Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Thessalonians 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Sepse vetë ju e dini, o vëllazën, hymitë t’anë te ju, se nuk’ u ba kot,
2 por si hoqëm keq përpara edhe u sham, sikurse e dini, ndë Filippe, muerëm zemërë te Perëndia unë me folunë te ju ungjillin’ e Perëndisë me shumë përpiekunë.
3 Sepse mësimi ynë nukë qe prei gënjeshtrësë, as prei ndynësinësë, as prei gënjimit,
4 por sikurse u provuem prei Perëndisë qi t’i zamë besë ungjillit, kështu flasimë, jo sikur t’u pëlqeimë nierëzëvet, por Perëndisë qi provon zemëratë t’ona.
5 Sepse as fjalë me laika nukë folëm ndonjiherë, sikurse e dini, as shtim shkak lakëmimi, Perëndia ashtë deshmitar;
6 as kërkuem laft prei nierëzish, as prei jush, as prei tierësh, ndonëse mundeshim baheshim barrë, si apostujt’ e Krishtit,
7 por qem butë ndërmiet jush, porsi mëndesa qi ngrof ndë gji dielmt e vet;
8 kështu dëshëroheshim për ju, e na kishte anda me u dhanë juve jo vetëm’ ungjillin’ e Perëndisë, por edhe shpirtënatë t’anë, sepse qetë dashunë te na.
9 Sepse e mbani mend, o vëllazën, mundiminë t’anë, edhe fëdigënë, sepse dit’ e natë tue punuem, qi mos i vem barrë ndonjianit prei jush, predikuem ungjillin’ e Perëndisë te ju.
10 Ju jeni deshmitarë edhe Perëndia, sa me dreitëni e me udhë e me pa palavi jemi prumë mbë ju qi besoni;
11 sikurse e dini, se gjithë-se-cillinë prei jush e porositshim edhe e ngushulloishim, porsi ati dielmt’ e vet,
12 edhe epshim deshmi, sikurse vëjen te Perëndia, qi u thirri juve ndë mbëretënit vet edhe ndë laft.
13 Përandai edhe na i falemi ndersë Perëndisë pa pushim, se mbassi muertë fjalën’ e Perëndisë qi ndëgjuetë prei nesh, e pritët jo si fjalë nierëzish, por (sikurse ashtë me vërtetë) fjalë Perëndie, e cilla fjalë vepërohetë ndër ju qi besoni.
14 Sepse ju, o vëllazën, batë sikurse banë kishat’ e Perëndisë qi janë ndë Iude mbë Iesu Krishtinë, sepse edhe ju pësuetë, por ato punë prei atyneve qi janë prei nji kombi me ju, sikurse edhe ata prei Iudejvet,
15 cillëtë vran’ edhe Zotinë Iesu, edhe profetënit’ e vet, edhe neve na përzunë, edhe Perëndisë s’i pelqejnë, edhe janë kundra gjithë nierëzëvet,
16 cillëtë na ndalinë me folunë te kombet qi shpëtohenë, për me mbushunë fajet’ e veta përherë; edhe mbrapëni e mbërrini zemërimi mbi ata.
17 Por na, o vëllazën, sepse u vorfënuem prei jush për pak kohë, me faqe, jo me zemërë, nxituem ma tepërë me shumë dëshërim me pamë faqenë tuei.
18 Përandai deshëm me ardhunë te ju (ma fort unë Pauli) edhe nji herë edhe dy herë, por na ndali Satanai.
19 Sepse cilla ashtë shpëresa jonë, a gëzimi, a kunora e mburrunit? Apor nukë jeni ju përpara Zotit t’ynë Iesu Krishtit mbë ardhëmen’ e ati?
20 Sepse ju jeni lafti ynë edhe gëzimi.