Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 17

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe si shkuenë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessalonikë, atie ku ishte synagoga e Iudevet.
2 Edhe Pauli, sikurse e kishte zakon, hyni tek ata, edhe tri shëtuna fliste me ata mbi shkronjat,
3 tue përhapun’ e tue diftuem, se Krishti duhei me pësuem e me u ngjallunë prei vdekunish, edhe se kyi Iesui ashtë Krishti, qi u predikoj juve unë,
4 Edhe disa prei atyneve besuenë, edhe u poqnë me Paulin’ edhe me Silenë; edhe shumë shumicë prei besëtarëvet Grekëvet, edhe prei gravet para jo pak veta.
5 Por ata Iudeitë qi nukë besuen’ u zmiruenë, edhe muernë me vetëhe disa nierës këqi prei rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjindëjenë, edhe përzijinë qytetinë; edhe u turrnë ndë shtëpit Iasonit, e kërkojin’ ata me i prumë te populli.
6 Por mbassi s’i gjetnë, tërhoqnë Iasonin’ edhe disa vëllazën te parët’ e qytetit, tue bërtitunë, se: Këta qi këthejnë përmbys botënë kan’ ardhun’ edhe këtu;
7 cillëtë Iasoni i priti ndë shtëpi; edhe këta gjithë punojnë kundrë urdhënimevet Kaisarit, tue thanë, se ashtë nji tietër mbëret, Iesui.
8 Edhe përzinë gjindëjen’ edhe parët’ e qytetit, kur ndëgjuenë këto fjalë.
9 Edhe si u banë dorë-zanës Iasoni edhe tierëtë, i lishuenë.
10 Edhe vëllazënitë përnjiherë dërguenë jashtë Paulinë edhe Silënë natënë ndë Bere, cillëtë kur erthnë aty, votnë ndë synagogët Iudevet.
11 Edhe këta ishinë ma fisnikë se ata ndë Thessalonikë, sepse pritnë fjalënë me gjithë zemërë, tue shikuem përditë shkronjatë, ndë qofshinë kështu këto punë.
12 Shumë vetë prei atyneve pra besuenë, edhe prei gravet nderëshime Grekëvet, edhe prei burravet jo pak vetë.
13 Por ata Iudeitë qi ishinë prei Thesaloniket kur muernë vesht se u predikue fjala e Perëndisë prei Paulit edhe ndë Bere, erthnë edhe atie tue tundunë gjindëjenë.
14 Edhe vëllazënit’ atëherë dërguenë jashtë përnjiherë Paulinë me votunë deri ndë det, por Sila edhe Timotheu mbetnë atie.
15 Edhe ata qi përcuellnë Paulinë, e prunë deri ndë Athinë; edhe si muernë porosi për Silën’ e për Timothenë, qi vinë sa ma shpeit tek ai, iknë.
16 Edhe Pauli kur ishte tue pritun’ ata ndë Athinë, i nxehei shpirti ndë vetëhe, sepse shifte qytetinë plot me idhuj.
17 Fliste pra ndë Synagogët me Iudeit, edhe me besëtarët, edhe ndë treg ditë për ditë me ata qi haste.
18 Atëherë disa filosofë prei Epikurianëvet e prei Stoikëvet haheshinë me fjalë me atë; edhe disa thoshinë: Vallë qish do me thanë kyi nieri qi shpërdanë fjalë? Edhe disa tierë thoshinë: Duketë se ashtë za-dhanës perëndinash huej, sepse u predikonte atyne Iesunë, edhe ngjallunitë.
19 Edhe ata e zunë, edhe e prunë tek Areopagu [ndë shkamp Martit], tue thanë: Mundemi me marrë vesht, qish ashtë kyi mësim i ri qi flitetë prei teje?
20 Sepse na bije disa punë hueja ndë veshët t’anë; duemë pra me marrë vesht, qish do me qenunë këto.
21 - Sepse gjith’ Athinasit’ edhe huejtë qi rrijin’ atie, nukë shkojinë kohënë mbë tietër punë, por qish me than’ e me ndëgjuem ndonji fjalë re.
22 Atëherë Pauli qindroi ndë miedis Areopagut, e tha: O burra Athineas, mbë gjithë punët u shof juve se jeni tepërë perëndi-lutësa.
23 Sepse tue shkuem e tue vum’ ore vendet’ e lutiesë tuei, gjeta edhe nji altar, qi ishte shkruem përmbi ate: MBË PANGJOFUNINË PERËNDI. Ate pra qi ju nuk e ngjifni edhe i luteni, këte po u diftoj juve unë.
24 Perëndia qi bani botën’ edhe gjith’ ato qi janë nd’ate, kyi tue qenunë Zoti i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj qi janë bamë me duer,
25 as s’ka nevojë për ndonji gja me i shërbyem nierëzitë me duer, sepse ai u ep gjithëve jetë, edhe frymë, edhe gjitha.
26 Edhe bani gjithë kombet’ e nierëzëvet prei nji gjaku, qi rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhënoi kohënatë qi i ka vumë ndë rregullë çë përpara, edhe synoret’ e ndenjëmes’ atyneve;
27 qi kërkojnë Zotinë, druese mundenë me e prekun’ edhe me e gjetunë; ndonëse ai s’ashtë lark gjithë-se-cilli prei nesh,
28 sepse nd’ate rrojmë, edhe livisimë, edhe jemi; sikurse disa prei poetënavet tuei kanë thanë: “Se jemi edhe fara e ati”.
29 Tue qenunë pra fara e Perëndisë, nukë duhetë kujtojmë se Perëndia përgjahetë me ar e me argjand e me gur, latuem prei mieshtrisë e prei mendiesë nieriut.
30 Perëndia pra nukë vuni ore me sy kohënat’ e paditëmesë, por tashti porosit gjithë nierëzitë mbë çdo vend pendohenë,
31 sepse vuni nji ditë, ndë cillënë ka për me gjukuem botënë me dreitëni me anë nji nieriu qi e ka urdhënuem për këte punë, edhe për këte nieri dha besë mbë gjithë, kur e ngjalli prei vdekunish.
32 Edhe ata kur ndëgjuenë ngjallunë vdekunish, disa e përqeshinë, e disa tierë thanë: Kemi me ndëgjuem për-së-ri për këte punë.
33 Edhe kështu Pauli duel prei miedizit atyneve.
34 Edhe disa burra iu ngjitnë, edhe besuenë; ndër ata ishte Dionys Areopagiti, edhe nji grue qi quhei Damarisë, edhe tierë bashkë me ata.