Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Por kështu edhe ju gratë, u ulni kryetë burravet tuei, qi edhe ndë mos u bindeshinë disa vetë ndë fjalët, fitohenë pa fjalë prei jetësë qi shkojënë gratë,
2 si ven’ ore jetënë tuei pastrënë qi e shkoni me frikë.
3 cillavet le mos jetë stolia e përjashtëme, gërshetit flokëvet, e varëmit e arnavet, e veshëmit e petëkavet,
4 por i mpëshefti nieriu i zemërësë stolisunë me paprishëjen’ e butit edhe urtit shpirt, qi ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë.
5 Sepse kështu njiherë edhe ato grat’ e shenjtënueshime qi shpërejinë mbë Perëndinë, stolisnë vetëhen’ e atyne, tue u përvumë burravet vet.
6 Sikurse Sarra i ndëgjoi Abrahamit, edhe e thërriste zot; ju jeni bijat’ e asai, kur bani mirë, e mos friki as prei ndonji frike.
7 Ju burratë por kështu, rrini bashkë me gratë tueja me urti, edhe e mbani për nder kombin’ e gruesë, si ma e dobë anë qi ashtë, edhe si trashigimtoret’ e hirit jetësë bashkë me ju, qi mos këputenë falunatë tueja.
8 Edhe mbrapëni, bahi gjithë me nji mend, dhimtshim, vëllazën-dashunë, përdëllueshim, zemër-dashunë;
9 mos epni keq për keq, a shame për shame, por për kundrë t’i bekoni, sepse e dini se për këte u thirrtë, qi trashigoni bekim.
10 “Sepse kush-do detë jetë, edhe shofi ditt mira, le pushojë gojën’ e vet prei keqesë, edhe buzët’ e veta mos flasinë gënjeshtra.
11 Le priretë mbë-nj-anë prei keqesë, edhe le bajë mirë;
12 le kërkojë paqtim, edhe le ta ndieki, sepse syt’ e Zotit janë mbi dreitët, edhe veshët’ e ati mbë lutëjen’ e atyneve; edhe faqeja e Zotit ashtë mbi ata qi bajënë keq”.
13 Edhe kush do t’u bajë keq juve, ndë i rafshi mbrapa mirësë?
14 Por edhe ndë hiekshi keq për dreitëninë, jeni lumunë: “edhe frikën’ e atyneve mos e kini frikë, as mos u përzini”.
15 Por “shenjtënoni Zotinë Perëndinë” ndë zemërat tueja, edhe ini gati përherë me i dhanë fjalë me butësinë e me frikë gjithë-kuit qi kërkon fjalë prei jush për shpëresënë qi ashtë ndër ju,
16 tue pasunë ndërgjegjëje mirë, qi kur flasinë keq për ju, si për nierës keq-bamës, turpënohen’ ata qi u përflasinë për jetën’ e mirë qi e shkoni mbë Krishtinë.
17 Sepse ma mirë ashtë hiqni keq tue bamë mirë, ndë i past’ anda Perëndisë, se tue bamë keq.
18 Sepse edhe Krishti nji herë pësoi për fajet, i dreitë për shtrembëtët, qi na bierë te Perëndia, vramë ndë misht, por ngjallunë me anë Shpirtit;
19 me anë t’ati vote e predikoi edhe te shpirtënat ndë burk,
20 qi nukë bindeshinë njiherë, kur i priti durimi i Perëndisë njiherë ndë ditt Noesë, kur ndërtohei arka, qi mb’ate shpëtuenë prei ujit pak, do me thanë tetë shpirtë;
21 kundra-forma e ati ashtë pagëzimi, qi shpëton edhe neve tashi (jo hedhunitë tej e palavisë mishit, por deshmia e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë ngjallëmesë Iesu Krishtit,
22 i cilli vote ndë qiell, e ashtë ndë diathtë Perëndisë, edhe engjujt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu përvunë.