1 Corinthians 11
1 Bani si baj unë, sikurse edhe unë baj si Krishti.
2 Edhe u lavdoj juve, o vëllazën, se më kuitoni mbë gjithë punët, edhe mbani porositë qi u lashë juve, sikurse ua dhashë juve.
3 Edhe due ta dini ju, se kryet’ e qish do burri ashtë Krishti, edhe kryet’ e grues’ ashtë burri, edhe kryet’ e Krishtit ashtë Perëndia.
4 Qish do burr kur të lutetë, a kur të profetizojë, ndë pastë mbuluem kryetë turpënon kryet’ e vet;
5 edhe qish do grue kur të lutetë, a kur të profetizojë me krye të sbulutë, turpënon kryet’ e vet, sepse ashtë gjithënji sikur me pasunë rrueitunë kryetë.
6 Sepse ndë mos u mbëloftë grueja, le të qethetë, por ndë ashtë turp për gruenë me u qethun’ a me u rrueitunë, le të mbulohetë,
7 sepse burri nukë duhetë me mbuluem kryetë, sepse ashtë figure edhe laft i Perëndisë, por grueja ashtë laft i burrit;
8 sepse burri nuk’ ashtë prei gruesë, por grueja prei burrit;
9 sepse nuk’ u krijue burri për gruenë, por grueja për burrinë.
10 Përandai grueja duhetë me pasunë pushtet mbi krye të vet për engjujt.
11 Por as burri pa gruenë, as grueja pa burrinë janë mbë Zotinë.
12 Sepse sikurse grueja ashtë prei burrit, kështu edhe burri ashtë me anë të gruesë, por të gjitha janë prei Perëndisë.
13 Gjukoni ju ndër vetëhet tueja: i ka hie gruesë me iu falunë sbulutë Perëndisë?
14 Apor as ajo natyra nuk’ u difton juve, se burri ndë pastë flokë të gjatë, ashtë turp për atë?
15 Por grueja ndë pastë flokë të gjatë, ashtë laft për ate, sepse floku iu ka dhanë ndë vend të mbulesësë.
16 Por ndë duketë kushi, se do me bamë qartë, na s’kemi të tillë zakon, as kishat’ e Perëndisë.
17 Edhe tue porositunë këte, nukë lavdoj, se mbëlidhi jo për ma të mirënë, por për ma të keqenë.
18 Sepse ma përpara kur mbëlidhi ju ndë kishët, ndëgjoj se janë shqerra ndërmiet jush, edhe mbë nji anë besoj.
19 Sepse duhetë me qenun’ edhe eresia ndërmiet jush, për me u shpërfaqun’ ata qi janë të provueshim ndërmiet jush.
20 Kur të mbëlidhi pra mbë nji vend, nuk’ ashtë për me ngranë darkën’ e Zotit,
21 sepse mbë të ngranët gjithë-se-cilli merr përpara tietërit darkën’ e vet, edhe njianit i vien uni e tietëri asht’ i deitunë.
22 Mos nukë keni shtëpia për me ngran’ e për me pimë? Apor s’e zini për gja kishën’ e Zotit, edhe turpënoni ata qi s’kanë? Qish t’u thom juve? T’u lavdoj për këte? Nuk’ u lavdoj.
23 Sepse un’ e mora prei Zotit ate qi u dhash’ edhe juve, se Zoti Iesu mb’ate natë qi do të trathtohei, muer bukë,
24 edhe si u fal ndersë theu, edhe tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em, qi thyhetë, për ju, këte bani për kuitiminë t’em.
25 Por kështu edhe kupënë, mbassi kishte darkuem, tue thanë: Këjo kupë ashtë dhiata e re ndë gjakunë t’em; këte bani, sa herë të pini për kuitiminë t’em.
26 Sepse sa herë të hani këte bukë, edhe të pini këte kupë, diftoni vdekën’ e Zotit, deri mb’ate kohë qi të vijë.
27 Përandai ai qi të hajë këte bukë, a të pijë këte kupën’ e Zotit pa qenun’ i vëjefshim, ka me qenunë fajtuer i korpit edhe i gjakut Zotit.
28 Por le të shikojë vetëvetëhenë nieriu, edhe kështu le të hajë prei asai bukësë, edhe le të pijë prei asai kupësë.
29 Sepse ai qi ha e pi pa qenun’ i vëjefshim, ha e pi gjukim për dam për vetëvetëhenë, sepse nukë dan korpin’ e Zotit.
30 Përandai janë shumë të dobë edhe të sëmunë ndër ju, edhe vdesinë mëjaft vetë.
31 Sepse ndë shqyeishim vetëhetë t’ona, s’do të gjukoheshim,
32 por kur gjukohemi, mundohemi prei Zotit, qi të mos gjukohemi për të keq bashkë me botënë.
33 Përandai, o vëllazën, kur të mbëlidhi për me ngranë, pritni njiani tietërinë,
34 por ndë i arth’ uni kuit, le të hajë ndë shtëpi, qi të mos mbëlidhi për me u gjukuem për dam. Edhe të tieratë kam me i vumë mbë rregullë, kur të vij.