Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 28

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe si shpëtuenë, atëherë e ngjofnë se ujdhësa quhetë Melitë.
2 Edhe barbarëtë na pritnë shumë nierëzisht, sepse ndesnë ziarrm, e na muernë përmbrenda gjithë, prei shiut qi binte, e prei ftofëtit.
3 Edhe Pauli kur mbëlodhi shumë krande, edhe i vuni ndë ziarrm, duel jashtë nji nepërkë prei nxetit, e u ngjit mbas dorës’ ati.
4 Edhe barbarëtë kur panë nepërkënë varë prei dorës’ ati, i thoshinë njiani tietërit: Për vërtet kyi nieri ashtë gjaksuer, edhe ndonëse shpëtoi prei detit, por gjyqi i Perëndisë nuk’ e la me rruem.
5 Por ai hodhi nepërkënë ndë ziarm, edhe nukë pësoi ndonji gja keqe.
6 Edhe ata prisinë se kishte për me u ajtun’ ai, a për me ranë për dhe befas i vdekunë, por mbassi pritnë shumë kohë, edhe shifinë se s’iu ba ndonji gja e keqe, ndërruenë mendienë, e thoshinë se ashtë perëndi.
7 Edhe rreth ati vendi ishinë copa dheu parit ujdhësit, qi quhei Publi, i cilli na priti, e na mbaiti ndë shtëpi miqësisht tri ditt.
8 Edhe i ati i Publiut kishte ranë sëmunë prei ethesh e prei barkut keq, tek i cilli Pauli hyni, edhe u fal, edhe vuni duertë mbi ate, edhe e shëndoshi.
9 Edhe si u ba këjo, edhe tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vijinë tek ai edhe shëndosheshinë,
10 cillëtë na nderuenë me shumë nderë; edhe kur kishim për me ikunë, na dhan’ ato qi kishim nevojë.
11 Edhe mbas tre muejsh ikëm me nji lundrë Aleksandrianë qi kishte dimënuem ndë ujdhësë, e cilla kishte shenjë Kastore e Polluke.
12 Edhe si e mbërrim ndë Syrakusë, mbetëm atie tri ditt.
13 Edhe prei andej tue ardhunë rreth, e mbërrim ndë Regi, edhe mbas nji ditë si fryni erë shiu, dytënë ditë erdhëm ndë Puteolë;
14 atie gjetëm vëllazën, cillëtë na u lutnë me mbetunë për-an’ atyneve shtatë ditt; edhe kështu erdhëm ndë Romë.
15 Edhe prei andej, vëllazënitë kur ndëgjuenë për ne, na duelnë përpara deri ndë Forë Appiut, e ndë Tri Tavernat. Pauli kur pa ata, iu fal’ nders Perëndisë, edhe muer zemërë.
16 Edhe kur erdhëm ndë Romë, urdhën-qindësi dha lidhunitë n’dorë parit ushtrisë, por Paulin’ e la rrijë veç bashkë me ushtëtorinë qi e ruente.
17 Edhe mbas tri ditsh Pauli thërriti parët’ e Iudevet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyne: O burra vëllazën, ndonëse unë s’kam bamë gja kundrë popullit, a kundrë zakonevet atënavet t’anë, dhanë lidhunë prei Ierusalemit ndë duert Romanëvet.
18 cillëtë si gjukuenë, deshnë me lishuem, sepse s’gjetnë ndonji punë për vdekë tek unë.
19 Por Iudeitë mbassi flisinë kundrë, u shtrëngueshë thërres mbë Kaisarinë, jo se kam gja për me përfolunë kombinë t’em.
20 Për këte punë pra u thirra juve qi u shof, edhe u flas, sepse për punë shpëresësë Israelit jam lidhunë me këte vark hekurash.
21 Edhe ata i thanë: Na as letëra kemi marrë për tyi prei Iudesë, as ndonji prei vëllazënish erdhi e diftoi, a foli gja keqe për tyi.
22 Por duemë me ndëgjuem prei teje, qish ke ndër mend, sepse na e dimë, se gjithë-kundi flitetë keq për këte eresi.
23 Edhe mbassi patnë vumë nji ditë për ate, erthnë shumë vetë tek ai atie ku kishte ranë; edhe ai u diftonte atyne mbëretënin’ e Perëndisë tue dhanë deshmi, edhe u mbushte mendien’ atyne për punët’ e Iesuit, prei ligjësë Moiseut edhe prei profetënash, çë ndë mëngjes e deri ndë mbramiet.
24 Edhe disave u mbushei mendia për ato qi thoshte, e disa nukë zejinë besë.
25 Edhe si nuk’ ishinë mbë nji fjalë njiani me tietrinë, ikinë, mbassi tha Pauli nji fjalë, se: Mirë foli Shpirti Shenjt me anë profetit Isaisë tek atënit t’anë,
26 tue thanë - “Shko te kyi popull, edhe thuei: Me ndëgjim keni me ndëgjuem, por s’keni me marrë vesht; edhe tue pamë do shifni, por s’keni me pamë,
27 sepse u trash zemëra e këti populli, edhe ndëgjuenë randë me veshët, edhe mbyllnë syt’ e vet, qi mos shofinë ndonjiherë me syt, edhe ndëgjojnë me veshët, edhe marrinë vesht me zemërënë, edhe këthehenë, qi t’i shëndosh”.
28 Le bahet’ e ditunë pra mbë ju, se shpëtimi i Perëndisë u dërgue mbë kombet, edhe ata kanë me e ndëgjuem.
29 - Edhe si tha këto, Iudeitë iknë, tue u ngranë me shumë fjalë ndërmiet atyneve.
30 Edhe Pauli mbeti atie dy viet plot ndë shtëpi vet qi e kishte zanë me pagë, edhe priste gjith’ ata qi vijinë tek ai,
31 tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe tue mësuem punët’ e Zotit Iesu-Krisht me çdo sy çelë, e pa ndonji ndalunë.