Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

3 John 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Unë plaku mbë Gaionë dashuninë, cillin’ un’ e due ndë vërtetët.
2 I dashunë, për gjitha lutem veç mbarë e jesh shëndoshë, sikurse vete mbarë shpirti yt.
3 Sepse u gëzueshë shumë, se vinë vëllazën, edhe deshmojënë për vërtetënë tate, sikurse ti ecën ndë vërtetët.
4 S’kam ma math gëzim se këte, ndëgjoj se dielmt’ e mi ecinë ndë vërtetët.
5 I dashunë, punë besëtari ban qish bajsh mbë vëllazënit e mbë huejët,
6 cillëtë deshmuenë për dashuninë tate përpara kishësë; ndë i përsiellsh ata sikurse vëjen te Perëndia, ke me bamë mirë.
7 Sepse duelnë për emënin’ e ati, pa marrë gja prei kombevet.
8 Na pra kemi detyrë me pritunë tillë nierës, qi bahemi ndifmëtarë ndë vërtetënë.
9 I shkrova kishësë, por Diotrefi ai qi don parësi ndër ata, nukë na pret,
10 përandai nd’arthsha, do t’i kuitoj punët’ e ati qi ban, tue na përqeshunë me fjalë këqia; edhe tue mos i mbastuem këto, as ai vetë nukë pret vëllazënitë, por edhe ata qi duenë me i pritun’ i ndal, edhe i nxier jashtë kishet.
11 I dashunë, mos shko mbrapa keqesë, por mirësë. Ai qi ban mirë, ashtë prei Perëndiet, por ai qi ban keq, nuk’ e ka pamë Perëndinë.
12 Për Demetrin’ epetë deshmi e mirë prei gjithësh, edhe prei asai vërtetësë; edhe na apimë deshmi, edhe e dini se deshmia jonë, asht’ e vërtetë.
13 Kishiem me shkruem shumë por nukë due me shkruem me mellan e me pendë,
14 por shpërej me pamë për shpeiti, edhe kemi me folunë gojë me gojë.
15 Paqtim mbë tyi. falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emënë për emënë.