Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Plakunë mos e qartoish, por mësoje porsi atë; ritë mësoi porsi vëllazën,
2 plakatë porsi ama, ratë porsi motëra, me qish do farë pastërtie.
3 Ndero grat’ e veja, ato qi janë me vërtetë veja.
4 Edhe ndë pastë ndonji e ve dielm a nipën, le mësojënë ma përpara shtëpin’ e vet kenë besë mirë, edhe t’u apinë shpagime përintvet, sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë.
5 Edhe ajo grue qi ashtë me vërtetë e ve edhe mbetunë veç, shpëren mbë Perëndinë, edhe qindron ndë lutunat e ndë falunat nat’ e ditë.
6 Por ajo qi prish shumë, ndonësë rron, ka vdekunë.
7 Edhe porositi këto, qi jenë pazana me gojë për keq.
8 Por ndë mos u mendoftë kushi ma përpara për vërtet, edhe ma fort për shtëpisë vet, ai ka mohuem besënë, edhe ashtë ma i keq se i pabesi.
9 E veja ma pak se gjashtë dhetë vieç le mos vihetë ndë numërë vejavet, qi ajo ka qenunë grue e nji burri,
10 edhe bahetë deshmi për vepëra mira: ndë past’ ushqyem dielm, ndë pastë pritunë huej, ndë pastë lamë kambë shenjtënish, ndë u pastë ndimuen atyne qi kanë qenunë ndë shtrëngim, ndë i pastë ranë mbrapa qish do vepëre mirë.
11 Por hiq dorë prei vejavet ra, sepse kur kënaqenë kundrë Krishtit, duenë me u martuem;
12 ato kanë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë.
13 Edhe mbassi janë pa punë, mësohenë me votunë rreth ndëpër shtëpiat; edhe jo vetëm pa punë por edhe fjalë-shuma e kërkimsore, tue folun’ ato qi s’duhenë.
14 Due pra ratë me u martuem, bajënë dielm, bahenë zonja shtëpie, mos i apin’ anëmikut as ndonji shkak për me u përqeshunë.
15 Sepse disa prei asosh u këthyen’ e ranë mbrapa Satanait.
16 Ndë pastë veja ndonji besëtar a besëtare, le t’u ndimojë atyne, edhe le mos randohetë kisha, qi mundetë me i ndimuem atyneve qi janë me vërtetë veja.
17 Pleqtë qi shikojënë mirë punën le marrinë dy fijsh nderë, ma fort ata qi mundohenë me fjalë e me mësim.
18 Sepse shkronja thotë: “Mos i mbëçelish gojën kaut kur shin ndë lamët ”, edhe: “I vëjefshim ashtë punëtori për pagën’ e vet”.
19 Mos prit kallëzim kundrë plakut, veç ndë u baftë deshmi prei dy, a prei tre deshmitarësh.
20 Qarto përpara gjithëve ata qi fëjejënë, qi kenë frikë edhe tierëtë.
21 ve mbë be përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht, edhe engjujvet sgjedhunë, qi t’i rueish këto pa bamë gjyq përpara, as mos bajsh gja tue u pierrë mbë-nj-anë.
22 Mos vesh duertë përmbi ndonji shpeit, as mos merr piesë ndë faje hueja; ruei vetëhenë tande pastër.
23 Mos pi ma ujë, por pi pakëzë venë për plandësinë tand, edhe për shpeshat sëmundat’ e tua.
24 Disa nierëzëve u kanë dalunë fajetë për faqe çë përpara, tue primë ndë gjyq, edhe disa tierëve po u vinë mbrapa.
25 Por kështu edhe vepërat’ e mira disave u kanë dalunë për faqe, edhe ato qi janë tietërazi, s’mundenë me u mpshefunë.