1 Corinthians 10
1 Edhe unë s’due për mos me e ditunë ju, o vëllazën, se gjith’ atënitë t’anë ishinë ndënë renë, edhe të gjithë shkuenë ndëpër miedis te detit;
2 edhe të gjithë mbë Moisenë u pagëzuenë ndë ret e ndë det;
3 edhe të gjithë hangrën ate gjellë shpirti, edhe të gjithë pin’ ate të pimë shpirti,
4 sepse pinë prei gurit shpirtit qi shkonte mbrapa; edhe guri ishte Krishti.
5 Por Perëndia nuk’ i pëlqeu ma të shumëtë prei atyneve, sepse u shtruenë për dhe ndë shkretinët.
6 Edhe këto u banë për shëmbëllëtyrë mbë ne, për mos me dëshëruem edhe na punët’ e këqia, sikurse dëshëruen’ edhe ata.
7 As idhullatër mos bahi, porsi disa vetë prei atyneve, sikurse ashtë shkruem: “Populli ndenji me ngran’ e me pimë, edhe u ngritnë me lueitunë”.
8 As të mos kurvënoimë, sikurse disa vetë prei atyneve kurvënuenë, edhe ranë të vdekunë për nji ditë njizet e tri mijë.
9 As të mos ngasimë Krishtinë, sikurse edhe disa vetë prei atyneve e nganë, edhe u prishnë prei gjarpinjsh.
10 As mos murmuroni, sikurse edhe disa vetë prei atyneve murmuruenë, edhe u prishnë prei prishësit.
11 Edhe gjithë këto punë baheshinë për shëmbëllëtyrë mb’ata; edhe u shkruenë për mësiminë t’anë, qi na e mbërrinë të mbaruemet’ e jetëvet.
12 Kaqi sa ati qi i duketë se qindron, le të shikojë mos bierë poshtë.
13 Tietër ngasejë nuk’ u ka gjetunë juve, përveç nierëzie, por Perëndia ashtë besëtar, i cilli s’ka me u lanë juve me u ngamë tepërë fuqisë tuei, por bashkë me ngasëjenë ka me u dhan’ udhë të dilni, qi të mundeni me duruem.
14 Përandai, o të dashunit’ e mi, ikni prei idhullatrisë.
15 Flas porsi mbë të urtë; gjukonia ju ate qi thom.
16 Ajo kupa e bekimit qi bekoimë, a nuk’ ashtë kungimi i gjakut Krishtit?
17 Sepse na të gjithë jemi nji bukë, nji korp; sepse të gjithë kemi marrë piesë prei nji buke.
18 Shikoni Israelinë qi ashtë prei mishit; ata qi hanë prei kurbanëvet, s’janë piesëtarët’ e theroresë?
19 Qish thom pra? Se ashtë gja idhulli? Apor se ashtë gja kafsha qi i bahetë kurban idhujvet?
20 Jo, por ato kafsha qi bajnë kurban kombetë, ua bajnë kurban diajvet, e jo Perëndisë; edhe unë s’due të bahi ju piesëtarët’ e diajvet.
21 S’mundeni me pimë kupën’ e Zotit, edhe kupën’ e diajvet; s’mundeni me marrë piesë prei truvezësë Zotit, edhe prei truvezësë diajvet.
22 Apor kemi me i shtimë zmirinë Zotit? Mos jemi ma të fortë se ai?
23 Të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha s’bajnë mirë; të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha s’ndërtojnë.
24 Askushi le të mos kërkojë për të mirën’ e vet, por gjithë-se-cilli edhe për të tietërit.
25 Qish do gja qi shitetë ndë maqeli hahetë, pa mos vum’ ore ndërgjegjëjenë,
26 sepse “dheu asht’ i Zotit, edhe të mbushunit’ e ati.”
27 Edhe ndë u thërrittë ndonji prei të pabesëvet, edhe doni me votunë, hani gjithë qish t’u vihetë përpara, pa mos vum’ ore ndërgjegjëjenë.
28 Por ndë u thashtë kushi: Këjo ashtë kafshë e therëme mbë idhujt, mos hani, për atë qi diftoi, edhe për ndërgjegjëjenë, sepse “dheu asht i zotit, edhe të mbushinit’ e ati”.
29 Edhe ndërgjegjëje thom, jo tandenë, por të tietërit, sepse përse gjukohetë të lirëtë t’em prei tietër ndërgjegjëje?
30 Edhe unë ndë marrsha piesë me të falunë ndersë, përse nemem unë për ate gja qi falem ndersë?
31 Ndë hangrëshi pra, a ndë pifshi, a ndë bafshi ndonji gja, të gjitha bani për laftin’ e Perëndisë.
32 Mos bahi shkandull’ as mbë Iudej, as mbë Grekë, as mbë kishët të Perëndisë.
33 Sikurse edhe unë mbë gjithë punët’ pëlqehem mbë të gjithë, pa kërkuem për të mirënë t’eme, por edhe për të shumëvet, qi të shpëtohenë.