Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

2 Corinthians 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Sepse e dimë se ndë u prishtë shtëpia jonë e baltta e kësaj tende, kemi tietërë ndërtesë prei Perëndisë, nji shtëpi bamë pa dorë, pasosëme ndë qillt.
2 Sepse ndë këte tendë na fshaimë tue dëshëruem veshimë përsipër ate shtëpinë t’onë qi ashtë prei qielli,
3 ndonëse ndë paçim veshun’ ate, s’kemi me u gjetunë sveshunë,
4 sepse na qi jemi ndë këte tendë, fshaimë prei randësë, sepse s’duemë me e sveshunë, por me e veshunë përsipër, qi përtërihet’ e mortshimeja prei jetësë.
5 Edhe ai qi na bani gati për këte farë gjaje, ashtë Perëndia, qi na dha edhe kaparin’ e Shpirtit.
6 Tue pasunë pra zemërë përherë, edhe tue ditunë sa deri sa rrimë ndë korp, jemi lark prei Zotit,
7 (sepse ecimë me besë, e jo me faqe),
8 përandai kemi zemërë, edhe na pëlqen ma tepërë me qenunë lark prei korpit, e jemi afër te Zoti.
9 Edhe përandai përpiqemi, a tue qenunë lark, a tue qenun’ afër, jemi pëlqyeshim tek Ai.
10 Sepse na gjithë duhetë me u dukunë përpara gjukatësë Krishtit, qi shpaguhetë gjithë-se-cilli për ato punë qi janë punuem prei korpit, a mirë, a keqe.
11 Tue ditunë pra frikën’ e Zotit, nierëzëvet ua mbushimë mendienë, por te Perëndia jemi shpërfaqunë; shpërej se edhe mbë ndërgjegjëjet tueja jemi shpërfaqunë.
12 Sepse s’rakumandoimë vetëhenë t’onë për-së-ri te ju, por u apimë juve shkak me u mburrunë për ne, qi keni qish t’u thoni atyne qi mburrenë me faqe, e jo me zemërë.
13 Sepse a se jemi jashtë mentsh, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mend, për ju jemi.
14 Sepse dashunia e Krishtit na shtrëngon, sepse këte e gjukoimë, se ndë vdiq nji për gjithë, vallë gjithë vdqinë;
15 edhe vdiq për gjithë, qi mos rrojnë ma për vetëhen’ e atyne ata qi rrojnë, por për ate qi vdiq edhe u ngjall për ata.
16 Përandai na çë tashti e mbaskëndai s’ngjofim’ askend mbas mishit; edhe ndonësëe ngjofmë Krishtinë mbas mishit, por tashti ma s’e ngjofimë.
17 Përandai ndë qoftë ndonji mbë Krishtinë, kyi ashtë ndërtesë e re; vietëratë shkuenë, qe tek u banë ra gjitha.
18 Edhe gjitha janë prei Perëndisë qi na paqtoi me vetëhen e ati me anë Iesu Krishtit, edhe na dha shërbesën’ e paqtimit,
19 se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tue paqtuem botënë me vetëhen’ e ati, pa ua ngjefun’ atyneve fajetë; edhe na zuni besë për fjalën’ e paqtimit.
20 Tashti pra laimësoimë për Krishtinë, sikurse u lutei Perëndia me anë t’onë; u lutemi juve pra për Krishtinë, paqtohi me Perëndinë. Sepse Perëndia bani fajtuer për ne ate qi s’ngjofi faj, qi bahemi dreitënia e Perëndisë prei ati.