Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Timothy 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ap deshmi pra unë përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht qi ka për me gjukuem gjallë e vdekunë ndë dukunit vet edhe ndë mbëretënit vet;
2 prediko fjalënë; rri mbë krye me kohë e pa kohë; qarto, bieriu ndër sy, lutiu, me qish do farë zemërë gjanë e mësimi.
3 Sepse ka me ardhunë nji kohë, qi s’kanë me duruem mësimin’ e shëndoshë, por kanë me mbëledhunë grumbullë për-anë vetëhes’ atyne mieshtra mbas dëshërimesh veta, për kilikosunë ndëgjiminë;
4 edhe kanë me këthyem veshët prei vërtetësë, edhe kanë me u këthyem venë mbas përrallash.
5 Por ti rri squtë mbë gjitha, hiq keq, ban punë ungjilltari, ban plot shërbesënë tande.
6 Sepse unë tashti jam tue u bamë kurbam, edhe koha e ikëmesë s’eme e mbërrini;
7 luftën’ e mirë e luftova, vromin’ e mbarova, besën’ e rueita;
8 mbrapëni ruhetë kunora e dreitënisë, cillënë ka me ma dhanë Zoti nd’ate ditë, i dreiti gjyqtar, edhe jo vetëmë mue, por edhe gjith’ atyneve qi duenë dukunit’ e ati.
9 Nxito me ardhunë shpeit tek unë,
10 sepse Demasi la, sepse deshi këte jetë, edhe vote ndë Thessalonikë, Kresku ndë Galati, Titua ndë Dalmati;
11 vetëmë Luka ashtë bashkë me mue. Merr Markunë me vetëhe, e biere bashkë me tyi, sepse asht’ i vëjefshim ndë punët.
12 Edhe Tyhikun’ e dërgova ndë Efesë.
13 Kur vish bier gunënë qi lashë ndë Troadë për-anë Karpit, edhe libratë, por ma fort pergamenetë.
14 Aleksandër rambëtori bani shumë këqia, ia shpagoftë Zoti mbas vepërash ati;
15 prei ati ruhu edhe ti, sepse u del shumë kundrë fjalëvet t’ona.
16 parënë herë kur dhashë fjalë, askushi s’erdhi bashkë me mue, por gjithë lanë (mos u numëroft’ atyne për te keq! ).
17 Por Zoti ndenji për-anë, edhe dha fuqi, qi mbushetë predikimi me anënë t’eme, edhe ndëgjojënë gjithë kombetë, edhe shpëtova prei gojësë leonit.
18 Edhe Zoti ka me shpëtuem prei qish do pune ligë, edhe ka me rueitunë për mbëretënin’ e ati qiellorenë; mb’ate qoftë lafti ndë jetë jetëvet. Amen.
19 Iu fal me shëndet Priskës’ edhe Akylit, edhe shtëpisë Onesiforit.
20 Erasti mbeti ndë Korinthë, edhe Trofimin’ e lashë sëmunë ndë Miletë.
21 Nxito me ardhunë para dimënit. faletë me shëndet Eubuli, edhe Pudi, edhe Lini, edhe Klaudia, edhe gjithë vëllazënitë.
22 Zoti Iesu Krisht qoftë bashkë me shpirtinë tand. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen. E dyta (letëra) mbë Timothenë, qi qe urdhënuem i pari episkop i kishës’ Efesianëvet, u shkrue kah Roma, kur duel për dyti Pauli përpara Kaisarit Neron.