Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 7

:
Albanian - DHRGKK72
1 Tue pasunë pra këto zotueme, o dashunë, le qiroimë vetëhenë t’onë prei qish do ndynësine mishit e shpirtit, tue punuem shenjtëni me frikë Perëndisë.
2 Na epni vend: askuit s’i bam keq, askend s’prishëm, askuit s’i muerëm gja tepërë.
3 Nuk’ e thom këte për me u gjukuem juve për keq, sepse u thashë juve çë përpara, se jeni ndë zemërat t’ona për me vdekunë bashkë e për me rruem bashkë.
4 Shumë zemërë kemi mbë ju, shumë mburrunë kemi për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim math mbë gjithë shtrëngiminë t’anë.
5 Sepse, si erthmë na ndë Makedoni, korpi ynë s’pat ndonji prajtunë, por shtrëngoheshim për qish do gja: përmbrenda luftëna, përjashta frika.
6 Por Perëndia qi ngushullon përvutëtë, na ngushulloi me ardhunit e Titosë;
7 edhe jo vetëmë me ardhunit e ati, por edhe prei ati ngushullimit qi u ngushullue prei jush, tue na diftuem mallinë tuei, vajënë tuei, zemërënë tuei përvëlutënë për mue, përandai u gëzueshë ma tepërë.
8 Sepse ndonëse u helmova juve me letërënë, s’pendohem, ndonesë u pendueshë, sepse shof se ajo letërë u helmoi juve, ndonesë qe për pak herë.
9 Tashti gëzohem, jo se u helmuetë, por se u helmuetë ndë pendesë, sepse u helmuetë mbas Perëndisë, për mos me u bamë ndonji dam prei nesh.
10 Sepse helmimi mbas Perëndisë bije nji pendesë për shpëtim qi s’ashtë për me u penduem, por helmimi i botësë bije vdekë.
11 Sepse qe këjo punë qi u penduetë ju mbas Perëndisë, sa nxitim bani mbë ju! Por sa përgjegjunë, por sa zemërim, por sa frikë, por sa mall, por sa zemërë përvëlutë, por sa shpagim! Mbë gjitha e diftuetë vetëhenë tuei se jeni qirutë mbë këte punë.
12 Përandai ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bana këte për ate qi bani paudhë, as për ate qi iu ba paudhë, por qi shpërfaqetë te ju ai nxitimi ynë qi kemi për ju përpara Perëndisë.
13 Përandai u ngushulluem për ngushulliminë tuei, edhe shumë ma tepër’ u gëzuem për gëzimin’ e Titosë, se iu pra shpirti prei jush gjithëve.
14 Sepse ndë u mburrova pakëzë tek ai për ju, s’u turpënova, por sikurse u folëm juve për gjithë me vërtetë, kështu edhe mburrimi ynë u ba i vërtetë te Titoja;
15 edhe ati i shtohetë ma tepërë dashunia për ju, kur bije ndër mend ndëgjiminë tuei gjithëve, se si e pritët ate me frikë e me drithtim.
16 Gëzohem pra, se për qish do punë kam zemërë mbë ju.