Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 U lutem pleqvet qi janë ndër ju unë plaku edhe deshmitari i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari ati laftit qi ka me u sbuluem.
2 Kullotni griqën’ e Perëndisë qi ashtë ndër ju, tue vum ore jo me ngutunë, por me dashuninë tuei; as për fitim keq, por me zemërë gatishime,
3 edhe jo sikur pushtoni trashigimin’ e Perëndisë, por bahi shëmbëllëtyr’ e griqësë;
4 edhe kur shpërfaqetë krye-bariu, keni me marrë pavyshkëmenë kunorën’ e laftit.
5 Por kështu, edhe ju ritë u ulni kryetë pleqvet, edhe gjithë tue i ulunë kryetë njiani tietërit, vishni mendëjen’ e përungjëtë, sepse “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, por përungjëvet u ep hir”.
6 Përungji pra ndënë fortënë dorën’ e Perëndisë, qi t’u naltojë ndë kohë qi duhetë;
7 hithni gjithë kujdesinë tuei mb’ate, sepse ai ka kujdes për ju.
8 Ini esullë, rrini squtë, sepse kundrë-gjyqësi tuei dialli, porsi leon qi ulurin, vien rreth tue kërkuem cillinë me përpimë.
9 I rrini kundrë ati tue qindruem fortë ndë besët, sepse e dini se por ato pësime bahenë ndër vëllazënit tuei qi janë dobë.
10 Edhe Perëndia i qish-do hiri, qi na gërshiti ndë laft vet pasosuninë me anë Iesu Krishtit, si pësoni pak, ai u baftë juve kullutë, u f orcoftë, u dhashtë fuqi, u themeloftë.
11 Mb’ate qoftë lafti edhe pushteti ndë jetët jetëvet. Amen.
12 Me anë Siluanit besëtarit vëlla u shkrova juve me pak fjalë, sikurse duketë, tue u lutun’ e tue bamë deshmi, se kyi asht’ i vërteti hiri i Perëndisë qi keni ndenjunuë mb’ate.
13 U faletë me shëndet juve kisha qi ashtë ndë Babylonë sgjedhunë bashkë me ju, edhe Marku biri em.
14 Përshëndetni njiani tietërinë me puthunë dashunie. Paqtim qoftë mbë gjithë ju qi jeni mbë Iesu Krishtinë. Amen.