Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 12

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe për dhunëtiat shpirtënishte, o vëllazën, s’due jeni paditunë.
2 E dini se ishitë kombe, tue u tërhequnë sikurse tërhiqeshitë mbas idhujvet qi janë pagojë.
3 Përandai u diftoj juve, se kush flet me Shpirt Perëndisë, nuk’ i thotë Iesuit, qoftë mallëkuem; edhe kurkushi s’mundetë me thanë, se Iesui ashtë Zot, veç prei Shpirtit Shenjt.
4 Edhe janë dame dhunëtiash, por Shpirti asht ai vetë;
5 edhe janë dame shërbesash, por Zoti asht’ ai vetë.
6 Jan’ edhe dame punësh, por Perëndia asht’ ai vetë qi punon gjitha mbë gjithë.
7 Edhe shpërfaqunit’ e Shpirtit i epetë gjithë-se-cillit për mirënë.
8 Sepse njianit i epetë fjalë ditunie prei Shpirtit, e tietërit fjalë mendëje, prei ati Shpirtit vetë;
9 edhe tietërit besë, prei ati Shpirtit vetë; edhe tietërit dhunëtia shëndoshunash, prei ati Shpirtit vetë;
10 edhe tietërit punë mërekulliash, e tietërit profezi, e tietërit sgjidhuna frymash, e tietërit qish do farë gjuhënash, e tietërit këthyemë gjuhënash;
11 edhe gjitha këto i punon njiani edhe ai Shpirti vetë, tue ia damë gjithë-se-cillit tietërazi, si detë.
12 Sepse sikurse korpi ashtë nji, edhe ka shumë copa, edhe gjithë copat’ e nji korpi ndonëse janë shumë, por ashtë nji korp, kështu edhe Krishti.
13 Sepse na gjithë jemi pagëzuem prei nji Shpirti mbë nji korp, a Iudej, a Grekë, a shërbëtorë, a lirë; edhe gjithë jemi ujitunë mbë nji Shpirt.
14 Sepse edhe korpi s’ashtë nji copë, por shumë.
15 Ndë thashtë kamba: Sepse s’jam dorë, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit?
16 Edhe ndë thashtë veshi: Sepse s’jam sy, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit?
17 Ndë ishte gjithë korpi sy, ku do t’ishte ndëgjuemitë? Ndë ishte gjithë ndëgjuem, ku do t’ishte marrët’ erë?
18 Por tashti Perëndia ka vumë copatë gjithë-se-cillënë prei asosh ndë korpt, si deshi.
19 Por ndë ishinë gjithë nji copë, ku do t’ishte korpi?
20 Por tashti janë shumë copa, e nji korp.
21 Edhe s’mundetë syni me i thanë dorësë: Nukë duhe; a për-së-ri krei me i thanë kambëvet: Nukë duhi.
22 Por shumë ma tepër’ ato copat’ e korpit qi dukenë ma doba, këto janë nevojëshime;
23 edhe ato copat’ e korpit qi na dukenë se janë ma panderëshime, këtyneve u apimë ma shumë nderë; edhe shumtuemetë t’ona kanë ma tepërë hie; e hieshimetë t’ona s’kanë nevojë.
24 Por Perëndia e bashkoi korpinë, e i dha ma tepërë nderë asai copësë qi ka mangutë,
25 për mos me qenunë shqerrë ndë korpt, por copat’ e korpit kenë kujdes njiana për tietërënë.
26 Edhe ndë pësoftë nji copë, gjithë copatë pësojnë bashkë me ate; a ndë u nderoftë nji copë, gjithë copatë gëzohenë bashkë me ate.
27 Edhe ju jeni korpi i Krishtit, edhe copa veç e veç.
28 Edhe Perëndia vuni ndë kishët parën’apostuj, dytënë profetën, tretënë mieshtra, mbasandai mërekullia, mbasandai dhunëtia shëndoshunash, ndifma, guvernia, qish do farë gjuhënash.
29 Mos jan’ apostuj gjithë? Mos janë profetën gjithë? Mos janë mieshtra gjithë?
30 Mos bajnë mërekulli gjithë? Mos kanë dhunëtia shëndoshunash gjithë? Mos flasinë gjuhëna gjithë? Mos këthejnë gjuhëna gjithë?
31 Por lypni me zemërë përvëlutë ato dhunëtiatë ma miratë, edhe do t’ u diftoj juve nji udhë shumë ma naltë.