1 Corinthians 6
1 Kucon kushi prei jush, kur ka ndonji gja send kundrë tietërit, me u gjukuem përpara të shtrembëvet, e jo përpara shenjtënavet?
2 Nukë dini, se shenjtënitë kanë me gjukuem botënë? Edhe ndë u gjukoftë bota prei jush, s’jeni të zotënitë me gjukuem punë ma të vogëla?
3 Nuk’ e dini, se kemi me gjukuem engjujtë? Sa ma tepërë punët’ e kësaj jete?
4 Ndë paçi pra për me gjukuem punët’ e kësai jete, veni të rrinë për gjyqtarë ata qi nukë zihenë për gja ndë kishët.
5 Por u thom juve këte, qi të keni turp: kështu nukë qenëka ndërmiet jush as ndonji i ditshim, për me hym’ e me gjukuem ndërmiet vëllait vet?
6 Por vëllai gjukohetë me vëllanë, edhe këte e ban përpara të pabesëvet?
7 Tashti pra ashtë kreit faj ndërmiet jush, sepse ju keni gjyqe njiani me tietërinë; përse ma tepërë nukë lini me u bamë paudhë juve? Përse ma tepërë nukë lini me u bamë dam juve?
8 Por ju e bani paudhë, e u bani dam atyneve, edhe këto ua bani vëllazënavet.
9 Apor nuk’ e dini, se të shtrembëtitë s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë? Mos gënjehi: as kurvarë, as idhullatrë, as ndynësa, as ata qi janë të sqaqunë, as ata qi shkojnë mbrapa mashkujsh,
10 as viedhësa, as lakëmuesa, as të deitunë, as përqeshësë, as rrëmbesësë, s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë.
11 Edhe kësish ishitë disa vetë, por u latë, e u shenjtënuetë, e dueltë të dreitë me anë të emënit Iesu Krishtit, edhe me anë të Shpirtit Perëndisë t’anë.
12 Të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha nukë më vëjeinë; të gjitha janë ndë pushtet t’em, por unë s’kam me u pushtuem as prei ndonji gjajet.
13 Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellët, por Perëndia ka me prishun’ edhe këte edhe këto; e korpi nuk’ ashtë për kurvëninë, por për Zotinë, edhe Zoti për korpinë.
14 Edhe Perëndia sikurse ngjalli Zotinë, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë të fuqisë vet.
15 Nuk’ e dini, se korpnatë tuei jan’ anët’ e korpit Krishtit, do të marr unë pra anët’ e korpit Krishtit, me i bam’ anë korpit të kurvësë? Qoftë lark!
16 Apor nuk’ e dini, se ai qi ngjitetë me kurvënë ashtë nji korp? Sepse “kanë me qenunë”, thotë, “të dy ndë nji mish”.
17 Por ai qi ngjitetë me Perëndinë, ashtë nji shpirt me atë.
18 Ikni prei kurvënisë; qish do faj qi ban nieriu ashtë jashtë korpit, por ai qi kurvënon, fëjen mbë korpt të vet.
19 Apor nuk’ e dini, se korpi juei ashtë tempulli i Shpirtit Shenjt qi rri ndër ju, edhe ate e keni prei Perëndisë, edhe nukë jeni të zotënit’ e vetëhesë tuei.
20 Sepse u bletë me çimim; lavdoni pra Perëndinë me korpinë tuei, edhe me shpirtinë tuei, qi janë të Perëndisë.