhe i thoni Arhippit: Kij kujdes për shërbesënë qi more mbë Zotinë, qi ta mbushish.
18 falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme Paulit; kuitoni lidhunat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen. (Letëra) mbë Kolossianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë Tyhikut edhe Onesimit.