Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

1 Corinthians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Kështu le ta na numërojë qish do nieri, si shërbëtorë Krishtit, edhe kujdestarë mpshefësinavet Perëndisë.
2 E tietëra kërkohetë ndër kujdestarë për me dalunë gjithë-se-cilli besërat.
3 Sa për mue fort pak gja ashtë gjukohem prei jush, a prei gjyqit nieriut, por as unë s’gjukoj vetëhenë t’eme.
4 Sepse ndërgjegjëja eme nukë shan as për ndonji gja, por me këte nukë kam dalun’ i dreitë, por ai qi gjukon ashtë Zoti.
5 Përandai mos gjukoni asgja para kohësë, deri sa vijë Zoti, i cilli ka me nxierrë ndë dritë mpshefëtat’ e errësinësë, edhe ka me diftuem këshillet’ e zemëravet; edhe atëherë lavdimi ka me u bamë mbë gjithë-se-cillinë prei Perëndisë.
6 Edhe këto, o vëllazën, i këtheva përmbi vetëhenë t’eme, edhe përmbi Apollonë për ju, qi mësohi prei vetëhesë tuei, mos me pasunë ndër mend ma tepërë se qish ashtë shkruem, qi mos madhështohi njiani për tietërinë kundrë tietërit.
7 Sepse cilli shqyen tyi prei tietërit? Edhe qish ke ti, ate qi s’more? Por ndë e paç marrë, përse mburre sikurse nuk’ e ke marrë?
8 Tashti jeni ngimë, tashti u batë pasunë, mbëretënuetë pa ne; edhe makarë kishitë mbëretënuem, për me mbëretënuem edhe na bashkë me ju.
9 Sepse duketë, se Perëndia na dëfteu neve apostujt’ e mbrapën si për vdekë, sepse u bam theatër mbë botët, edhe mbë engjujt, edhe mbë nierëzit.
10 Na jemi marrë për Krishtinë, e ju mentshim mbë Krishtinë; na dobë, e ju fortë; ju lavdueshim, e na panderëshim.
11 Deri mbë këte orë kemi edhe u, e kemi et, e kemi sveshunë, e rrifemi me shuplaka, e sillemi andej e këndej,
12 e mundohemi tue punuem me duert t’ona; tue u përqeshunë, bekoimë; tue u ndiekunë, duroimë;
13 tue u nemunë, lutemi; u bam porsi pshimet’ e botësë, edhe porsi plehet’ e gjithëve deri tashti.
14 Nukë shkruej këto për me u turpënuem juve, por u mësoj juve porsi dielmt’ e mi dashunë.
15 Sepse ndë paçi dhetë mijë mieshtra mbë Krishtinë, por nukë keni shumë atëna, sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë ungjillit.
16 U lutem juve pra, merrni mbrapa.
17 Përandai u dërgova juve Timothenë, i cilli ashtë diali em i dashun’ edhe besëtar mbë Zotinë, ai ka me u prumë ndër mend juve udhët’ e mia qi janë mbë Krishtinë, sikurse mësoj gjithë-kund mbë qish do kishë.
18 Por disa vetë u madhështuenë, sikurse unë s’kishiem për me ardhunë te ju,
19 por kam me ardhunë shpeit te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për me ngjofunë jo fjalën’ e atyneve qi madhështohenë, por fuqinë.
20 Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë me fjalë, por me fuqi.
21 Qish doni? vij te ju me shkop, a por me dashuni, e me shpirt butë?