2 Thessalonians 1DHRGKK72

1Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet, mbë Perëndin’ Atinë t’anë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht:

2hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

3Kemi detyrë me iu falunë ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllazën, sikurse vëjen, sepse po shtohetë fort besa juei, edhe po shumohetë dashunia e kuit-do prei gjithë jush mbë njiani tietërinë.

4Kaqi sa na vetë mburremi për ju ndë kishat të Perëndisë, për duriminë tuei edhe për besënë ndër gjithë të ndiekunat tuaja, e ndër shtrëngimet qi hiqni,

5qi ajo ashtë diftim i gjyqit dreitë të Perëndisë, për me u bamë ju të zotënit’ e mbëretënisë Perëndisë, qi pësoni për ate.

6Sepse asht’ e udhësë përpara Perëndisë me u dhanë shtrëngim atyneve qi u shtrëngojnë juve,

7por juve qi shtrëngohi të prajtunë bashkë me ju, kur të diftohetë Zoti Iesu prei qiellit bashkë me engjujt e fuqisë vet,

8me ziarrm flake, tue ua shpaguem atyneve qi s’ngjofinë Perëndi, edhe atyneve qi nuk’ i ndëgjojn’ ungjillit Zotit t’ynë Iesu Krishtit,

9të cillëtë kanë me u munduem me të vdierrë të pasosunë prei faqesë Zotit, edhe prei laftit fuqisë ati,

10kur të vijë të lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe të mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë.

11Përandai edhe na lutemi përherë për ju, qi t’u bajë Perëndia juei të zotënit’ e së thërritëmesë vet, edhe të mbushi gjithë pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën’ e besësë me fuqi,

12qi të lavdohet’ emëni i Zotit t’ynë Iesu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’atë, mbas hirit Perëndisë t’onë, edhe Zotit Iesu Krisht.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for 2 Thessalonians 1.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.