Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Romans 11

:
Albanian - ALTMK27
1 Thom un’ adha: Mos e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj? Mos qoftë kurrë! Sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraamit, nga filia e Veniaminit.
2 Nuk’ e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj e pat njohurë përpara? A nuk’ e diji se ç’thotë karta nd’Istori Iliasë, ai rri e i lutetë Perndisë kondrë Israilit, e thotë.
3 O Zot, profitet’ e tu i vranë, e thisiastiret’ e tua i gremisnë. E unë mbeçë vetëmë, e kërkojënë Shpirtinë tim.
4 Po ç’i thot’ atij përgjegjurit’ e Perndisë? Laçë për vetëhe time shtatë mijë burra, nukë ujnjë gjunjë falishnë Vaalit.
5 Kështu edhe ndashti adha shpëtuanë ruajturitë, sikundrë qe zgjedhurit’ e dhurëtisë.
6 E nd’është për hir adha, nuk’ është për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është hir. Ndrishe puna nuk’ është punë.
7 E ç’ësht’ adha? Atë kërkon Israili nuk’ e gjeti; po zgjedhuritë e gjetnë, e gjithë tjerëtë u verbuanë.
8 (Sikundr’ është shkruarë: U dha ature Perndia Shpirt marrëzisë, si, e mos shohënë, veshë, e mos digjojënë), ngjera sot e gjithë ditënë.
9 Edhe Dhavidhi thotë: U bëftë mësalla e ture një dhokan për ta, një lak, e një grackë, për pagë ture.
10 U erçinë sit’ e ture mos shohënë. E rëndou gjithënjë supn’ e ture.
11 Thom adha unë: Mos u mbodhisnë për rarë? Mos qoftë kurrë! Po grëmisëj’ e ture u shpëtim ndë tjera fili, qenë ata zili mbë ta.
12 E nd’është grëmisëja e ature është zotëri e botësë, e varfëria e ature zotëri e filivet tjera, sa tepërë mbushurit’ e ture?
13 Mbë ju Ethnikotë thom, ngjera sa jam unë Apostoll i Ethnikovet, shërbieritë tim nderoj.
14 Mos vijë ndë zili kurmi im, e sos ndoca nga ata.
15 Sepse nd’u shtirëtë poshtë t’ature paqtuarit’ e botësë, ç’do jetë dheksurit’ e ture, përveçe ngjallturitë nga vdekuritë?
16 E nd’është nisuritë Shënjtëruarë, edhe brumëtë Shënjtëruarë. E nd’është rrënja e Shënjtëruarë, edhe degatë.
17 E nd’u çqienë ca nga degatë, e ti jeshe Ulli i egrë u mboliase ndë vënd ture, e u bëre shok i rrënjësë, edhe i lezetit ullirit.
18 Mos u mburr kondrë degavet. Ma ndë mburre, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja mban ti.
19 Ma do thuaç: U çqienë degatë, mboliasem unë.
20 Mirë (thua), për pabesllëk u çqienë, e ti rri i shëndoshë ndë besë. Mos u mburr adha, po trëmbu.
21 Sepse ndë mos kurceu Perndia degat’ e fisme, mos nukë kurcejë edhe tij.
22 Vështro adha butëtë edhe egrët’ e Perndisë. T’egrëtë mb’ata ranë, e butëtë mbë tij, ndë qëndrofç ndë mirë. E ndë mos, do priteç edhe tij.
23 Edhe ata ndë mos mbeçinë ndë pabesllëk, do mboliasenë përsëri, sepse Perndia është e fortë t’i mboliasjë ata edhe një herë.
24 Sepse nd’është ti u këpute nga Ulliri i egrë i fismi, e u mboliase ndë parafism Ulli butë, sa tepërë këta fismitë do mboliasenë ndë ulli ture?
25 Sepse nukë dua unë, vëllazër, mos e diji juvet këtë fshehurë (të mos jini urtë me vetëhe) verbuaritë mbë Israilë u mbënjanë, ngjera sa hijë mbushurit’ e filivet.
26 E kështu do sosetë gjithë Israili, sikundr’ është shkruarë: Do vijë nga Sioni ai shpëton, e do zbojë pabesllëknë nga Iakovi.
27 E këjo dhjatë nga meje është mb’ata, kur t’u ngrë ature fajetë.
28 Këta dha nga an’ e Ungjillit janë armiq për juvet. E nga an’ e zgjedhurësë, janë dashurë për sebep baballarëvet.
29 Sepse dhurëtit’ e Perndisë e thirrëtë, nukë kanë ndërruarë.
30 Sepse sikundrë nukë besuatë edhe juvet njëherë mbë Perndinë, e ndashti u eleisi Perndia për pabesllëkn’ e këture.
31 Kështu edhe këta ndashti nukë besuanë mbë lejmoni u mbë juvet, gjejënë edhe ata lejmoni.
32 Se Perndia i shtrëngoi gjithë ndë pabesllëk, bëjë lejmoni për gjithë.
33 O thellë pasurësë e sofisë e dijturësë Perndisë! Sa paksetaksura janë gjuqet’ e asaj, e pakupëtuara udhët’ e saj!
34 Sepse kush njohu mëndien’ e Zotit? E kush i dha atij nasihat?
35 A cili qe i parë t’i ip atij, e do t’i kthenetë atij mbë prapë?
36 Sepse nga ai, edhe për atë, edhe mb’atë janë gjithë punëtë. Nde ai lëvdimi ndë jetë jetësë. Ashtu qoftë!