Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Peter 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 U shkruej juve tashi, o dashunë, këte letërë dytë; me ato çoj mendiminë tuei këthiellëtinë me prumë ndër mend,
2 qi kujtoni fjalëtë qi u folnë përpara prei shenjtënavet profetën, edhe porosinë t’onë apostujvet Zotit edhe Shëlbuesit;
3 këte ma përpara ta dini, se mbë ditt mbrapëna kanë me ardhunë përqeshës, tue ecunë mbas dëshërimesh vet,
4 e tue thanë: Ku ashtë zotuemit’ e ardhëmes’ ati? Sepse çë mb’ate ditë qi fjetnë atënitë, gjitha mbesinë kështu çë kur se u fillue krijesa.
5 Sepse ata vetë duenë mos e dinë këte, se me fjalën’ e Perëndisë u banë qijetë njiherë moti, edhe dheu ashtë bamë prei ujit edhe me ujë,
6 qi me anë t’atyneve ajo bota atëherë si u mbëlue me ujë, hupi.
7 Edhe qijet’ edhe dheu qi janë tashi, prei asai fjale janë vumë mbë-nj-anë, rueitunë për ziarrm mbë ditë gjyqit, e hupëmesë nierëzëvet pa-besë.
8 Edhe këjo vetëmë mos u gënjejë juve, o dashunë, se për-anë Zotit nji ditë ashtë si nji mijë viet, edhe një mijë viet si nji ditë.
9 Zoti nuk’ e vonon zotuemen’ e vet, sikurse disa e kuitojënë për vonë, por na duron, sepse nukë don me u vdierrë disa vetë, por gjithë me ardhunë ndë pendesë.
10 Edhe dita e Zotit ka me ardhunë porsi viedhësi natënë; mb’ate ditë qijetë kanë me shkuem me gjimim, edhe elementatë kanë me u tretunë prei nxetit, edhe dheu edhe punëtë qi janë nd’ate kanë me u diegunë.
11 Kur tretenë pra këto gjitha, qish farë nierëzish duhetë me qenunë ju ndë jetët shenjte e ndë besët,
12 tue pritun’ e tue nxituem për t’ardhëmen’ e ditësë Perëndisë, qi mb’ate ditë qijetë diegunë ndë ziarrm kanë me u tretunë, edhe elementatë kamë me u tretunë prei nxetit?
13 Edhe mbas zotuemes’ ati presimë qije ri edhe dhe ri, qi rri dreitëni nd’ata.
14 Përandai, o dashunë, tue pritunë këto, nxitoni me u gjetunë përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj;
15 edhe kujtonia zemërën’ e gjanë Zotit për shpëtim, sikurse edhe Pauli i dashuni vëllai ynë u shkroi juve mbas ditunisë qi iu dha ati,
16 sikurse edhe ndë gjithë letërat’ e ati, tue folunë nd’ato për këto punë; ndër ato janë disa punë qi s’mirrenë vesht, cillat’ ata paditunit’ edhe paforcueshimit’ i shtrembënojënë, sikurse edhe shkronjat’ e tiera për hupunit’ e vet.
17 Ju pra, o dashunë, tue ditunë, çë përpara këto, ruhi, qi mos tërhiqi me gënjimin’ e paligjëvet, e bini poshtë prei qindrimit tuei.
18 Edhe shtohi ndë hir e ndë ngjofëme Zotit t’ynë edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit. Mb’ate qoftë lafti edhe tashi, edhe ndë ditë jetësë pasosëme. Amen.