Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 John 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Gjithë kush beson se Iesui ashtë Krishti, ka lemë prei Perëndisë, edhe gjithë kush det’ ate qi e ka piellë, don edhe ate qi ka lemë prei ati.
2 Prei kësai e ngjofimë se duemë dielmt’ e Perëndisë, kur demi Perëndinë, edhe rueimë porosit’ e ati.
3 Sepse këjo ashtë dashunia e Perëndisë, qi rueimë porosit’ e ati, edhe porosit’ e ati nukë janë randa.
4 Gjithë qish ka lemë prei Perëndiet e mund botënë, edhe këjo ashtë fitoreja qi mundi botënë, do me thanë besa jonë.
5 Cilli asht’ ai qi mund botënë, veç ai qi beson se Iesui asht’ i Bir’ i Perëndisë.
6 Kyi asht’ ai qi erdhi prei ujit edhe prei gjakut, Iesu Krishti; jo prei ujit vetëmë, por edhe prei ujit edhe prei gjakut; edhe Shpirti asht’ ai qi deshmon, edhe Shpirti asht’ e vërteta.
7 Sepse tre jan’ ata qi deshmojënë ndë qiell: Ati, Fjala, edhe Shpirti Shenjt, edhe këta tre janë nji.
8 Edhe tre jan’ ata qi deshmojënë ndë dhet: Shpirti, edhe ujëtë, edhe gjaku, edhe tre janë mbë nji.
9 Ndë marrshim deshmin’ e nierëzëvet, deshmia e Perëndisë ashtë ma e madhe, se këjo ashtë deshmia e Perëndisë qi ka deshmuem për Birin’ e vet.
10 Ai qi i beson Birit Perëndisë, ka deshmi ndë vetëvetëhet; ai qi nuk’ i beson Perëndisë, e ka bam’ ate rrenës, sepse nuk’ i besoi deshmisë qi deshmoi Perëndia për Birin’ e vet.
11 Edhe këjo ashtë deshmia, se Perëndia na dha jetë pasosëme, edhe këjo jeta ashtë mbë Birin’ e ati.
12 Ai qi ka Birinë, ka jetënë; ai qi s’ka Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë.
13 Këto u shkrova juve qi besoni mb’emënit Birit Perëndisë, qi ta dini se keni jetë pasosëme, edhe qi besoni mb’emënit Birit Perëndisë.
14 Edhe kyi ashtë kucimi qi kemi tek ai, se, ndë lypshim gja mbas dashunimit ati, na ndëgjon.
15 Edhe ndë e ditshim se na ndëgjon, qish lypimë, e dimë se marrimë lypunatë qi kemi lypunë prei ati.
16 Ndë paftë kushi vëllan’ e vet se fëjen faj jo për vdekë, ka me lypunë, edhe Perëndia ka me i dhanë jetë, atyneve qi nukë fëjejënë për vdekë. Ashtë faj për vdekë, nukë thom lutetë për ate faj.
17 Qish-do shtrembëni ashtë faj, edhe ashtë faj jo për vdekë.
18 E dimë se gjithë kush ka lemë prei Perëndiet nukë fëjen, por ai qi ka lemë prei Perëndiet ruen vetëvetëhenë, edhe i keqi nuk’ e përket.
19 E dimë se jemi prei Perëndiet, edhe gjithë bota gjindetë mbë keqenë.
20 E dimë se i Bir’ i Perëndisë erth, edhe na dha mend për me ngjofunë vërtetinë; edhe jemi mbë vërtetinë, mbë Birin’ e ati Iesu Krishtinë? Kyi asht’ i vërteti Perëndi, edhe jeta e pasosëme.
21 Dielmthit’ e mi, rueni vetëhenë tuei prei idhujsh. Amen.