1 Corinthians 3DHRGKK72

1Edhe unë, o vëllazën, nukë mufta me folunë te ju porsi mbë nierës të shpirtit, por porsi mbë nierës të mishit, porsi mbë foshnje mbë Krishtinë.

2U ushqeva juve me qumështë, e jo me gjellë, sepse edhe s’mundeshitë me pritun’ ate, por edhe tashti s’mundeni, sepse jeni por nierës të mishit;

3sepse kur ashtë ndër ju zmir, e qartë, e të dame, a nukë jeni nierës të mishit, edhe ecëni mbas nieriut?

4Sepse kur thotë njiani: Unë jam i Paulit; e tietëri: Un’ i Apolloit, a nukë jeni nierës të mishit?

5Cilli pra ashtë Pauli, e cilli Apolloi, jo tietër përveç shërbëtorë qi besuetë me anë t’atyneve, edhe sikurse dha Zoti mbë gjithë-se-cillinë?

6Unë mbolla, Apolloi ngjomi, por Perëndia i rriti.

7Kaqi sa as ai qi mbiell nuk’ ashtë gja, as ai qi ngjom, por Perëndia qi rrit.

8Edhe ai qi mbiell, e ai qi ngjom janë nji; edhe gjithë-se-cilli ka me marrë pagën e vet mbas mundiesë vet.

9Sepse na jemi punëtorë bashkë me Perëndinë: ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.

10Mbas hirit Perëndisë qi m’u dha, si mieshtër i ditshim unë vuna themel, e nji tietër ndërton, por gjithë-se-cilli le të shofi kush ndërton.

11Sepse askushi nukë mundetë me vumë tietër themel, përveç ati qi ashtë vumë, i cilli ashtë Iesu Krishti.

12Edhe ndë ndërtoftë kushi mbi këte themel, ar, argjand, gur të paçimueshim, dru, bar, kallam,

13gjithë-se-cillit ka me iu diftuem puna, sepse dita ka me e diftuem; sepse me anë të ziarrmit shpërfaqetë, edhe ziarrmi ka me provuem punën’ e gjithë-se-cillit qish faret ashtë.

14Ndë mbettë puna e ndonjianit qi ndërtoi, ka me marrë pagë;

15ndë u diektë puna e ndonjianit, ka me iu bamë dam, por ai ka me shpëtuem kështu porsi prei ziarrmit.

16Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Shpirti i Perëndisë rri ndër ju?

17Ndë prishtë kushi tempullin’ e Perëndisë, këte ka me e prishunë Perëndia, sepse tempulli i Perëndisë qi jeni ju ashtë shenjt.

18Askushi le të mos gënjejë vetëvetëhenë: ndë kujtoftë ndonji ndër ju se asht’ i ditshim ndë këte jetë, le të bahet’ i marrë, për me u bam’ i ditshim.

19Sepse ditunia e kësai bote ashtë marri ndaj Perëndisë, sepse ashtë shkruem: “Ai qi ze të ditshimitë ndë dinakëri t’atyne”.

20Edhe për-së-ri: “Zoti ngjef mendimet’ e të ditshimvet se janë të kota”.

21Përandai askushi le të mos mburretë mbë nierës, sepse të gjitha janë të tuejatë.

22A Pauli, a Apolloi, a Kifai, a bota, a jeta, a vdeka, a këto qi janë tashti, a ato qi kanë me ardhunë - të gjitha janë të tuejatë,

23edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for 1 Corinthians 3.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.