Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Corinthians 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli thërritun’ apostull i Iesu Krishtit, me anë dashunimit Perëndisë, edhe Sostheni vëllai,
2 mbë kishën’ e Perëndisë qi ashtë ndë Korinthë, shenjtënueshimitë mbë Iesu Krishtinë, thërritunë shenjtëna, bashkë me gjith’ ata qi thërrasinë mbë qish do vend emënin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, t’atyne edhe t’ynit.
3 Hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
4 I falem nders përherë Perëndisë t’em për ju, për ate hirin’ e Perëndisë qi u dha mbë ju me anë Iesu Krishtit,
5 se u batë pasunë prei ati mbë qish do fjalë, e mbë qish do mend,
6 sikurse deshmia e Krishtit u vërtetue mbë ju,
7 kaqi sa s’u mengon juve as ndonji dhunëti tue pritunë sbuluemen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
8 i cilli ka me u vërtetuem juve dilni faqe-bardhë deri mbrapëni, ndë ditë Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
9 Perëndia ashtë besëtar, prei cillit u thërritët ndë shoqëni Birit ati Iesu Krishtit Zotit t’ynë.
10 Edhe u lutem juve, o vëllazën, për emënë Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi thoni gjithë nji fjalë, edhe mos jenë shqerra ndër ju, por jeni piekunë me nji shpirt e me nji mend.
11 Sepse diftuenë për ju, o vëllazën, ata qi janë prei shtëpisë Kloesë, se janë qarta ndër ju.
12 Edhe këte e thom, se gjithë-se-cilli prei jush thotë: Unë jam i Paulit, e un’ i Apolloit, e un’ i Kifait, e un’ i Krishtit. Damë ashtë Krishti?
13 Mos u kryqëzue Pauli për ju? Apor u pagëzuetë mb’emënë Paulit?
14 Falemi nders Perëndisë, se nukë pagëzova ndonji prei jush, veçse Krispin’ edhe Gainë,
15 qi mos thotë kushi, se pagëzova mb’emënë t’em.
16 Pagëzova edhe shtëpin’ e Stefanait, veç këtyneve nukë dij ndë pagëzova tietër kend.
17 Sepse Krishti nukë dërgoi me pagëzuem, por me ungjillëzuem; jo me dituni fjale, për mos me dalun’ i kotë kryqi i Krishtit.
18 Sepse fjala e kryqit ashtë marri mb’ata qi janë vdierrë, por mbë ne qi jemi shpëtuem ashtë fuqi Perëndie.
19 Sepse ashtë shkruem: “Kam me vdierrë ditunin’ e ditshimvet, edhe kam me hedhunë poshtë mendien’ e mentshimvet”.
20 Ku asht’ i ditshimi? Ku ashtë shkruisi? Ku ashtë kërkimtari i kësai jete? Nukë marroi Perëndia ditunin’ e kësai jete?
21 Sepse bota si nukë ngjofi Perëndinë me ditunin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrin’ e predikimit me shpëtuem ata qi besojnë.
22 Sepse edhe Iudeitë kërkojnë shenjë, edhe Grekëtë kërkojnë dituni.
23 Por na predikojmë Krishtin’ e kryqëzuem, qi ashtë shkandulë mbë Iudeit, e marri mbë Grekët,
24 por mb’ata qi janë thërritunë, Iude e Grekë, Krishti ashtë fuqi Perëndie, edhe dituni Perëndie.
25 Sepse marria e Perëndisë ashtë ma e ditshime se e nierëzëvet, edhe dobësina e Perëndisë ashtë ma e fortë se e nierëzëvet.
26 Sepse e shifni thirrëtë tuei, o vëllazën, se nukë jeni shumë ditshim prei mishit, jo shumë fuqishim, jo shumë fisshim.
27 Por Perëndia sgjodhi punët’ e marra botësë për me turpënuem ditshimitë, edhe Perëndia sgjodhi dobat’ e botësë, për me turpënuem fortatë.
28 Edhe Perëndia sgjodhi pafisshimet’ e botësë, edhe ato qi shahenë, edhe ato qi nukë janë, për me prishun’ ato qi janë,
29 qi mos mburretë ndonji mish përpara ati.
30 Edhe ju jeni prei ati mbë Iesu Krishtinë, i cilli u ba mbë ne dituni prei Perëndisë, dreitëni, e shenjtënim, e shpërblim,
31 qi sikurse ashtë shkruem: “Ai qi mburretë, le mburretë mbë Zotinë”.