Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Corinthians 6

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe si punëtorë bashkë me ate u lutemi juve mos e pritni hirin’ e Perëndisë mbë kotë,
2 (sepse thotë: “Ndë kohë pëlqyeshime ndëgjova, edhe ndë ditë shpëtimit ndimova”; qe tashti tek ashtë kohë e pëlqyeshime, qe tashti tek ashtë dit e shpëtimit);
3 askuit s’i apim’ as ndonji shkak për mos me u folunë për keq shërbesa jonë;
4 por mbë gjithë qish rakumandoimë vetëhenë t’onë si shërbëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime,
5 ndë rrafuna, ndë burgje, ndë paqindrueme, ndë mundime, ndë pafjetuna, ndë agjinime;
6 me pastrim, me mend, me zemërë gjanë, me mirë, me shpirt shenjtënueshim, me dashuni pa hipokrisi,
7 me fjalë vërtetëve, me fuqi Perëndisë, me armët e dreitënisë mbë diathtët e mbë rrëmaktët,
8 me laft e panderëni, me zanë n’gojë për mirë, e me zanë n’gojë për keq; porsi gënjeshtarë, por vërtetë;
9 porsi pangjofunë, por ngjofunë mirë; porsi vdekunë, por qe te rroimë; porsi munduem, por jo vramë;
10 porsi helmuem, por gjithënji gëzuem; porsi vobegë, por shumë vetë bam pasunë; porsi pa pasunë gja, por gjitha i kemi n’dorë.
11 Goja jonë u çel mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjanue.
12 S’keni shtrëngim mbë ne, por keni shtrëngim ndë zorrët tueja.
13 Tue shpaguem pra nji për nji (porsi mbë dielmt flas), sgjanohi edhe ju.
14 Mos hyni mbë nji sgjedhë me pabesët, sepse qish piesë ka dreitënia me shtrembënë? Edhe qish shoqëni ka drita me errësinënë?
15 Edhe qish bashkuem ka Krishti me Belialinë? A qish piesë ka besëtari me pa-besinë;
16 edhe qish ndrequnë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikurse tha Perëndia: “Se kam me ndenjunë ndër ata, edhe kam me ecunë; edhe kam me qenunë Perëndia i atyneve, edhe ata kanë me qenunë populli em”.
17 Përandai “dilni prei miedizit atyneve, edhe dahi prei atyneve ”, thotë Zoti, “edhe mos përkitni gja ndytë”, edhe “unë kam me u pritunë përmbrenda,
18 edhe kam me qenun’ at’ i juei, edhe ju keni me qenunë bijt’ e mi edhe bijat’ e mia ”, thotë Zoti gjithë-pushtetësi.