Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

1 Corinthians 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe unë, o vëllazën, nukë mufta me folunë te ju porsi mbë nierës shpirtit, por porsi mbë nierës mishit, porsi mbë foshnje mbë Krishtinë.
2 U ushqeva juve me qumështë, e jo me gjellë, sepse edhe s’mundeshitë me pritun’ ate, por edhe tashti s’mundeni, sepse jeni por nierës mishit;
3 sepse kur ashtë ndër ju zmir, e qartë, e dame, a nukë jeni nierës mishit, edhe ecëni mbas nieriut?
4 Sepse kur thotë njiani: Unë jam i Paulit; e tietëri: Un’ i Apolloit, a nukë jeni nierës mishit?
5 Cilli pra ashtë Pauli, e cilli Apolloi, jo tietër përveç shërbëtorë qi besuetë me anë t’atyneve, edhe sikurse dha Zoti mbë gjithë-se-cillinë?
6 Unë mbolla, Apolloi ngjomi, por Perëndia i rriti.
7 Kaqi sa as ai qi mbiell nuk’ ashtë gja, as ai qi ngjom, por Perëndia qi rrit.
8 Edhe ai qi mbiell, e ai qi ngjom janë nji; edhe gjithë-se-cilli ka me marrë pagën e vet mbas mundiesë vet.
9 Sepse na jemi punëtorë bashkë me Perëndinë: ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
10 Mbas hirit Perëndisë qi m’u dha, si mieshtër i ditshim unë vuna themel, e nji tietër ndërton, por gjithë-se-cilli le shofi kush ndërton.
11 Sepse askushi nukë mundetë me vumë tietër themel, përveç ati qi ashtë vumë, i cilli ashtë Iesu Krishti.
12 Edhe ndë ndërtoftë kushi mbi këte themel, ar, argjand, gur paçimueshim, dru, bar, kallam,
13 gjithë-se-cillit ka me iu diftuem puna, sepse dita ka me e diftuem; sepse me anë ziarrmit shpërfaqetë, edhe ziarrmi ka me provuem punën’ e gjithë-se-cillit qish faret ashtë.
14 Ndë mbettë puna e ndonjianit qi ndërtoi, ka me marrë pagë;
15 ndë u diektë puna e ndonjianit, ka me iu bamë dam, por ai ka me shpëtuem kështu porsi prei ziarrmit.
16 Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Shpirti i Perëndisë rri ndër ju?
17 Ndë prishtë kushi tempullin’ e Perëndisë, këte ka me e prishunë Perëndia, sepse tempulli i Perëndisë qi jeni ju ashtë shenjt.
18 Askushi le mos gënjejë vetëvetëhenë: ndë kujtoftë ndonji ndër ju se asht’ i ditshim ndë këte jetë, le bahet’ i marrë, për me u bam’ i ditshim.
19 Sepse ditunia e kësai bote ashtë marri ndaj Perëndisë, sepse ashtë shkruem: “Ai qi ze ditshimitë ndë dinakëri t’atyne”.
20 Edhe për-së-ri: “Zoti ngjef mendimet’ e ditshimvet se janë kota”.
21 Përandai askushi le mos mburretë mbë nierës, sepse gjitha janë tuejatë.
22 A Pauli, a Apolloi, a Kifai, a bota, a jeta, a vdeka, a këto qi janë tashti, a ato qi kanë me ardhunë - gjitha janë tuejatë,
23 edhe ju Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.