Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 6

:
Albanian - ALTMK27
1 E dolli ateje, e vate ndë patridhë tij, e vanë pas tij edhe mathitit’ e tij.
2 E si erdhi e shëtuna nisi dhidhaks ndë sinaguaj. E shumë kur e digjuanë çuditejnë, e thoshnë: Nga i erdhë këtij këto? E ç’është këjo sofi ju dha këtij? E çfarë thavmaturgjira bënenë nga duart’ e këtij?
3 Nuk është kij ai bën arkazë, i biri Mariësë, e vëllai i Iakovoit, e Iosiut, e i Iudhësë, e i Simonit? E nukë janë motrat e tij këtu bashkë me nevet? E skandhalisejnë mbë të.
4 E Iisui u thosh ature, se: Nuk’ është profit i panderçurë, përveçme ndë qoftë ndë vënd tij, e ndë njerëz tij, e ndë shtëpi tij.
5 E nukë mund atje bënte ndonjë thavmë, përveçme ndë pakëzë sëmurë vuri duartë e i shëroi.
6 E çuditej për pabesllëkn’ e ture; e gjezdiste rrotullë fshatëravet tuke dhidhaksurë.
7 E thirri dimbëdhjetë, e nisi t’i dërgon ata di e di; e u ipte ature udhër mbi Shpirtëra pëgëra.
8 E i porsiti ata mos marrënë gjë mb’udhë, përveçme stapit vetëmë, as trajstë, as bukë, as bakër mbë brez ture.
9 Po mbathejnë shollë, e mos kenë di palë rroba për veshurë.
10 E u tha ature: Mbë çdo shtëpi hini, atje qëndroni ngjera sa dili ateje.
11 E ata mos u dheksjënë juvet, edhe mos u digjojënë juvet, kur dili ateje, shkundni edhe pluhurin’ e këmbëvet suaj, për ma(r)tiri ture. Se patjatër u thom juvet, leh mundim do kenë sodhomitë edhe gomorritë ndë ditë gjuqit, se ai qutet.
12 E si duallë jashtë, vanë qiriksnë, meteisinë.
13 E shumë paudhë nxuarë, e lieijnë me vaj shumë sëmurë, e i shëroijnë.
14 E digjoi mbreti Irodhi (sepse u digjua ëmër’ i tij) e thoshte, se: Ioanni pagëzon u ngre nga vdekuritë, pra andaj bënenë këto çudi prej si.
15 E tjerë pa thoshnë, se ësht’ Iliaja; e tjerë pameta, se është profit, a si një nga profitëritë.
16 E kur digjoi Irodhi, tha se: Ioanni i preva unë krietë, ai është, ai u ngjall nga vdekuritë.
17 Sepse ai Irodhi kishte dërguarë e zuri Ioannë, e e lidhi atë ndë hapsanë, për sebep Irodhiadhësë gruasë Filiput vëllait tij, e muar atë grua.
18 Sepse Ioanni i thoshte Irodhit: Nukë t’është ndëjierë keç ti gruan’ e vëllait sit.
19 E Irodhiadha kish inat mbë të, e duan ta vrit atë, po nukë mundë.
20 Sepse Irodhi i trëmbej Ioannit, se e dij atë qe njeri i drejtë, edhe shënjt, e e mburon atë, e si e mban vesh, bënte shumë punëra me anë tij, e e digjon atë me shumë t’ëmblë.
21 E si erdhi një ditë e mbarë, ahiere bën Irodhi gosti për ditë lerit tij, e thirri arhondët’ e tij edhe hiliarhëtë, edhe parët’ e Galileësë.
22 E si hiri brënda edhe vashëza e asaj Irodhiadhësë e luajti valle e i pëlqeu Irodhit edhe ature qenë me atë bashkë ndë sufra, i tha mbreti vashëzësë: Kërko çdo duaç e do ta ap tij.
23 E i bëri asaj be, që: Çdo kërkoç, do ta ap tij, edhe ndë qoftë gjusmën e mbretërisë sime.
24 Edhe ajo si dolli, ja tha mëmësë saj: Ç’të kërkoj? Edhe ajo i tha: Kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
25 E atë çast u kthie e hiri nde mbreti me shpejta, e i kërkoi, e i tha: Dua m’apç mua ndashti mbë një kupë kriet’ e Ioannit Vaptistiut.
