Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 John 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Dielmthit’ e mi, u shkruej juve këto, qi mos fëjeni; edhe ndë fëjeftë kushi, kemi kush lutetë tek Ati, Iesu Krishtin’ e dreitë;
2 edhe ai ashtë shpërblemit’ e fajevet t’ona, edhe jo vetëmë për t’onat, por edhe për gjithë botësë.
3 Edhe prei kësai e dimë se e kemi ngjofun’ ate, ndë rueitshim purosit’ e ati.
4 Ai qi thotë: E kam ngjofun’ ate, edhe mos ruejë porosit’ e ati, ashtë rrenës, edhe e vërteta s’ashtë mbë këte,
5 por ai qi ruejë fjalën’ e ati, me vërtetë dashunia e Perëndisë ashtë mbaruem te kyi, prei kësai e dimë, se jemi mb’ate.
6 Ai qi thotë se mbet mb’ate, ka detyrë, sikurse eci ai, kështu edhe kyi eci.
7 Vëllazën, nuk’ u shkrova juve nji porosi re, por nji porosi vietër, qi e kishitë çë përpara herësë; porosia e vietër’ ashtë fjala qi ndëgjuetë çë përpara herësë.
8 Për-së-ri u shkruej juve nji porosi re, qi asht’ e vërtetë mb’atë edhe mbë ju, sepse errësina shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit.
9 Ai qi thotë se ashtë ndë dritët, edhe ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët deri tashi.
10 Ai qi don vëllan’ e vet mbet ndë dritët, edhe shkandullë nuk’ ashtë tek ai.
11 Por ai qi ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët, edhe ecën nd’errësinët, edhe nukë di se ku vete, sepse errësina i verboi sytë.
12 U shkruej juve, dielmthit’ e mi, se u falnë fajetë tueja për emënin’ e ati.
13 U shkruej juve, atën, sepse keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, se e keni mundunë keqinë; u shkruej juve, çuna, sepse e keni ngjofun’ Atënë.
14 U shkruej juve, atën, sepse e keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, sepse jeni fortë, edhe fjala e Perëndisë mbet ndër ju, edhe e keni mundunë keqinë.
15 Mos doni botënë as ato qi janë ndë botët. Ndë dashtë kushi botënë, dashunia e Atit nuk’ ashtë mb’ate,
16 sepse qish-do gja qi ashtë ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe madhështia e jetësë, nuk’ashtë prei Atit, por ashtë prei botet.
17 Edhe bota shkon, edhe dëshërimi asai, por ai qi ban dashunimin’ e Perëndisë, mbet ndë jetët jetëvet.
18 Çuna, asht’ e mbrapëna orë, edhe sikurse ndëgjuetë, se antikrishti vien, edhe tashi janë shumë antikrishta, andai e dimë se asht’ e mbrapëna orë.
19 Duelnë prei nesh, por nuk’ ishinë prei nesh, sepse ndë ishinë prei nesh, do kishinë mbetunë me ne, por duelnë qi shpërfaqenë, se nukë janë gjithë prei nesh.
20 Edhe ju keni lyem prei Shenjtit, edhe i dini gjitha.
21 Nuk u shkrova juve, sepse nukë dini vërtetënë, por sepse e dini, edhe sepse qish-do rrenë nuk’ ashtë prei vërtetet.
22 Kush ashtë rrenësi, veçse ai qi mohon se Iesui nuk’ashtë Krishti? Kyi asht’ antikrishti, ai qi mohon Atën’ edhe Birinë.
23 Kush-do qi mohon Birinë, s’ka as Atënë.
24 Ate pra qi ju ndëgjuetë çë përpara herësë, le mbesi ndër ju. Ndë mbettë ndër ju ajo qi ndëgjuetë çë përpara herësë, edhe ju keni me mbetunë mbë Birin’ edhe mbë Atënë.
25 Edhe këjo asht’ e zotuemeja, qi ai na u zotue neve, jeta e pasosëme.
26 U shkrova juve këto për ata qi u gënjejënë juve.
27 Edhe ate lyemenë qi muertë prei ati, le mbessi ndër ju, edhe s’keni nevojë me u mësuem juve kushi, por sikurse u mëson ajo e lyemeja për gjitha, kështu asht’ edhe e vërtetë, edhe nuk’ ashtë rrenë; edhe sikurse u mësoi juve, keni me mbetunë mb’ate.
28 Edhe tashi, çunthit’ e mi, mbetni mb’ate, qi kur shpërfaqetë, kemi kucim, e mos turpënohemi prei ati mbë t’ardhëmen e ati,
29 Ndë e dini se asht’ i dreitë, dinia se kush-do qi ban dreitëninë ka lemë prei ati.