Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Filloimë prap me rakumanduem vetëhenë t’onë? Apor mos kemi nevojë, sikurse disa vetë, për letëra rakumandie te ju, a për letëra rakumandie prei jush?
2 Ju jeni letëra jonë, shkruem mbrenda ndë zemërat t’ona, qi njifet’ e këndohetë prei gjithë nierëzish;
3 edhe shpërfaqeni se jeni letëra e Krishtit punuem prei nesh, qi ashtë shkruem jo me mellan, por me Shpirtin’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa gurta, por mbë rrasa mishta zemërësë.
4 Edhe tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë Krishtit,
5 jo se jemi zotënit’ e vetiut me marrë vesht ndonji gja porsi prei vetëhesë t’onë, por Perëndia asht’ i zoti për ne,
6 ai qi na bani zotënitë me qenunë shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo letërësë, por shpirtit, sepse letëra vret, por shpirti ep jetë.
7 Por ndë qoftë se shërbesë e vdekësë, shkruem edhe shtypunë ndë gurë, u ba e lavdueshime, kaqi sa bijt’ e Israelit s’mundeshinë me këqyrunë me sy faqen’ e Moiseut, prei laftit faqes’ ati, qi kishte me u prishunë,
8 si s’ka me qenunë ma shumë e lavdueshime shërbesa e shpirtit?
9 Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjukimit për dam ashtë laft, shumë ma tepërë tepron ndë laft shërbesa e dreitënisë.
10 Sepse as ajo qi qe e lavdueshime s’u lavdue mbë këte anë, për punë t’ati laftit qi kapërcen.
11 Sepse ndë qoftë se ajo qi kishte me u prishunë qe e lavdueshime, sa ma tepër’ asht’ e lavdueshime ajo qi mbet.
12 Tue pasunë pra tillë shpëresë, flasinë shumë me sy çelë,
13 edhe jo sikurse Moiseu qi vente mbulesë mbi faqet vet, për mos me këqyrunë me sy bijt’ e Israelit mbrapëmen’ e asai qi kishte me u prishunë.
14 Por mendimet’ e atyneve u verbuenë, sepse deri ditën’ e sotshime u mbet ajo mbulesë pa sbuluem mbë kënduemit dhiatësë vietërë, qi ajo mbulesë ashtë prishunë prei Krishtit.
15 Por deri sot, kur këndohetë Moiseu, mbulesë gjindetë mbë zemërët t’atyne.
16 Por kur këthehetë te Zoti, ka me u hequnë mbulesa.
17 Por Zoti ashtë Shpirti, edhe ku ashtë Shpirti i Zotit, atie ashtë lirë.
18 Por na gjithë tue pamë porsi ndë pasqyrë laftin’ e Zotit me faqe sbulutë, ndërroimë formënë mb’ate shëmbëllëtyrë prei laftit mbë laft, porsi prei Shpirtit Zotit.