Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe apostujt’ edhe vëllazënitë qi ishinë ndë Iude, ndëgjuenë se edhe kombetë pritnë fjalën’ e Perëndisë.
2 Edhe Pietri kur hypi ndë Ierusalem, haheshinë me ate ata qi ishinë prei rreth-presiesë,
3 tue thanë, se hynë ndër nierës pa-rreth-premë, e hangrë bashkë me ata.
4 Por Pietri filloi, e u diftoi gjithë qish kishinë koditunë nji ka nji, tue thanë:
5 Un’ ishiem ndë qytet Ioppësë tue u falunë, edhe pashë nji pame ndë jangi, Sikur sdrypte nji anë, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei katër anësh, e lishoi poshtë prei qiellit, edhe erdhi deri tek unë;
6 kur çova sytë mb’ate, vuna ore e pashë shtazëtë katër-kambiet’ e dheut, e bishat’, e shtërpijt’, e shpendët’ e qiellit.
7 Edhe ndëgjova nji za qi thoshte: Ngreu, Pietër; ther, e ha.
8 Por unë thashtë: Qoftë lark, o Zot, se çdo gja e ndytë a e pugatë askurrë s’ka hymë ndë gojët t’eme.
9 Por zani m’u përgjeq për dyti prei qiellit: Ato qi ka qiruem Perëndia, ti mos i quej ndyta.
10 Edhe këjo u ba tri herë; edhe prap u tërhoqnë gjitha ndë qiell.
11 Edhe qe përnjiherë tek e mbërrinë tre burra mb’ate shtëpi qi ishiem, dërguem prei Kaisariet tek unë.
12 Edhe Shpirti Shenjt tha me votunë bashkë me ata, pa mos pasunë ndonji farë mendie. Edhe erthnë bashkë me mue edhe këta gjashtë vëllazën, edhe hym ndë shtëpit t’ati nieriut;
13 edhe ai na diftoi, si pa engjullinë ndë shtëpi vet, se ndenji e i tha: Dërgo nierës ndë Ioppë, e thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër,
14 i cilli ka për me folunë fjalë, qi prei atyne fjalëvet ke me u shpëtuem ti, edhe gjithë shtëpia jote.
15 Edhe unë porsa fillova me folunë, ra Shpirti Shenjt mbi ata, sikurse edhe mbë ne herën’ e parë.
16 Atëherë ra ndër mend fjala e Zotit, qi thoshte: “se Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt”.
17 Ndë qoftë pra se Perëndia u dha dhunëtinë si nji-nji, sikurse edhe neve, sepse i besuenë Zotit Iesu-Krisht; unë ç’i zoti ishiem me ndalunë Perëndinë?
18 Edhe ata si ndëgjuenë këto fjalë, pushuenë, edhe lavduenë Perëndinë, tue thanë: Perëndia pra u pasëka dhan’ edhe kombevet pendesënë për jetë.
19 Ata pra qi ishinë shpërdamë prei ndiekëjesë qi qe bamë për Stefaninë, shkuenë deri ndë Fenikë, e ndë Kyprë e ndë Antiohi, edhe s’flisinë fjalën’ as mbë ndonji, por veç mbë Iudeit.
20 Edhe disa prei atyneve ishinë nierës Kypreanë e Kyreneanë, cillëtë kur hynë ndë Antiohi, flisinë te Greqishtarët, tue dhanë zanin’ e mirë për Zotinë Iesu.
21 Edhe dora e Zotit ishte bashkë me ata; edhe shumë numërë nierëzish besuenë, e u këthyenë mbë Zotinë.
22 Atëherë u ndëgjue fjala për ata ndë veshët kishësë qi ishte ndë Ierusalem; edhe dërguenë Barnabënë me shkuem deri ndë Antiohi.
23 I cilli kur erdhi, edhe pa hirin’ e Perëndisë, u gëzue, edhe shtynte gjithë me qindruem me zemërë dreitë te Zoti.
24 Sepse ishte nieri i mirë edhe plot me Shpirtinë Shenjt e me besë. Edhe u shtue miaft gjindëje mbë Zotinë.
25 Atëherë Barnaba duel ndë Tarsë për me kërkuem Saulinë;
26 edhe si e gjeti, e pruni ndë Antiohi. Edhe nji vit tanë mbëlidheshinë ndë kishë, edhe mësojinë miaft gjindëje. Edhe dishepujt’ u queitnë Krishtenë përpara ndë Antiohi.
27 Edhe ndër ato ditt sdrypnë profetën prei Ierusalemit ndë Antiohi.
28 Edhe u ngrit nji prei atyneve qi quhei Agab, e shënoi me anë Shpirtit Shenjt, se do bahetë nji zi e madhe mbë gjithë dhenë; edhe u ba mbë ditë Klaudiut Kaisarit.
29 Përandai dishepujt’ urdhënuenë gjithë-se-cilli prei atyneve, mbas pasiesë vet qi kishte, dërgojnë ndifmë te vëllazënit qi rrijinë ndë Iude;
30 sikurse edhe e banë, e ua dërguenë pleqvet me dorë Barnabës’ e Saulit.