Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Përandai tue pasunë këte shërbesë, sikurse u ba përdëllim mbë ne, s’lodhemi.
2 Por mohuem mpshefëtat’ e turpëjesë, e s’ecimë me dinakëri, as s’prishimë fjalën’ e Perëndisë me gënjim, por me shpërfaqëmen’ e vërtetësë rakumandoimë vetëhenë t’onë mbë qish do ndërgjegjëje nierëzish, përpara Perëndisë.
3 Edhe ndë qoftë ungjilli ynë mbuluem mb’ata qi janë vdierrë,
4 sepse perëndia i kësai jete u verboi mendimet’ atyneve qi s’besojnë, për mos me sbardhunë drita e ungjillit laftit Krishtit mb’ata, i cilli ashtë shëmbëllëtyr’ e Perëndisë.
5 Sepse s’predikoimë vetëhenë t’onë, por Zotinë Iesu Krisht, edhe vetëhenë t’onë shërbëtorë për Iesunë,
6 Sepse ai Perëndia qi tha me ndritunë dritë prei errësinet, ai ndriti ndë zemërat t’ona për ndriçimin’ e ngjofëmesë laftit Perëndisë ndë faqe Iesu Krishtit.
7 Edhe kemi këte thesore ndë enë baltta, për me qenunë tepërica e fuqisë prei Perëndisë, edhe jo prei nesh;
8 mbë qish do gja shtrëngohemi, por s’jemi ngushtë; jemi ngatërruem, por s’na hiqetë shpëresa:
9 ndiqemi, por s’jemi lanë; jemi hedhunë poshtë, por s’jemi vdierrë;
10 kurdo bijemë rreth mbë korpt vdekën’ e Zotit Krisht, për me u shpërfaqunë mbë korpt t’anë edhe jeta e Iesuit.
11 Sepse na qi rroimë gjithënji ipemi mbë vdekë për Krishtinë, për me u shpërfaqun’ edhe jeta e Iesuit ndë misht t’anë mortshiminë.
12 Kaqi sa vdeka punohetë mbë ne, e jeta mbë ju.
13 Edhe tue pasun’ ate shpirtin’ e besësë, mbas shkruemesë: “Besova, përandai fola”; edha na besoimë, përandai flasimë,
14 tue ditunë, se ai qi ngjalli Zotinë Iesu, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë Iesuit, edhe ka me na nxierrë përpara ati bashkë me ju.
15 Sepse gjitha janë për ju, qi ai hiri i tepërë tepërojë mbë laft Perëndisë për falunitë ndersë shumëvet.
16 Përandai s’lodhemi, sepse ndonëse ai nieriu qi ashtë përjashta nesh vdiretë, por ai qi ashtë përmbrenda përtërihetë ditë për ditë.
17 Sepse ai shtrëngimi ynë i leti qi ashtë për pak herë punon për ne tepërë tepëri nji laft randë pasosunë;
18 sepse na nukë shtiemë sytë mb’ato qi shifenë, por mb’ato qi nukë shifenë; sepse ato qi shifenë janë për pak kohë, por ato qi nukë shifenë janë pasosuna.