Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Corinthians 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Makarë duroni pakëzë marrinë t’eme, por edhe duroni.
2 Sepse kam zmir mbë ju me zmir Perëndie, sepse u fejova juve me nji burr qi u nxier përpara Krishtit virgjineshë pastrë.
3 Por kam frikë druese, sikurse gjarpëni gënjeu Evënë me dinakërin’ e vet, kështu ka me u prishunë mendia juei prei zemërësë mitunë qi keni mbë Krishtinë.
4 Sepse ai qi vien, ndë u predikoftë nji tietër Krisht, qi s’e kemi predikuem, a merrni nji tietër shpirt, qi s’e keni marrë, a nji tietër ungjill qi s’e keni pritunë, mirë do t’e duroishit’ ate.
5 Por mendohem se s’mbes nbrapa mbë ndonji punë prei apostujsh mëdhej.
6 Edhe ndonëse jam nieri i trashë mbë fjalët, por jo edhe mbë mend, por mbë qish do farë pune u shpërfaqem mbë ju.
7 Apor bana faj tue ulunë vetëhenë t’eme qi naltohi ju, sepse ungjillëzuem ungjillin’ e Perëndisë dhunëti te ju?
8 tiera kisha i ropa, sepse mora pagë për me bamë punënë tuei;
9 edhe kur qeshë ngjat jush, e pata mangunë, s’randova askend, sepse mangunitë t’em e mbushnë vëllazënitë qi erthnë prei Makedonisë; edhe mbë qish do punë e rueita vetëhenë t’eme, edhe kam me e rueitunë, për mos me u bamë barrë te ju.
10 E vërteta e Krishtit ashtë tek unë, se s’ka me m’u mbyllunë goja për këte mburrunë mbë vendet Ahaisë.
11 Përse? Sepse s’u due juve? Perëndia e di.
12 Por ate qi baj, edhe gjithë-nji kam me e bamë, për me premë shkakun’ e atyneve qi duenë shkak, qi gjindenë sikurse na mb’ate punë qi mburrenë.
13 Sepse tillëtë nierës jan’ apostuj rrenësa, punëtorë gënjeshtarë, ndërruem formënë mb’apostuj Krishtit.
14 Edhe s’ashtë për me u mërekulluem, sepse ai Satanai ndërron formënë mb’engjullë drite.
15 S’ashtë pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë dreitënie, cillëvet e mbrapëna ka me qenunë mbas vepërash atyne.
16 Prap thom: Askushi mos marri për marrë, por ndë mos, pak paku pritni si marrë, për me u mburrun’ edhe unë nji grimë.
17 Ate qi flas, nuk’ e flas mbas Zotit, por si i marrë, ndë këte punë mburrunit.
18 Sepse shumë vetë mburrenë mbas mishit, kam me u mburrun’ edhe unë.
19 Sepse tue qenunë ju mentshim, duroni me t’amblë marrëtë,
20 sepse duroni, ndë u baftë juve kushi shërbëtorë, ndë u hangërt kushi, ndë u marrtë kushi tuejatë, ndë u mbaitë me math kushi, ndë u rraftë juve faqenë kushi.
21 Për panderëni thom këte, sikurse ishim dobë, por mbë qish do punë ndë kucoftë kushi (ligjëroj si i marrë), kucoj edhe unë.
22 Hebrej janë? Edhe unë. Israelitë janë? Edhe unë. Far’ e Abrahamit janë? Edhe unë.
23 Shërbëtorët’ e Krishtit janë? (Flas jashtë menç) ma tepër’ unë; mbë ma tepërë mundime, mbë plagë fort ma shumë, ndë burgje ma tepërë, shumë herë mbë vdekë;
24 prei Iudejsh pesë herë mora katër-dhetë plagë pa nji;
25 tri herë u rrafa me shkop, nji herë u rrafa me gurë, tri herë u mbyta ndë det, nji nat’ e nji ditë kam bamë ndë fund detit;
26 shumë herë nd’udhë, ndë rreziqe lumnash, ndë rreziqe viedhësash, ndë rreziqe prei fisit t’em, ndë rreziqe prei kombesh, ndë rreziqe ndë qytet, ndë rreziqe ndë shkretinë, ndë rreziqe ndë det, ndë rreziqe ndër vëllazën rrenësa;
27 ndë mundim e ndë fëdigë, shumë herë ndë pafjetuna, ndë uni e ndë het, shumë herë ndë agjinime, ndë ftofët’ e ndë sveshunë.
28 Përveç përjashtëmevet, ajo qi ashtë vumë përmbi mue përditë, kujdesi i kishavet.
29 Kush asht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush shkandalizohetë, e unë s’digjem?
30 Ndë duhetë me u mburrunë, kam me u mburrunë për ato punët’ e dobësinësë s’eme.
31 Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli asht’ i bekuem ndë jetët jetëvet, e di se s’rrej.
32 Ndë Damaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruente rreth qytetin’ e Damaskanëvet, sepse donte me zanë,
33 edhe u varshë ndë shportë prei nji parathiri prei murit, edhe shpëtova prei duersh ati.