Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 20

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe mbassi pushoi trubullimi, Pauli thërriti dishepujtë, e u la shëndet, edhe duel me votunë ndë Makedoni.
2 Edhe si shkoi ndëpër ato anë, e i ngushulloi me shumë fjalë, erdhi ndë Greqi.
3 Edhe atie bani tre muej. Edhe Iudeitë si banë këshille keqe kundrë ati, kur kishte për me lundruem për Syri, ai e vuni ndër mend me u këthyem ndëpër Makedoni.
4 Edhe e muer mbrapa deri Asi Sopatri Bereasi; edhe prei Thessallonikanëvet Aristarhu edhe Sekundi, edhe Gaiu prei Derbet, edhe Timotheu; edhe prei Asianëvet Tyhiku edhe Trofemi.
5 Këta votnë përpara, edhe na prisinë ndë Troadë.
6 Edhe na lundruem prei Filippesë mbas ditvet pabrumëvet, edhe për pesë ditt erdhëm tek ata ndë Troadë, edhe ndenjëm atie shtatë ditt.
7 Edhe parënë ditën’ e javësë, kur ishinë mbëledhunë dishepujtë me thyem bukënë, Pauli lëgjironte me ata, sepse kishte për me ikunë ndë nesëret; edhe e sgjati fjalënë deri ndë mies-natë.
8 Edhe ndë dhomë sipërme atie ku ishinë mbëledhunë, ishinë mëjaft qiri ndezunë.
9 Edhe nji dialosh, qi quhei Eutyh, tue ndenjunë mbi parathyrë, e muer nji gjum’ i randë, kur po lëgjironte Pauli ma tepërë; edhe ai, kur e pat zanë gjumi, ra poshtë prei tretësë patë, edhe e ngritnë vdekunë.
10 Edhe Pauli si sdrypi, ra mbi ate, edhe e muer n’grykë, e tha: Mos trubullohi; sepse shpirti i ati ashtë nd’ate.
11 Edhe si hypi, e theu bukë, e hangër, e foli mëjaft deri mbë sbardhëmen’ e dritësë, mbasandai duel jashtë.
12 Edhe dialin’ e prunë gjallë, edhe u ngushulluenë fort tepërë.
13 Edhe na votëm përpara ndë lundrë, edhe lundruem për Assë, edhe prei andej dojim me marrë Paulinë, sepse kështu kishte porositunë, sepse ai vetë donte me votunë mbë kambë.
14 Edhe si hasi me ne ndë Assë, e muerëm, e erdhëm ndë Mitylenë.
15 Edhe prei andyj lundruem, edhe ditën’ e nesërme erdhëm kundruell Hiosë; edhe tietrënë ditë e mbërrim ndë Samë; edhe si mbetëm ndë Trogylli, ndë nesëret erdhëm ndë Miletë.
16 Sepse Pauli e pa me udhë me lundruem ndëpër anë Efesësë, sepse nukë donte me hupunë kohë ndë Asi, sepse nxitonte, ndë ka se si, ditën’ e Pendikostësë gjindei ndë Ierusalem.
17 Edhe dërgoi prei Miletësë ndë Efesë, e thirri pleqt’ e kishësë.
18 Edhe kur erthnë tek ai, u tha atyne: Ju e dini çë ditën’ e parë qi dola ndë Asi, se si e shkova gjithë kohënë bashkë me ju,
19 tue i shërbyem Zotit me gjithë zemërën’ e përvutë, e me shumë lot e ngasëje, qi koditnë për këshillet e këqia Iudevet qi banë kundrë meje;
20 edhe se si nukë mpëshefa gja prei asosh qi ishinë për mirënë tuei, por ua diftova juve, e u mësova juve ndër sy botës’ e ndëpër shtëpiat,
21 tue dhanë deshmi mbë Iude e mbë Grekë për pendesënë mbë Perëndinë, edhe për besënë mbë Zotinë t’ynë Iesu-Krishtinë.
22 Edhe tashti qe unë te po vete ndë Ierusalem lidhunë ndë shpirt, pa mos ditunë qish punë kanë me koditun’ atie,
23 për veç kësai, se Shpirti Shenjt ban deshmi mbë çdo qytet, tue thanë, se: Po presinë lidhuna e shtrëngime.
24 Por s’kam kujdes as për ndonji prei kësosh, as jetënë t’eme s’e çimoj mbë vetëhenë t’eme kaqi shumë, sa ma tepërë due mbaroj udhënë t’eme me gëzim, edhe ate punënë qi mora prei Zotit Iesu, ap deshmi për ungjillin’ e hirit Perëndisë.
25 Edhe tashti qe unë tek e dij, se ju gjithë s’keni për me pamë ma faqenë t’eme ndërmiet atyneve qi shkova tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë.
26 Përandai ap deshmi mbë ju sot mbë këte ditë, se unë jam i këthiellëtë prei gjakut gjithëve.
27 Sepse unë nuk’ u shtëmanga mos me u diftuem juve gjith’ andën’ e Perëndisë.
28 Kini kuides pra për vetëhenë tuei, edhe për gjithë tufënë, qi Shpirti Shenjt u vuni juve episkopë përmbi ate, për me kullotunë kishën’ e Perëndisë, cillën’ ai e fitoi me gjakun’ e vet.
29 Sepse un’ e dij këte, se mbas ikunit t’em kanë me hymë ndër ju ujq këqi, pa mos kursyem tufënë.
30 Edhe prei jush vetë kanë me u ngritunë nierës, tue folunë punë shtrembëta, qi tërheqinë dishepujtë mbas vetëhes’ atyne.
31 Përandai rrini qutë, e kujtohi se tre viet nukë pushova nat’ e ditë tue mësuem me lot gjithë-se-cillinë.
32 Edhe tashti, o vëllazën, u la juve te Perëndia, edhe mbë fjalën’ e hirit ati, i cilli mundetë me u ndërtuem e me u dhanë juve trashigim ndërmiet gjith’ atyne qi janë shenjtënuem.
33 Nukë dëshërova prei askuit argjand e ar e petka.
34 Edhe ju vetë e dini, se këto duert’ e mia kanë punuem për nevojat e mia, edhe për ata qi ishinë bashkë me mue.
35 Gjithë punët’ ua diftova juve, se kështu tue u munduem duhetë t’u ndihmoni atyneve qi janë pa fuqi, edhe kujtoni fjalët’ e Zotit Iesu, se ai vetë tha: “Ma mirë ashtë me dhanë, se me marrë”.
36 Edhe si tha këto, u ul mbë gjunjë, e u fal bashkë me ata gjithë.
37 Edhe ata gjithë qjanë mëjaft, edhe ranë mbë qafë Paulit, edhe e puthinë,
38 edhe helmoheshinë fort shumë për ate fjalënë qi u pat than’ atyne, se s’kanë për me pamë ma faqen’ e ati. Edhe e përcillinë deri ndë lundrë.