1 Corinthians 14
1 Ndiqni dashuninë, edhe lypni me zemërë të përvëlutë punët’ e shpirtit, por ma tepërë qi të profetizoni.
2 Sepse ai qi flet gjuhë të huej, nuk’ u flet nierëzëve, por Perëndisë, sepse askushi s’e ndëgjon, por me shpirtin’ e vet flet pshefësina,
3 por ai qi profetizon, u flet nierëzëvet për të ndërtuem, e për mësim, e për ngushullim.
4 Ai qi flet gjuhë të huej, ndërton vetëvetëhenë, por ai qi profetizon ndërton kishënë.
5 Edhe due gjithë ju me folunë gjuhëna, por ma tepërë qi të profetizoni, sepse ai qi profetizon ashtë ma i madh se ai qi flet gjuhëna, veç ndë e këtheftë, qi të marri të ndërtuem kisha.
6 Edhe tashti, o vëllazën, ndë arthsha te ju tue folunë gjuhëna, qish dobi kam me u bamë juve, ndë mos u folsha juve a me të sbulueme, a me të ditunë, a me profezi, a me mësim?
7 Edhe ato qi s’kanë frymë, a bajnë za, a fyll, a qitharë, ndë mos bafshinë zana të shqyta, si ka me u marrë vesht të ranët’ e fyllit, a të ranët’ e qitharësë.
8 Sepse, trumbeta ndë dhashtë za qi s’mirretë vesht, cilli ka me u bamë gati për luftë?
9 Kështu edhe ju, me anë të gjuhësë ndë mos bafshi nji fjalë qi mirretë vesht mirë, si ka me u marrë vesht ajo qi flitetë? Sepse kemi me folunë nd’erët.
10 Janë ndodhunë kaqi duer zanash ndë botët, edhe as ndonji prei atyneve s’ashtë qi s’mirretë vesht.
11 Ndë mos ditsha pra fuqin’ e zanit, kam me qenunë nji barbar mb’ate qi flas, edhe ai qi flet, nji barbar tek unë.
12 Kështu edhe ju, mbassi u përvëlohetë zemëra për dhunëtiat shpirtënishte, lypni qi të tepëroni për të ndërtuemit’ e kishësë.
13 Përandai ai qi flet gjuhënë të huej le të faletë qi bahet’ i zoti me e këthyem.
14 Sepse ndë u falsha me gjuhë të huej, shpirti em faletë, por mendëja eme ashtë pa pemë.
15 Qish duhetë pra? Do të falem me shpirtin’, e do të falem edhe me mendëjenë; do të psall me shpirtin’, e do të psall edhe me mendëjenë.
16 Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ai qi rri ndë vend të paditunit, si ka me thanë Amen, kur fale ndersë ti, sepse ai nukë di se qish thue.
17 Sepse ti fale ndersë mirë, por tietëri s’ndërtohetë.
18 I falem ndersë Perëndisë t’em, se flas ma shumë gjuhëna se ju,
19 por unë due me folunë pesë fjalë me mendëjenë t’eme ndë kishë, qi të mësoj edhe të tierë, se dhetë mijë fjalë me gjuhë të huej.
20 O vëllazën, mos u bani çuna ndër mend, por bahi foshnje mbë të keqet, e ndër mend bahi të kullutë.
21 Ashtë shkruem ndë ligjët: “Se me të tiera gjuhëna, e me të tiera buzë kam me i folunë këti populli, por as kështu s’kanë me më ndëgjuem” - thotë Zoti.
22 Përandai gjuhënatë janë për shenj, jo për ata qi besojnë, por për të pabesët, e profezia ashtë jo për të pabesët, por për ata qi besojnë.
23 Ndë u mbëlethtë pra gjithë kisha mbë nji vend, edhe të gjithë flasinë gjuhëna të hueja, hyjn’ edhe nierës të paditshim a të pabesë, a s’kanë me thanë, se jeni të çmendunë?
24 Por ndë profetizofshinë të gjithë, e hyn nji i pabesë, a i paditshim, e sbulohetë prei të gjithëve, e gjukohetë prei të gjithëve,
25 edhe kështu të mpshefëtat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu ka me ranë me faqe përmbys, e ka me adhuruem Perëndinë, tue diftuem, se për të vërtetë Perëndia qenëka ndër ju.
26 Qish duhetë pra, o vëllazën? Kur të mbëlidhi, gjithë-se-cilli prei jush ka psallmë, ka mësim, ka gjuhë, ka të sbuluemë, ka të këthyeme gjuhënash; të gjitha le të bahenë për të ndërtuem.
27 Ndë foltë gjuhë të huej, le ta bajnë këte dy ka dy, a ma të shumënë tre ka tre, edhe njiani mbas tietërit, edhe njiani le të këthejë,
28 por ndë mos qoftë kush me këthyem, le të pushojë ndë kishë, e le të flasi me vetëvetëhen’ e me Perëndinë.
29 E profetënitë le të flasinë dy a tre, edhe të tierëtë le të bajnë gjyq.
30 E ndë iu sbuloftë ndonji tietërit qi rri, le të pushojë i pari.
31 Sepse të gjithë mundeni me profetizuem njiani mbas tietërit, qi të xanë të gjithë, edhe të ngushullohenë të gjithë.
32 Edhe shpirtënat’ e profetënavet u ulinë kryetë profetënavet,
33 sepse Perëndia s’ashtë Perëndi të përziemi, por paqtimi, sikurse mbë gjithë kishat e shenjtënavet.
34 Gratë tueja le të pushojnë ndë kishat, sepse ato s’kan’ urdhënë me folunë, por të ulinë kryetë, sikurse edhe ligja thotë.
35 Por ndë daçinë me xanë gja, le të pyesinë burrat’ e vet ndë shtëpi, sepse ashtë turp për gratë me folunë ndë kishë.
36 Apor veç prei jush duel fjala e Perëndisë? Apor mbë ju vetëm’ e mbërrini?
37 Ndë iu duktë kuit se ashtë profet a njieri i shpirtit, le të marri vesht ato qi u shkruej juve, sepse janë porosit’ e Zotit,
38 por ndë qoftë ndonji i paditshim, le të jet’ i paditshim.
39 Përandai, o vëllazën, lypni me zemërë të përvëlutë me profetizuem, edhe mos ndalni me folunë gjuhëna.
40 Të gjitha le të bahenë sikundrë ka hie edhe me rregullë.