Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Timothy 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ta dish këte, se mbë ditt mbrapëna kanë me ardhunë kohëna vështira,
2 sepse atëherë kanë me dashunë veç vetëvetëhenë, kanë me qenunë miqt’ e argjandit, krye-naltë, madhështorë, nemësa, pabindunë mbë përint, pangjofunë mirënë, paudhë,
3 padhimtshim, papaqtueshim, kallëzimtorë, papërmbaitunë vetëhenë, pa-sbutunë, padashunë mirënë,
4 trathtorë, gojë-smbrazëtë, frueitunë, miqt’ e kënaqievet ma shumë se miqt’ e Perëndisë,
5 cillëtë kanë pamit’ e besësë mirë, por mohojënë fuqin’ e asai; edhe u resht prei këtyneve.
6 Sepse prei këtyneve jan’ ata qi hyjënë ndëpër shtëpiat, e bajënë rop gratë qi janë ngarkuem me faje, e tërhiqenë prei qish do farë dëshërimesh,
7 cillatë kurdo mësohenë, e kurrë s’mundenë me ardhunë ndë ngjofunit vërtetësë.
8 Mb’ate mëndyrë edhe Ianneu edhe Iambreu i duelnë kundrë Moiseut, kështu edhe këta i dalinë kundrë vërtetësë, nierës prishunë mentsh, paprovueshim prei besësë.
9 Por s’kanë për me shkuem mbarë ma tepërë, sepse marria e këtyneve ka me dalunë për faqe mbë gjithë, sikurse duel’ për faqe edhe e atyneve.
10 Por ti i re mbrapa mësimit t’em, shkuemesë jetësë, këshillësë, besësë, zemërësë gjanë, dashunisë, durimit,
11 ndiekunavet, pësimevet, sa erthnë ndë Andiohi, ndë Ikoni, ndë Lystrë, qish farë ndiekunash shëfreva, edhe Zoti shpëtoi prei gjithash.
12 Por edhe gjithë sa duenë me rruem me besë mirë te Iesu Krishti kanë për me u përzanë.
13 Por nierës këqi e gënjeshtarë kanë me shkuem mbarë mbë keqenë, tue gënjyem, edhe tue u gënjyem.
14 Por ti mbesish mb’ato qi xune edhe zune besë, sepse e di se prei kuit i ke xanë.
15 Edhe se i di shkronjat’ e shenjtënueshimë çë kur se ishie foshnje, ato qi mundenë me bamë ditshim për shpëtiminë me anë besësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.
16 Gjithë shkronja ashtë frymë prei Perëndisë, edhe e vëjefshime për mësim, për qartim, për ndrequnë, për mësim qi ashtë me dreitëni,
17 qi jet’ i kullutë nieriu i Perëndisë, bamë gati për qish do farë pune mirë.