Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Thessalonians 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për mbëledhunitë t’anë mb’atë,
2 qi mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei, as mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit.
3 Le mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari ngritunitë krye, edhe sbulohetë nieriu i fajit, i biri vdierrësë,
4 ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai rrijë ndë tempullë Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi.
5 Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto?
6 Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë vet.
7 Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa dali prei miedizit ai qi përmba tashti,
8 edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me pamen’ e t’ardhunit vet,
9 i cilli ka me ardhunë mbas vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë,
10 sepse nukë pritnë dashunin’ e vërtetësë qi shpëtohenë.
11 Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë,
12 qi gjukohenë për keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë vërtetësë, por i pëlqyenë shtrembëtësë.
13 Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e vërtetësë,
14 qi mb’ate u thirri juve me anë ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
15 Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë.
16 Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim pasosun’ edhe shpëresë mirë me anë hirit,
17 ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë mirë.