Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 9

:
Albanian - DHRGKK72
1 Sa për shërbesën’ e shenjtënavet ashtë tepërë për mue me u shkruem juve.
2 Sepse e dij shpeitët’ e zemërësë tuei, qi për ate mburrem mbë Makedonianët, se Ahai u ba gati çë viet, edhe përvëlimi i zemërësë tuei u shtiu ndezënë shumë vetëve.
3 Edhe dërgova vëllazënitë, për mos me dalun’ i kotë mburrunitë t’anë qi kemi për ju mbë këte punë, qi jeni bamë gati (sikurse thoshiem).
4 Druese vinë bashkë me mue Makedonianë, e u gjejnë juve pa bamë gati, turpënohemi na (për mos me thanë ju), mbë këte qindrim mburrunit.
5 Përandai u mendueshë se ashtë nevojë t’u lutem vëllazënavet, qi venë ma parë te ju, e bajnë gati këte bekimin’ e limoshënësë tuei qi patët thanë çë përpara, qi jetë gati kështu si bekim i limoshënësë, e jo si lakëmim.
6 Edhe këte e thom, se ai qi mbiell me kursim, ka me korrë edhe me kursim; edhe ai qi mbiell me dorë hapëtë, ka me korrë edhe me dorë hapëtë.
7 Gjithë-se-cilli le t’api sikurse t’i detë zemëra: jo me idhënim, a me shtrëngim, sepse Perëndia do ate qi ep me buzë për gas.
8 Edhe Perëndia asht’ i fuqishim me tepruem qish do hir mbë ju, për me pasunë mëjaft përherë mbë qish do gja, teproni mbë qish do punë mirë
9 (sikurse ashtë shkruem: “Përdau, u dha vobegjivet, dreitënia e ati mbet ndë jetët jetësë”.
10 Edhe ai qi i ep farë ati qi mbiell, edhe bukë për ngranë, dhasht’ e shumoftë farënë tuei, e rrittë bimat’ e dreitënisë tuei),
11 tue bamë pasunë mbë falunë ndersë mbë Perëndinë.
12 Sepse shërbesa e kësai pune jo vetëmë mbush plot nevojat’ e shenjtënavet, por edhe tepëron me shumë falunë ndersë te Perëndia,
13 (sepse tue provuem këte shërbesë, lavdojnë Perëndinë për ndëgjimin’ e rrëfyemesë tuei mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ata edhe mbë gjithë),
14 edhe mbë lutunit’ e atyneve qi bajnë për ju, sepse kanë shumë mall për ju, për ate hirin’ e Perëndisë tepërinë qi ashtë mbë ju.
15 Por hir qoftë mbë Perëndinë për dhunëtin’ e ati qi s’diftohetë me gojë.