26 E mbreti ndonëse u helmua shumë, po për be bëri, edhe për turp t’ature rrijnë me bashkë, nukë deshi prish zëmërënë.
27 E atë çast dërgoi mbreti xhelat, e porsiti biretë kriet’ e tij.
28 E ai si vate, e preu atë brënda ndë hapsanë, e e pruri kriet’ atij ndë mashtrëk, e ja dha atë çupësë, e çupa ja dha mëmësë saj.
29 E si e digjuanë mathitit’ e tij, erdhë, e ngrijtinë kurmn’ e tij, e e kallë ndë varr.
30 E u mbëjuadhë apostojtë ndë Iisui, e i rrëfien’ atij gjitha, edhe sa bënë, edhe sa dhidhaksnë.
31 E u tha ature: Ecëni juvet veçë ndë vënd shquarë, e prëhuni pakëzë. Se qen’ ata vijnë, edhe ata ikëjnë kaqë shumë, as bukë haijnë nukë kishnë kohë.
32 E vanë veçë me varkë mbë vënd shquarë.
33 E turmat’ i pan’ ata kur vijnë, e e njohnë atë shumë, e u lëshuanë e van’ atje mbë këmbë nga gjithë fshatëratë, e arrijtin’ atje përpara se ata, e u përmbëjuadhë ndë ai.
34 E si dolli Iisui jashtë nga varka, pa shumë turmë. E i erdhi keq për ata, se qenë posi dhëntë pa dëlmier, e nisi t’i dhidhaks ata shumë.
35 E si shkoi koha, ju qasnë mathitit’ e tij, e i thanë, se: Vëndi ësht’ erimí, edhe koha është shkuarë.
36 Lëshoi ata venë rrotull fshatëravet e qutetevet, blejënë bukëra për vetëhe ture, sepse s’kanë se ç’të hanë.
37 Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Epuni juvet ature hanë. Edhe ata i thon’ atij: vemi blejëmë diqind dhinarë bukëra, e t’u apëmë ature hanë?
38 Edhe ai u thot’ ature: Sa bukëra keni? Hajdeni e shihni. E si vanë e panë, i thanë: Pesë, edhe di pishq.
39 E i porsiti ata t’i vënë rrinë gjithë sufrà-sufrà mbi bar njomë.
40 E ndëjnë poshtë çetë-çetë; ca nga njëqind, e ca nga pesëdhjetë.
41 E si mori pesë bukëtë, edhe di pishqitë, e si vështroi lart ndër Qiell, i bekoi, e i theu bukëtë, e ua dha mathitivet tij, t’i vijnë përpara ature, edhe di pishqitë i ndau ndë gjithë.
42 E hangrë gjithë, e u frinë.
43 E ngrijtinë nga copatë dimbëdhjetë shporta plot, edhe nga pishqitë.
44 E ata hangrë bukët’ ishnë ngjera pesë mijë burra.
45 E atë çast anangasi mathitit’ e tij hijënë ndë varkë, e shkojënë përpara përtej ndë Vithsaidha, ngjera sa lëshojë ai turmënë.
46 E ai si i lëshoi ata, vate mbë mal falej.
47 E si u err, varka qe mbë mes detit, e ai qe vetëmë ndë dhe.
48 E i pa ata mundonejnë tuke hequrë kupitë (sepse era qe kondrë nd’ata). E mbë katërtënë natësë, vate mb’ata tuke ecurë mbi det, e duaj t’u shkon parë.
49 Edhe ata si e pan’ atë ecën mbi det, u duk nd’ata se është fantasí, e nisnë thërrisnë.
50 (Sepse e pan’ atë gjithë e u drodhë). E atë çast u foli ature, e u thotë: Kini tharos, se unë jam, mos u trëmbni.
51 E hipi mbë ta sipër mbi varkë, e pushoi era, e kaqë tepër tromaksnë me vetëhe ture, e u çuditnë.
52 Se nuk’ e kishnë kupëtuarë mirë atë u ndë bukëra, se u qe verbuarë zëmër’ e ture.
53 E si u hodhë përtej gjolit, erdhë mbë vënd Gjenisaretit; e atje araksnë ndë liman.
54 E poqë duallë ata nga varka, atë çast e njohnë atë.
55 E si gjezdisnë ndëpër gjith’ ato vënde qenë rrotull, nisnë bijnë mbi shtrate gjith’ ata qenë sëmurë keq, tekdo digjoijnë se atje është.
56 Edhe tekdo vij ndë fshatëra, a ndë qutete, a ndë çifliqe, vijnë udhëvet sëmurëtë, e i lutejn’ atij, t’i zijnë vetëmë pëqin’ e rrobavet tij, e sa e zijnë, shëronejnë nga sëmunda.