Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Timothy 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ti pra, diali em, forcohu ndë hirt qi ashtë mbë Iesu Krishtinë;
2 edhe sa ndëgjove prei meje prei shumë deshmitarësh, epi këto ndër duer nierëzish besëtarë, atyneve qi jenë zotënitë me mësuem edhe tierë.
3 Ti pra hiq keq porsi ushtëtuer i mirë i Iesu Krishtit.
4 Sepse askushi s’ngatërrohetë me tregjetit e kësai jetësë, kur shkruhetë ushtëtuer, qi pëlqehetë te ai qi mbëleth ushtëtorë.
5 Por edhe ndë luftoftë kushi, s’kunorëzohetë, ndë mos luftoftë sikurse ashtë ligja.
6 Bulku qi mundohetë duhetë me marrë piesë ma përpara prei pemëvet.
7 Kupëto sa thom: Zoti dhashtë mend mbë gjitha.
8 Kij ndër mend Iesu Krishtinë prei farësë Davidit, qi ashtë ngjallunë prei vdekunish mbas ungjillit t’em,
9 qi për ate unë vuej deri mbë lidhuna, porsi keq-bamës, por fjala e Perëndisë nukë lidhetë.
10 Përandai duroj gjitha për sgjedhunit, qi gjejën’ edhe ata shpëtiminë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë bashkë me laftin e pasosunë.
11 Për zanë besë ashtë fjala, sepse ndë kemi vdekunë bashkë me Krishtinë, edhe kemi me rruem bashkë me ate;
12 ndë durofshim, edhe kemi me mbëretënuem bashkë; ndë e mohofshim, edhe ai ka me na mohuem;
13 ndë ndalshim pabesë, ai mbet besëtar, nukë mundetë me mohuem vetëvetëhenë.
14 Këto ua bier ndër mend, tue dhanë deshmi përpara Zotit, mos hahenë me fjalë për gja qi s’duhetë, qi ashtë për prishie t’atyneve qi ndëgjojënë.
15 Nxito me nxierrë vetëhenë tande përpara Perëndisë provueshim, punëtuer faqe-bardhë, qi pret dreitë fjalën’ e vërtetësë.
16 Edhe reshtu prei ndytavet zanavet kota, sepse shtojënë ma shumë pabesëni;
17 edhe fjala e atyneve ka për me ngranë porsi qimeja, prei atyneve ashtë Hymenai edhe Fileti,
18 cillëtë duelnë jasht’ udhësë vërtetë, tue thanë se tashti u ba ngjallunitë, edhe përmbysinë besën’ e disave.
19 Por themeli i fortë i Perëndisë qindron, sepse ka këte bulë, sepse Zoti ngjef ata qi janë vetëtë, edhe gjithë kush ze n’gojë emënin’ e Krishtit u largoftë prei shtrembënisë.
20 Edhe ndë nji shtëpi madhe nukë janë veç enë arta e argjantta, por edhe drunit edhe baltësë, e disa duhenë për punë ndershime, e disa për pandershime.
21 Ndë qiroftë pra kushi vetëvetëhenë prei kësosh, ka me qenun’ anë për nderë, i shenjtënuem edhe i vëjefshim për zotinë, bamë gati për qish do farë pune mirë.
22 Edhe mërgohu prei dëshërimevet dielmënisë, por ndiq dreitëninë, besënë, dashuninë, paqtiminë, bashkë me ata qi thërresinë Zotinë me zemërë këthiellëtë.
23 Edhe hiq dorë prei marravet e paditshimevet ngrana me fjala, sepse e di se piellinë zana;
24 edhe shërbëtori Zotit s’duhetë me u zanë, por jet’ i butë mbë gjithë, asi qi mëson, asi qi s’mba për keq;
25 mësojë me urti ata qi mendohenë kundrë, druese mos u api atyneve Perëndia pendim, qi ngjofinë vërtetënë.
26 Edhe çohenë prei lakut diallit, qi janë zanë gjallë prei ati për dashunimin’ e ati.