Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 16

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe për mbëledhunit’ e astrëvet për shenjtënit sikurse urdhënova kishat’ e Galatisë, kështu bani edhe ju.
2 Për gjithë ditën’ e parë javësë gjithë-se-cilli prei jush le vejë mbë-nj-anë, edhe mbëledhi ate qi t’i bajë mbarë Perëndia, për mos me u bamë mbëledhuna astrësh kur vij unë.
3 Edhe kur vij un’ aty, kam me dërguem me letëra ata qi sgjidhni ju, qi shpienë dhunëtinë tuei ndë Ierusalem.
4 Edhe ndë qoftë se vëjen me votun’ edhe unë, kanë me votunë bashkë me mue.
5 Edhe kam me ardhunë te ju si shkoj rreth Makedonisë (sepse tashti po shkoj ndëpër Makedoni).
6 Edhe ndë qoftë kam me mbetun’ afër jush pak kohë, a druese kam me dimënuem, për me përsiellë ju kudo qi vete,
7 sepse s’due qi t’u shof juve tashti tue shkuem udhësë, por shpërej me mbetun’ afër jush disa kohë, ndë lashtë Zoti.
8 Edhe kam me mbetunë ndë Efesë deri ditën’ e Pendikostisë.
9 Sepse m’u çel nji der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish qi rrinë kundrë.
10 Edhe ndë arthtë Timotheu, këqyrni jetë pa frikë te ju, sepse edhe ai punon punën’ e Zotit sikurse edhe unë.
11 Askushi pra mos e bajë për asgja ate, por e përsillni me paqtim, qi vijë te unë, sepse po e pres bashkë me vëllazënit.
12 Sa për vëllan’ Apollonë, iu lutsh shumë qi vijë ndër ju bashkë me vëllazënit, edhe nukë donte kreit me ardhunë tashti, por ka me ardhunë, kur ketë kohë.
13 Rrini squtë, qindroni ndë besët, bahi burra, e forcohi.
14 Gjithë punëtë tueja le bahenë me dashuni.
15 Edhe u lutem juve, o vëllazën (e dini shtëpin’ e Stefanait, se ashtë pem’ e parë e Ahaisë, edhe kushtuenë vetëvetëhenë ndë shërbesë shenjtënavet),
16 ulni kryet’ edhe ju mbë kësish, edhe mbë qish do nieri qi punon bashkë me ne edhe mundohetë.
17 Edhe gëzohem për ardhunit’ e Stefanait, edhe Furtunatit, edhe Ahaikut, sepse këta mbushnë mangunitë t’anë,
18 sepse prajtnë shpirtinë t’em edhe tueinë; i ngjifni pra këta se qish janë.
19 U falenë juve me shëndet kishat’ e Asisë; u falenë juve shumë me shëndet mbë Zotin’ Akyla edhe Priskilla bashkë me kishënë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne.
20 U falenë juve me shëndet gjithë vëllazënit; puthni njiani tietërinë me puthme shenjtënueshime.
21 falunitë me shëndet u shkrue me dorën t’eme Paulit.
22 Ndë mos dashtë kush Zotinë Iesu Krisht, qoftë mallëkuem, Maran-atha.
23 Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë me ju.
24 Dashunia eme qoftë me gjithë ju mbë Iesu Krishtinë. Amen. E para (letërë) mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet, (edhe u dërgue) me anë te Stefanait e Furtunatit e Ahaikut e Timotheut.