Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

1 Corinthians 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe unë, o vëllazën, kur erdha te ju, nuk’ erdha me naltësinë fjale a ditunie, për me u diftuem juve deshmin’ e Perëndisë.
2 Sepse e pashë me udhë mos me ditun’ asgja ndër ju, veçe Iesu Krishtinë, edhe këte kryqëzuem.
3 Edhe un’ erdha te ju me dobësinë, e me frikë, e me shumë drithtim;
4 edhe fjala eme e predikimi em nuk’ u ba me fjalë mbushëmeje mendienë prei ditunisë nierëzëvet, por me diftuem Shpirti e fuqie,
5 qi mos jetë besa juei prei ditunisë nierëzëvet, por prei fuqisë Perëndisë.
6 Edhe flasimë dituni ndër ata qi janë thieshtë, por jo dituni kësai jete, as urdhënarëvet kësai jete, qi janë prishunë,
7 por flasimë dituni Perëndie me mpshefësinë, ate ditunin’ e mpshefëtë, qi urdhënoi Perëndia përpara jetëvet për laftinë t’anë,
8 cillënë nuk’ e ngjofi ndonji prei urdhënarëvet kësai jete, sepse ndë e kishinë pasë ngjofunë, nukë do kishinë kryqëzuem Zotin’ e laftit,
9 por, sikurse ashtë shkruem: “Ato qi s’i pa sy, e s’i ndëgjoi vesh, e s’hynë ndë zemërë nieriut, cillatë Perëndia i bani gati për ata qi e duenë”.
10 Por Perëndia na i sbuloi neve me anë Shpirtit vet, sepse Shpirti shikon gjitha, edhe thellat’ e Perëndisë.
11 Sepse cilli prei nierëzish ngjef punët’ e nieriut, përveç shpirtit nieriut qi ashtë nd’ate? Kështu edhe punët’ e Perëndisë askushi s’i ngjef, përveç Shpirtit Perëndisë.
12 Edhe na s’kemi marrë shpirtin’ e botësë, por Shpirtinë qi ashtë prei Perëndisë, për me ngjofun’ ato dhunëtitë qi u dhanë mbë ne prei Perëndisë.
13 Për ato edhe flasimë jo me fjalë mësueme prei ditunie nierëzish, por me fjalë mësueme prei Shpirtit Shenjt, tue vumë nji për nji punë shpirtënishte me punë shpirtënishte.
14 Por nieriu si shtazë nukë pret punët’ e Shpirtit Perëndisë, sepse janë marri për ate, edhe nukë mundetë me i ngjofunë, sepse ato gjukohenë shpirtënisht.
15 Por nieriu i shpirtit i gjukon gjitha, e ai nukë gjukohetë as prei ndonjianit.
16 Sepse “Cilli ngjofi mendien’ e Zotit, qi mësojë ate?”, por na kemi mendien’ e Krishtit.