Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Gjithënji ndëgjohetë nji kurvëni ndër ju, edhe e tillë kurvëni, qi as ndërmiet kombevet nukë zihetë n’gojë, kaqi sa nji ketë gruen’ e atit vet.
2 Edhe ju jeni madhështuem, e jo bajitë vajë ma shumë, për me u ngritunë prei miedizit tuei ai qi bani këte punë?
3 Sepse unë, ndonëse s’jam aty me korp, por me shpirt jam aty; tashti sikur jam aty gjukova ate qi punoi këte ashtu.
4 Mb’emënit Zotit t’ynë Iesu Krishtit, si mbëlidhi ju edhe shpirti em, bashkë me fuqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
5 ta epni tillë nieri n’dorë Satanait për prishien’ e mishit, qi t’i shpëtohetë shpirti ndë ditët Iesuit.
6 Nuk’ asht’ i mirë mburrunitë tuei; nuk’ e dini, se pak brumë mbrum gjithë mbrumunitë?
7 Qirohi pra prei brumit vietërë, qi jeni mbrumunit’ e ri, sikurse jeni pabrumë, sepse pashka jonë, qi ashtë Krishti, u ba kurban për ne.
8 Përandai le ta mbamë festënë, jo me brumë vietërë, as me brumë keqes’ e ligësë, por me pabrumëna zemëre këthiellët’ e vërtetë.
9 U shkrova juve ndë letërët për mos me u përziem me kurvarë.
10 Edhe jo kreit me kurvarët e kësai bote, a me lakëmuesit, a me rrëmbesësit, a me idhullatrët, sepse atëherë duhetë me dalunë jashtë prei botësë.
11 Por tashti u shkrova juve, mos me u përziem ndë qoftë ndonji qi quhetë vëlla, se ashtë kurvar, a lakëmues, a idhullatër, a përqeshës, a i deitunë, a rrëmbesës; me tillin’ as mos hani bashkë.
12 Sepse për qish punë me gjukuem edhe përjashtëmitë? Nukë gjukoni ju përmbrendëshimitë?
13 Por Perëndia ka me gjukuem përjashtëmitë, përandai nxirrni jashtë keqinë prei miedizit tuei.